Trajtimi fiskal për platforma televizive dixhitale shpërndan dhe bën efektive sinjalin nga kodet në internet
Situata per sqarim
1-Shitesi/Furnizuesi kryesor ka seli ne Suedi
2- Agjenti i kryesorit është me seli ne Shqipëri (aktivitet kryesor ka transfertat elektronike dhe Paypal i licensuar nga BSH dhe vepron me koeficent pjesor kreditimi)
3- Konsumatore do jene vende te BE-s (jo ne Shqipëri se nuk përshtatet platforma)
Pyetja
Duke qene se do ketë kontrate midis Suedisë dhe Shqipërisë ku do përcaktohet se Shqipëria vepron si agjent kryesor i te parit a mund te deklarohet vetëm fatura ne shitje per komisionin e përfituar pa përfshirë faturimin ne blerje dhe shitje per vlerën e plote, pavarësisht transaksionit qe lëvizja e cash-it do kryhet per vlerën e plote?
Opinion 1
Shoqëria këtu te jete ne rolin e agjentit te kryesorit dhe do ti faturoj komision per shërbimin e kryer Suedise 5% me TVSH.
Nderkohe problemi qendron ne skemen e faturimit.
Suedia i ben fature Shqiperise me cmim te plote 100 euro/ cdo kod abonimi
Shqiperia duhet te beje fature per jashte Zvicer/France me cmim te plote.
a- midis Suedi-Shqiperi duhet fature dhe behet me reverse charge
b- midis Shqiperi-France do behet fature per vleren e plote te mallit, Si shitje e perjashtuar, po te zbatohet kjo skeme faturimi subjekti Shqiptar humbet pasi ka koeficent kreditimi tvsh 30% dhe nuk mbulon as komisionin qe do fitonte
Opinion 2
Interpretimi i transaksionit percakton percakton nese do te jete objekt tatimi personi i tatueshem ne Shqiperi (pika 1 e nenit 11 të ligjit të TVSH-së).
Per te luajtur kete rol, ashtu si sqarohet me lart nevojitet kontrata midis paleve.
Gjithashtu duhet te vendoset ne faturim per konsumatoret emri i kryesorit.
Duke u konsideruar si agjent i kryesorit, ku sherbimi i kryer prej tij është vetem transferta elektronike jashte Shqiperise, mendoj se kemi dy momente faturimi:
- Autofaturim per blerjen e shërbimit nga jashtë vendit;
- Eksport shërbimi elektronik per blerës jashtë vendit (i përjashtuar sipas Nenit 25.9 te Ligjit te TVSH-se);
- Eksport shërbimi komisionerie per kryesorin (i përjashtuar sipas Nenit 25.9 te Ligjit te TVSH-se);
Mbi keto momente furnizimi behet edhe faturimi.
Shembulli
Autofaturimi per blerje është 100 euro me TVSH. Ne konkluzion regjistrimi i blerjes dhe shitjes e bejne TVSH zero.
Fature shitje si eksport sherbimi me 100 euro (TVSH nuk ka)
Fature shitjes si eksport shërbimi komisionerie 5 euro (TVSH nuk ka)
Kreditimi i pjesshëm= 100+5/100+5 = 1 (TVSH nuk ka efekt per keto tipe transaksionesh).
Nese kjo skeme transaksionesh perzihet bashke me transaklsionet e tjera te shoqerise shqiptare, atehere duhet te behet llogaritja e formules se kreditimit te pjesshem, e cila vijon te jete e paprekur nga keto transaksione me Suedine dhe France/Zvicer.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.