Një projekt ligj për tatimin e punës, që kërkon shumë analiza dhe raste për tu diskutuar në mënyrë shteruese

Një projekt ligj për tatimin e punës, që kërkon shumë analiza dhe raste për tu diskutuar në mënyrë shteruese

Pjesë nga projekt – Ligji (jo zyrtar)

Të Ardhurat nga Punësimi[1]

  • Të ardhurat nga Punësimi përfshijnë:
    1. Pagat, rrogat, shpërblimet dhe përfitimet që rrjedhin nga marrëdhënie punësimi ose të ngjashme me to, pavarësisht nëse këto marrëdhënie janë aktuale, të ardhshme ose të kaluara, dhe ku tatimpaguesi është i detyruar të ndjekë udhëzimet e paguesit të të ardhurave në mënyrë që të marrë pagesën/shpërblimin;
    2. Shpërblimet e drejtorëve, shpërblimet si antar i bordit të drejtorëve ose i organit ligjor të një shoqërie, si dhe shpërblimet për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues.
    3. Shpërblimet dhe përfitimet e paguara nga shoqëria për partnerin e saj për punën e kryer për këtë shoqëri;
    4. Shpërblimet dhe përfitimet e marra nga anëtarët e parlamentit, zyrtarët dhe nëpunësit civilë për shërbimet e tyre, si dhe për çdo veprimtari të kryer në lidhje me funksionin e tyre;
    5. Pagesat/Shpërblimet për performancën e aktorëve, muzikantëve ose sportistëve.
    6. Të ardhurat e fituara nga një person i vetëpunësuar nëse:
  1. 50 për qind ose më shumë e të ardhurave të fituara, merren direkt ose indirekt nga një klient i vetëm; ose
  2. më shumë se 90 për qind e të ardhurave totale të fituara merren nga më pak se 3 klientë; ose
  • tatimpaguesi është i detyruar të ndjekë udhëzimet e klientit për të përfituar të ardhura.

Shpenzimet e Biznesit në një Shumë të Vetme

  • Nëse xhiro e tatimpaguesit nuk i kalon [10,000,000] Milionë Lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, duke mos pretenduar dokumentimin e çdo shpenzimi.
  1. 60 % të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;
  2. 80 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë
  3. 70 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual
  4. 60 % të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante;
  5. 50 % të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve dhe artizanatit;
  6. 35 % të të ardhurave për veprimtaritë e pavarura.

Norma tatimore

  • Norma tatimore e të ardhurave personale e zbatueshme për bazën tatimore vjetore të të ardhurave nga punësimi dhe të ardhurave nga biznesi  është si vijon:
Baza tatimore vjetoreNorma tatimore
0 – 2,400,00013%
Mbi 2,400,000 dhe nën 24,000,00023%
Mbi 24,000,00028%

2) Norma tatimore e të ardhurave personale e zbatueshme për bazën tatimore vjetore e të ardhurat vjetore nga investimi është 15%, me përjashtim të të ardhurave vjetore nga dividentet dhe ndarjet e fitimit  që është 8%.

3) Norma tatimore e të ardhurave personale për të ardhurat vjetore nga burime të tjera është 15%.

Shembull i një rasti përgjithësues

Nëse një individ ka të ardhura nga punësimi një pagë 80.000 lekë në muaj bruto baza tatimore vjetore e këtyre të ardhurave nga paga mujore janë 960.000 lekë. Por, nëse ky individ ka të hapur edhe një leje aktiviteti si konsulent biznesi, me një të ardhur vjetore prej 1.500.000 lekë, atëherë niveli i tatimit të tij do të jetë 13% për të dy të ardhurat së bashku, por duke zbritur 35% të shpenzimeve të kryera, për të cilat mund të ketë edhe shpenzime që nuk kërkojnë fatura.

Kjo qasje e projekt-ligjit në fakt mbetet në dorë të inspektorit tatimor që të bëjë negociata korrupsioni me individin, se cilin shpenzim ja njeh si të dokumnetuar dhe cilin nuk ja njeh. Nga ana tjetër, e gjithë kjo deformon profesionin e shërbimit dhe e konsideron atë si punësim nisur nga statusi i regjistrimit si i vetëpunësuar.

Projekt Ligji ende i papublikuar zyrtarisht nevojitet që të ketë një periudhë të gjatë konsultimesh.

[1] https://www.monitor.al/zbardhet-drafti-i-financave-si-do-te-tatohen-te-vetepunesuarit-tatim-28-per-pagat-mbi-16-mije-euro-ne-muaj/

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.