Përshtatshmëria fiskale, koha dhe integrimi

Përshtatshmëria fiskale, koha dhe integrimi

Erozioni i bazës tatimore mund te ketë formën e shmangies ligjore apo te evazionit te fshehur. Shembuj te shmangies jane te shumte dhe fillojnë me individët, qe përfitojnë te ardhura ne forma qe nuk tatohen nga tatimi mbi te ardhurat, vazhdojnë tek ata individë qe deklarojnë te ardhurat e tyre nen nivelin e tatueshëm, apo aktivitete te ndërthurura ose integruara ne strukturat organizative te kompanive te mëdha, me qellim qe te përfitojnë nga qarkullimi i transaksioneve mes njëra tjetrës duke shfrytëzuar mangesite ne administrimin fiskal ne kohe te tyre nga agjensia tatimore.

Shembull tjeter, se si mund te shmangen apo te fshihen tatimet është edhe duke zhvendosur vendodhjen e biznesit nga një zone gjeografike ne nje tjetër. Motivet e shmangieve jane te qarta, por ajo qe eshte e paqarte mbetet llogaritja e kostos ekonomike qe i kushton ekonomisë se vendit. Shmangia ligjore mund te shkaktoje pasoja ne mënyrën e organizimit te punës duke orientuar zgjedhje ineficiente organizative.

Per te shmangur shtrembërimet qe mund te kenë lindur ndërmjet aktiviteteve ekonomike ne raport me njëra tjetrën, duke u nisur nga ritme zhvillimi te ndryshme te tyre dhe nga ndryshime te mëdha te kapitalit te krijuar nga njeri sektor ekonomik ne tjetrin, do te mund te funksiononte taksimi progresivisht i diferencuar i njërit sektor ekonomik nga tjetri.

Per evazionin ky do te ishte nje prodhim qeveritar AntiEvazion. Evazioni tenton te zbutet nga ky reduktim apo dhe diferencim i harmonizuar taksave ne tërësi, qe duhet te paguaje secili nga ne. Ky evazion nuk do te doje te rrije gjithnje i varur nga mundësia e te qenurit i ndjekur dhe i denuar. Gjithashtu, ndergjegjesimi i individeve per rritjen e mundësive qe te mos përfitojnë prej shërbimeve publike (përfitime nga sigurimet shoqerore e shendetesore, pensione etj) ne rast evazioni te vazhdueshem eshte nje moment qe duhet kapur nga qeveria, si faktor per ta integruar ne elementet reformues te agjensive te saj te te ardhurave fiskale.

Natyrisht, qe egzistenca e zonave te varfera dhe me mungese te shërbimeve publike, si infrastrukturore ashtu dhe sociale mbetet nje vatër e mbartjes se elementeve evazioniste.

Padyshim, qe erozioni i nje baze tatimore implikon rritje kostoje qeveritare ne përgjithësi, ose ne drejtim te rritjes se te ardhurave, ose ne drejtim te kufizimit te furnizimit me shërbime publike ne zonat e ndryshme te vendit. Nuk mund te themi se jemi afer këtij objektivi, per sa kohe mund te jemi akoma larg te qenit te krahasueshëm me treguesit e mbledhjes se te ardhurave ne raport me prodhimin e brendshëm shqiptar te fundit te viteve ’80. Ndersa ne ato vite mblidheshin te ardhura per çdo vit fiskal ne masën e afërsisht 46% ne raport me PBB-ne, sot jemi akoma sa gjysma e ketij raporti. Pikërisht, kjo mund te quhet një kosto qe vjen nga erozioni tatimor.

Një erozion i bazes se tatueshme qe ka përhapje te konsiderueshme dhe qe tërheq vëmendjen është levizshmeria e bazes se tatueshme. Ndryshimet ne teknologji, qe kane hyre me ritme te medha dhe ne Shqiperi, sidomos ato qe kane lidhje me teknologjine e telekomunikacionit dhe te përpunimit te lendeve te para, duke u ndjekur nga liberalizimet e kostove fiskale per transaksionet financiare qe kane lidhje me to kane shtuar mundesine e tendencave per shmangie nga tatimet.

Taksimi ne vendin tone ka qene nje faktor, qe deri me sot ka ndikuar ne rritjen e investimeve, pavaresisht se jo gjithë ekspertet mund te mendojnë njësoj ne këtë drejtim.

Por, investimet duhet te jene pjese e nje zhvillimi te vazhdueshëm dhe transparent per publikun shqiptar, ne menyre qe besimi konsumator i shoqërisë shqiptare te kete me shume informacion per ta analizuar dhe ne kete mënyrë te jete pjese e rritjes se konsumit te mallrave dhe shërbimeve.

Lëvizja dhe ndryshimi i vendndodhjes gjeografike te hartës se bizneseve shqiptare është nje dukuri qe duhet konsideruar ne përpjekjet e administrates per zgjerimin e bazes se tatueshme. Ky zgjerim, ne te cilin pushteti tatimor ende nuk ka përfituar per rritjen e te ardhurave tatimore, ka ndikuar ne tkurrje te krijimit te kushteve te barabarta te te berit biznes.

Faktorët me te rëndësishëm qe sqarojnë përqendrimin e tatimpaguesve me te ardhura te larta ne zona te vecanta gjeografike jane infrastruktura e sistemuar, konsumatori, fuqi punëtore me e kualifikuar dhe nje shërbim publik cilesor i orientuar ne ndihme te ekonomisë lokale dhe si rrjedhoje dhe kombëtare. Megjithëse, taksat dhe tatimet jane mjeti qe ndikon ne këtë përqendrim nuk mund te themi se është faktori me i rëndësishëm.
Ne këtë periudhe te rritjes ekonomike ne nje ambient tranzicioni, rekomandimet e bera nga organizatat e huaja ka dhënë ndihmesën e vete duke ndihmuar qeverinë qe te arrije zbatim te tyre ne një mënyrë te koordinuar me programin afatmesëm dhe duke ngritur mbi këtë bazament, sistemin e monitorimit te aplikimeve te këtyre rekomandimeve.

Sfida per politikë bërësit do te jete tu përgjigjen zhvillimeve te tregjeve vendase per te siguruar qe shpenzimet e nevojshme qeveritare mund te jene te garantuara dhe natyrisht duke minimizuar deformimet e trashëguara te administrimit fiskal. Duke e pare ne këndvështrimin e tendences globaliste dhe kërcënimit qe vjen nga kjo, nje përgjigje e forte ndaj këtij zhvillimi te kohës do te jete perfshirja e institucioneve ne nje bashkepunim me te madh dhe duke shfrytëzuar informacionin e organizuar dhe ne funksion te qellimit, qe ka munguar ne gjithe keto vite.

Te vetmit qe kane fituar nga koha tranzicionale kane qene individët qe sot ndihen te fuqishëm dhe te pasur, ata qe kane humbur jane shumica qe shpreson se do te behet me mire. Por ata ende vijojne te mos i marrin sherbimet publike me standartet qe kërkon koha dhe integrimi.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: