Paga minimale si levë ekonomike
Paga minimale për një kontribut prej 174 orësh pune në muaj* kushtoi 0.9 euro/orë. Ndërsa vlera e një ore pune në muaj për të gjithë punëmarrësit me pagë në kufirin e taksueshëm të pagës është 1.2 euro/orë. Edhe pse një pjesë e tyre (rreth 35%) bëjnë edhe punë të dyta e me raste edhe të treta, të ardhurat shtesë mbulojnë në shumë raste pamundësi të anëtarëve të tjerë të familjes për të punuar.
Kur llogarisim efektin në nivel mikro nga aplikimi i tatimit progresiv mbi pagën për 30% (120 mijë) të të gjithë punëmarrësve, efekti në xhepat e tyre është deri në 22 euro/muaj (referim pagat e nivelit 230-250 euro/muaj). Nga kjo shtesë 12 cent për orë, rritja është 11%. Punëmarrësit e kanë në duar, që nga fillimi i vitit 2014. Edhe kategoritë e tjera përfitojnë në nivele më të vogla një pagë më të rritur nga fillimi i vitit dhe të gjithë punëmarrësit përfitues nga skema progresive (420 mijë), së bashku u shtohet në xhepat e tyre mbi 10 milionë euro për këtë vit.
Efektet
Në llogaritjen makro, rritja deri në 11% për pagat e ulëta dhe deri në 4% në pagat e nivelit të mesëm e lartë (kufiri 6.100 euro deri 8.600 euro/vit), konstatohet se ka filluar të ndikojë në përmirësimin e standardeve bazike të jetesës. NË masën më të madhe, tendenca po shkon për rritjen e konsumit mujor nëse shqyrtojmë statistikat (2014 dhe 2015) të indekseve të konsumit, importeve dhe fuqisë blerëse krahasuar me periudha të dy viteve më parë. Megjithatë, ky progres pjesor duhet të monitorohet në vijimësi dhe duhet analizuar i lidhur ngushtë me rritjen ekonomike.
Politika pozitive ka nxitur konsumin dhe kërkesën e brendshme në treg, duke aktivizuar kanalet e rishpërndarjes të të ardhurave te qytetarët nëpërmjet
(a) instrumentit të tatimit te baza e gjerë konsumatore (qytetari), por duke e përforcuar politikën e rishpërndarjes edhe me
(b) rritje të fluksit të parasë te bizneset dhe individët në nivelet e 145 milionë eurove.
“Etja” e ekonomisë po shuhet nga muaji në muaj. Arsyeja qëndron se po punohet për të luftuar “thatësirën” e borxheve të bizneseve te bankat dhe me njëri-tjetrin, dekoncentrimin e likuiditeteve dhe kapitaleve në pak duar oligarkike të dyshimta dhe zgjerimin e bazës së tregut të punës. Përveç këtyre masave, qeveria ka thirrur në skenë politikën e administrimit të fortë fiskal, ku nga njëra anë synon të zgjerojë bazën e TVSH në nivele të pandodhura më parë në historikun e saj (rimbursimi do fonde të vazhdueshme). Nga ana tjetër synon të kufizojë përmasat e evazionit fiskal, për të konsoliduar themelet e politikës së re fiskale të taksimit të ndershëm.
Truku
Por, çne rritja e pagës minimale me rritjen ekonomike? Ku qëndron truku?
Punonjësit e kategorive të pagave të ulëta janë edhe konsumatorët që shpenzojnë deri në qindarkën e fundit të së ardhurës mujore duke rritur në këtë mënyrë konsumin e vendit, duke marrë në konsideratë bazën e gjerë që përfaqësojnë. NË një llogaritje të konsumit mujor që vjen prej tyre, qarkullimi arrin deri në nivelin 140 milionë euro (mbi 10% të fuqisë blerëse në vend). Në këtë logjikë, nëse paga minimale rritet, edhe qarkullimi i aktiviteteve ekonomike dhe rrjedhimisht importet dhe eksportet do të rriten më tepër, duke shërbyer në të ardhmen afatshkurtër si premisë për vende të reja pune.
Nga ana tjetër, kërkimet kanë treguar se pretendimi se rritja e pagës minimale mund të dëmtojë politikën e rritjes së punësimit, për arsye se bizneset e vogla nuk mund ta përballojnë dot koston e rritur nuk ka baza. Përvoja nga vendet me papunësi të lartë, e analizuar nga studiues të ekonomisë është prova që ka treguar se nuk ka efekte negative në rritjen e punësimit. Rritja e pagës minimale ka efekt pozitiv te bizneset, pasi rrit kërkesën për mallra dhe shërbime, nxit dhe inkurajon punonjësit të punojnë më shumë, por edhe tenton uljen e kostos, pasi krijon stabilitet të punonjësve në punë, duke investuar te rritja e kapacitetit të tyre. NË kushtet e vendit tonë, kur numri më i madh i punëmarrësve është në industrinë e shërbimeve dhe prodhimit, natyrisht që duhet analizuar modeli me synimin për të nxitur debatin për një politikë në favor të rritjes ekonomike shumëdimensionale. Zhvillimi i ekonomisë nuk nxitet dot vetëm nëpërmjet masave të lehtësimit fiskal dhe heqjes së disa barrierave, si ato që ka miratuar muajt e fundit qeveria.
Për 10 vitet e fundit, paga minimale është rritur me 110% dhe në 5 vitet e fundit është rritur me 29%. Nga studimi i periudhave në vite kur ka pasur rritje të pagës minimale (dekada e fundit) faktet tregojnë se ka qenë bazament i sigurt në qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. Në rastin e një ekonomie të dobët është rritja e pagës minimale ajo që i bën mirë ekonomisë.
Por, a mund të kemi më shumë argumente dhe përgjigje se kaq në lidhje me nevojën e rritjes së pagës minimale?
Mendoj se po.
Nxitja më e madhe për rritjen e pagës minimale synon të zbusë pabarazinë sociale të rritur në këto 5 vitet e fundit. Një pagë minimale e rritur do të tregojë rolin e saj si një standard i punës dhe në mbrojtje të punonjësve duke u dhënë atyre siguri, pasi një pagë minimale e rritur ndikon në uljen e nivelit të varfërisë në periudhë afatshkurtër.
Por, reagimi negativ ndaj propozimit për rritjen e pagës minimale përsërit arsyetimin se rritja do të sjellë probleme financiare shtesë për sipërmarrësit, si dhe mund të ndikojë shkurtime të vendeve të punës. Përvoja tregon se është vetëm një frikë e brendshme dhe jo realiteti ekonomik që ka kaluar SHBA-ja, BE-ja, Japonia e Australia. Edhe në Shqipëri, rritja e pagës minimale vit pas viti nuk ka ndikuar në rritjen e numrit të të papunëve, pavarësisht se papunësia në vitet e fundit u rrit nga rënia drastike e ekonomisë deri në prag krize.
Përvoja e shprehur në studime të bëra për këtë objekt diskutimi na tregon se sipërmarrësit nuk reagojnë automatikisht kur kemi rritje të pagës minimale, duke shkurtuar vende pune apo duke mbyllur procesin e rekrutimeve të reja. NË një moment të rritjes së pagës minimale (rritje të kostos), sipërmarrësit detyrohen të organizohen dhe strukturohen në përgjigje të tregut dhe konkurrencës, duke bërë rregullimet e nevojshme brenda aktivitetit për të vazhduar përpara. Natyrisht, që aktivitetet e shërbimit janë pak më shumë të ndikuara nga rritja e pagës minimale, por nëse tregu është tërësisht i formalizuar, sfida mbetet e njëjtë për të gjithë.
Debati
Paga minimale për një kontribut prej 174 orësh pune në muaj në vitin 2015 kushtoi 0.9 euro/orë. Ndërsa vlera e një ore pune në muaj për të gjithë punëmarrësit me pagë në kufirin e taksueshëm të pagës është 1.2 euro/orë. Edhe pse një pjesë e tyre (rreth 35%) bëjnë edhe punë të dyta e me raste edhe të treta, të ardhurat shtesë mbulojnë në shumë raste pamundësi të anëtarëve të tjerë të familjes për të punuar.
Kur llogarisim efektin në nivel mikro nga aplikimi i tatimit progresiv mbi pagën për 30% (120 mijë) të të gjithë punëmarrësve, efekti në xhepat e tyre është deri në 22 euro/muaj (referim pagat e nivelit 230-250 euro/muaj). Nga kjo shtesë 12 cent për orë, rritja është 11%. Punëmarrësit e kanë në duar, që nga fillimi i vitit 2014. Edhe kategoritë e tjera përfitojnë në nivele më të vogla një pagë më të rritur nga fillimi i vitit dhe të gjithë punëmarrësit përfitues nga skema progresive (420 mijë), së bashku u shtohet në xhepat e tyre mbi 10 milionë euro për këtë vit.
Efektet
NË llogaritjen makro, rritja deri në 11% për pagat e ulëta dhe deri në 4% në pagat e nivelit të mesëm e lartë (kufiri 6.100 euro deri 8.600 euro/vit), konstatohet se ka filluar të ndikojë në përmirësimin e standardeve bazike të jetesës. NË masën më të madhe, tendenca po shkon për rritjen e konsumit mujor nëse shqyrtojmë statistikat e 2014 dhe 2015 të indekseve të konsumit, importeve dhe fuqisë blerëse krahasuar me periudha të dy viteve më parë. Megjithatë, ky progres pjesor duhet të monitorohet në vijimësi dhe duhet analizuar i lidhur ngushtë me rritjen ekonomike.
Politika pozitive ka nxitur konsumin dhe kërkesën e brendshme në treg, duke aktivizuar kanalet e rishpërndarjes të të ardhurave te qytetarët nëpërmjet
(a) instrumentit të tatimit te baza e gjerë konsumatore (qytetari), por duke e përforcuar politikën e rishpërndarjes edhe me
(b) rritje të fluksit të parasë te bizneset dhe individët në nivelet e 145 milionë eurove.
“Etja” e ekonomisë po shuhet nga muaji në muaj. Arsyeja qëndron se po punohet për të luftuar “thatësirën” e borxheve të bizneseve te bankat dhe me njëri-tjetrin, dekoncentrimin e likuiditeteve dhe kapitaleve në pak duar oligarkike të dyshimta dhe zgjerimin e bazës së tregut të punës. Përveç këtyre masave, qeveria ka thirrur në skenë politikën e administrimit të fortë fiskal, ku nga njëra anë synon të zgjerojë bazën e TVSH në nivele të pandodhura më parë në historikun e saj (rimbursimi do fonde të vazhdueshme). Nga ana tjetër synon të kufizojë përmasat e evazionit fiskal, për të konsoliduar themelet e politikës së re fiskale të taksimit të ndershëm.
Truku
Por, çne rritja e pagës minimale me rritjen ekonomike? Ku qëndron truku?
Punonjësit e kategorive të pagave të ulëta janë edhe konsumatorët që shpenzojnë deri në qindarkën e fundit të së ardhurës mujore duke rritur në këtë mënyrë konsumin e vendit, duke marrë në konsideratë bazën e gjerë që përfaqësojnë. NË një llogaritje të konsumit mujor që vjen prej tyre, qarkullimi arrin deri në nivelin 140 milionë euro (mbi 10% të fuqisë blerëse në vend). Në këtë logjikë, nëse paga minimale rritet, edhe qarkullimi i aktiviteteve ekonomike dhe rrjedhimisht importet dhe eksportet do të rriten më tepër, duke shërbyer në të ardhmen afatshkurtër si premisë për vende të reja pune.
Nga ana tjetër, kërkimet kanë treguar se pretendimi se rritja e pagës minimale mund të dëmtojë politikën e rritjes së punësimit, për arsye se bizneset e vogla nuk mund ta përballojnë dot koston e rritur nuk ka baza. Përvoja nga vendet me papunësi të lartë, e analizuar nga studiues të ekonomisë është prova që ka treguar se nuk ka efekte negative në rritjen e punësimit. Rritja e pagës minimale ka efekt pozitiv te bizneset, pasi rrit kërkesën për mallra dhe shërbime, nxit dhe inkurajon punonjësit të punojnë më shumë, por edhe tenton uljen e kostos, pasi krijon stabilitet të punonjësve në punë, duke investuar te rritja e kapacitetit të tyre. NË kushtet e vendit tonë, kur numri më i madh i punëmarrësve është në industrinë e shërbimeve dhe prodhimit, natyrisht që duhet analizuar modeli me synimin për të nxitur debatin për një politikë në favor të rritjes ekonomike shumëdimensionale. Zhvillimi i ekonomisë nuk nxitet dot vetëm nëpërmjet masave të lehtësimit fiskal dhe heqjes së disa barrierave, si ato që ka miratuar muajt e fundit qeveria.
Për 10 vitet e fundit, paga minimale është rritur me 110% dhe në 5 vitet e fundit është rritur me 29%. Nga studimi i periudhave në vite kur ka pasur rritje të pagës minimale (dekada e fundit) faktet tregojnë se ka qenë bazament i sigurt në qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. NË rastin e një ekonomie të dobët është rritja e pagës minimale ajo që i bën mirë ekonomisë.
Por, a mund të kemi më shumë argumente dhe përgjigje se kaq në lidhje me nevojën e rritjes së pagës minimale?
Mendoj se po.
Nxitja më e madhe për rritjen e pagës minimale synon të zbusë pabarazinë sociale të rritur në këto 5 vitet e fundit. Një pagë minimale e rritur do të tregojë rolin e saj si një standard i punës dhe në mbrojtje të punonjësve duke u dhënë atyre siguri, pasi një pagë minimale e rritur ndikon në uljen e nivelit të varfërisë në periudhë afatshkurtër.
Por, reagimi negativ ndaj propozimit për rritjen e pagës minimale përsërit arsyetimin se rritja do të sjellë probleme financiare shtesë për sipërmarrësit, si dhe mund të ndikojë shkurtime të vendeve të punës. Përvoja tregon se është vetëm një frikë e brendshme dhe jo realiteti ekonomik që ka kaluar SHBA-ja, BE-ja, Japonia e Australia. Edhe në Shqipëri, rritja e pagës minimale vit pas viti nuk ka ndikuar në rritjen e numrit të të papunëve, pavarësisht se papunësia në vitet e fundit u rrit nga rënia drastike e ekonomisë deri në prag krize.
Përvoja e shprehur në studime të bëra për këtë objekt diskutimi na tregon se sipërmarrësit nuk reagojnë automatikisht kur kemi rritje të pagës minimale, duke shkurtuar vende pune apo duke mbyllur procesin e rekrutimeve të reja. NË një moment të rritjes së pagës minimale (rritje të kostos), sipërmarrësit detyrohen të organizohen dhe strukturohen në përgjigje të tregut dhe konkurrencës, duke bërë rregullimet e nevojshme brenda aktivitetit për të vazhduar përpara. Natyrisht, që aktivitetet e shërbimit janë pak më shumë të ndikuara nga rritja e pagës minimale, por nëse tregu është tërësisht i formalizuar, sfida mbetet e njëjtë për të gjithë.
Debati
Paga minimale është një debat ende në faza të fshehura brenda diskutimit të modelit të taksimit të pagës. Ende nuk është kthyer në një fushëbetejë për politikën, por megjithatë diskutimi për të e ka një kundërshtar të fortë që janë aktivitetet eksportuese dhe kryesisht ato aktivitete që shfrytëzojnë pikërisht koston e fuqisë punëtore, pra kategorinë që është pak përfituese nga rritja e pagës minimale.
* në vitin 2015
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.