Raporti i rritjes së ekonomisë shqiptare për 2024 dhe skenarët për 2025
Në kuadër të analizës së ecurisë ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2024 dhe shikimit të mundësive për vitin 2025, raporti ynë ofron një pasqyrë të thelluar mbi pikat kyçe që ndikuan në rritjen e PBB-së, si dhe sfidat dhe mundësitë që mund të paraqiten për të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare.
Nga raporti, pas analizës së treguesve tremujorë të rritjes ekonomike të publikuara nga INSTAT vërehet se:
– ekonomia shqiptare ka treguar një rritje të qëndrueshme në vitin 2024 e llogaritur në 3.96%. Por është e qartë se kjo rritje është e pasigurt dhe mbetet e varur nga faktorë të jashtëm dhe politika të shpenzimeve publike. Pavarësisht nga disa sektorë të shërbimeve që kanë dhënë një performancë të mirë, shqetësimet e sektorëve industrialë, bujqësorë dhe energjetikë janë të dukshme dhe kërkojnë një angazhim më të madh për të diversifikuar dhe modernizuar ekonominë.
Për vitet në vazhdim, Shqipëria duhet të fokusohet në ndërtimin e një ekonomie më të qëndrueshme, e cila të mos jetë e varur vetëm nga ndihma shtetërore, por të zhvillojë sektore të tjerë të qëndrueshëm dhe me potencial afatgjatë. Investimet në inovacion, dixhitalizim dhe infrastrukturë do të jenë të domosdoshme për të arritur një rritje të qëndrueshme dhe një ekonomi më të balancuar.
Në këtë raport, identifikohen disa skenarë të mundshëm për vitin 2025, duke përfshirë:
- Skenarin e rritjes së qëndrueshme, i cili mund të realizohet përmes investimeve në infrastrukturë dhe digjitalizim, si dhe përpjekjeve për të diversifikuar sektorët e prodhimit dhe eksportet.
- Skenarin e rënies së rritjes, që mund të ndodhë nëse sektorët prodhues nuk arrijnë të rrisin produktivitetin dhe të diversifikojnë burimet e rritjes.
- Skenarin e krizës fiskale dhe deficitit tregtar, që mund të sjellë një krizë të mundshme fiskale dhe borxhi të jashtëm, për shkak të varësisë së lartë nga importet dhe rritjes së deficitit tregtar.
Raporti thekson nevojën e ndërmarrjes së hapave të rëndësishëm për të siguruar një ecuri pozitive për vitin 2025, përfshirë investime të konsiderueshme në teknologji dhe inovacion, mbështetje për eksportet, dhe përmirësimin e investimeve në infrastrukturë. Këto masa do të ndihmojnë Shqipërinë të arrijë një rritje më të qëndrueshme dhe të mbajë stabilitetin ekonomik në vitin që vjen dhe në vitet në vijim.
Mediat dhe lexuesit janë të ftuar të ndjekin me vëmendje zhvillimet e mëtejshme dhe të kontribuojnë në diskutimin e mundësive dhe sfidave që paraqiten për të ardhmen e ekonomisë shqiptare.
Për më shumë informacion dhe akses në raportin e plotë, ju mund të drejtoheni te rubrika e publikimeve.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.