Organizimi i apelimit tatimor në Evropë dhe komente

Organizimi i apelimit tatimor në Evropë dhe komente

Shumë nga shtetet e Evropës e mendojnë në të njëjtën mënyrë, se rishikimi në hapin e parë të ankimit tatimor është absolutisht i nevojshëm, për arsyen se i jep mundësinë administratës fiskale të anulojë vendimet, nisur nga justifikime të gabimeve logjike, ligjore dhe duke synuar shmangien e ankimeve të panevojshme. Mendimi më i përgjithshëm bazohet te apelimi tatimor në nivelin qendror të administratës.

MË poshtë janë disa praktika të mira:

  1. Anglia e ka te orientuar apelin te zyrat rajonale brenda 30 ditëve nga data e njoftimit tatimor. Me tej apelimi ne rast se nuk merret përgjigje pozitive nga zyrat e tatimeve dhe doganave depozitohet ne gjykatën e shkalles se pare.
  2. Austria dhe Lituania kanë një institucion që është i kualifikuar juridikisht dhe ndikon në cilësinë e vendimeve të apelit, përpara se çështja të shkojë në gjyqësor. Kanë sisteme të ngjashëm.
  3. Bullgaria e ka apelimin tatimor të drejtuar nga zv/drejtor i përgjithshëm, i cili mbulon metodologjitë dhe Apelimet, me shtrirje rajonale në 5 rajone kryesore në formatin e drejtorisë për apelimet dhe praktikat e sigurimeve shoqërore. Apelimi tatimor, plotësohet dhe dorëzohet në zyrat tatimore rajonale, që janë niveli i gjykimit administrativ pa kërkuar pagesë të detyrimeve/ gjobave. Nëse tatimpaguesi nuk e pranon vendimin administrativ, apelimi mund të bëhet në gjykatë.
  4. Greqia e ka apelimin tatimor në shërbimin e Rishikimit në Sekretariatin e përgjithshëm për të Ardhurat publike në MF. Kërkesa bëhet në zyrën tatimore që ka bërë vlerësimin brenda 30 ditëve. Pas 7 ditësh zyra tatimore e dërgon te shërbimi si më lart. Ky shërbim detyrohet të nxjerrë vendim brenda 60 ditësh. Nëse nuk ka përgjigje, kërkesa konsiderohet e refuzuar. Me plotësimin e aplikimit të apelimit, zyra e tatimeve lëshon urdhër pagese për 50% të vlerës së tatimit/gjobës. Pas këtij hapi tatimpaguesi mund të bëjë kërkesë për pezullimin e 50%. Shërbimi i Rishikimit mund të pezullojë pagesën vetëm në rastet kur kjo pagesë mund të shkaktojë dëme të pariparueshme te tatimpaguesi. Pas këtij niveli apelimi, brenda 30 ditësh tatimpaguesi mund të apelojë në gjykatën administrative.
  5. Kroacia me rregullimin e fundit ligjor, apelimin e ka orientuar te një Drejtori brenda MF. Fillimisht apelohet në këtë nivel, si niveli i parë i apelimit dhe më pas nëse nuk merret përgjigje pozitive, tatimpaguesi mund të apelojë në gjykatën Administrative duke paguar gjithë detyrimet, gjobat dhe interesat.
  6. Mali i Zi e ka orientuar apelimin te një Drejtori brenda administratës tatimore. Fillimisht apelohet në këtë nivel, dhe më pas nëse nuk merret përgjigje pozitive, tatimpaguesi mund të apelojë në gjykatën Administrative duke paguar gjithë detyrimet, gjobat dhe interesat.
  7. Serbia apelimin e ka orientuar te një Drejtori brenda administratës tatimore. Fillimisht apelohet në këtë nivel, dhe më pas nëse nuk merret përgjigje pozitive, tatimpaguesi mund të apelojë në gjykatën Administrative duke paguar gjithë detyrimet, gjobat dhe interesat.

Ne reflektim dhe me mendimin se disa komente mund te vlejnë për opinionin dhe ideimin e ndryshimit te status quo aktuale te apelimit tatimor mundet qe te marrin nxitje për tu menduar edhe nga pikat e renditura ne lidhje me këtë çështje delikate.

Se pari, duhet kushtuar vëmendje organizimit të procedurave të apelimit tatimor për ti bërë të përshtatshme me ligjet ndërkombëtare, duke synuar mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tatimpaguesit.

Se dyti, nevojitet pavarësi e plotë e apelit, transparencë dhe shtrirje e tij në nivel rajonal për të ndihmuar apelimin në qendër dhe në funksion të përzgjedhjes së apelimeve duke shkurtuar kohën dhe lehtësuar aplikimin (ndihmë falas për gjithë tatimpaguesit që janë kandidatë të mundshëm për apelimin).Apeli duhet ta matë efektivitetin e tij duke u ballafaquar me vendimet e gjykatës (pajtueshmëri me modelin e gjykimit si gjyqësori) duke u fokusuar në rastet e fituara dhe te parashikueshmëria në interpretimin e procedurave tatimore.

Se treti, organizimi i strukturës se Apelit mundet te jete i bazuar te specializimi. Një njësi të angazhohet me trajtimin e rasteve të marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë (sipas Mutual Agreement Procedure, OECD) dhe ato të miratuara në Kuvend. Njësia tjetër të angazhohet me trajtim të rasteve rutinë, me vlera të vogla dhe që kërkojnë më pak ekspertizë. Sistemi apelimit duhet te thjeshtohet për apelimet e vogla, që zënë më shumë se gjysmën e volumit të apelit.

Komentet vlejnë nëse gjejnë një debat dhe konsultim te publikut me analizën e duhur se çfarë nuk shkon dhe si duhet kaluar rrisku qe ka sistemi i apelimit ne vitet e fundit.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: