Procedura fiskale per të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit te blerjes së kuotave ose aksioneve

Procedura fiskale per të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit te blerjes së kuotave ose aksioneve

Per te përmbushur procedurën e shitjes se aksioneve nga njeri ortak (zotërues i tyre) te një person tjetër nevojitet qe te realizohet shitja nëpërmjet aktit noterial te një zyre noteri.

Per te realizuar këtë regjistrim noterial nevojitet qe përveç vendimit te ortakut per shitjen e kuotave te bashkëlidhë edhe pasqyrat financiare.

Ne pjesën e pasivit te pasqyrave financiare, pjesa e kapitalit është shuma gjithsej qe tregon se sa vlen aktualisht shoqëria ne treg. Ne momentin e shitjes kjo vlere totale e kapitali pjestohet me përqindjen përkatëse te vlerës se kuotave, qe zotëron shitësi i kuotave.

Të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes se kuotave ( ne daten e shitjes sipas aktit) dhe çmimit te blerjes së kuotave (ne momentin e krijimit te shoqërisë) jane objekt i tatimit prej 10% mbi shumen bruto, qe mbahen ne burim nga administratori i shoqërisë (financieri relaton llogaritjet).

Kete detyrim i takon ta paguaje përfituesi i te ardhurave (shitesi).

Pasi paguhet edhe tatimi mbi te ardhurën personale bëhen veprimet e regjistrimit te shoqëruara nga urdhri i pagesës ne llogari te zyres se tatimeve, qe shoqëria dhe shitësi jane te regjistruar.

Urdhri i pagesës behet ne adrese te zerit te tatimit mbi et ardhurat personale ne emrin e personit shitës si dhe me numrin e kartes se identitetit.

Kujdes! Ne fillim te vitit pasardhes, shitësi i aksioneve është objekt i Deklarimit te te ardhurave individuale, pasi me vlerën e shitjes kalon pragun e te ardhurave mbi 2 milion leke ne vit)

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: