Nisim në Qershor forumet e komunikimit për performancën e bashkive sipas auditit social
Nga data 7 Qershor 2022 deri 22 Qershor 2022, Qendra ALTAX në kuadër të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze do të organizojë takime informimi dhe komunikimi me grupe interesi nga publiku, shoqëria civile, punonjës dhe drejtues të Bashkive Berat, Dibër, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë.
Pas monitorimit së performancës së bashkive dhe pyetjes së publikut mbi ndjesinë e tyre për investimet dhe shërbimet në bashkinë e tyre ne vijmë në këto takime me analiza mbi fizibilitetin e deritanishëm të planeve të zhvillimit bazuar te Strategjitë e Sektorëve te ndryshëm. Por edhe do të diskutojmë mbi pyetjet që kanë nevojë për tu sqaruar lidhur me migrimin e popullsisë, mbi edukimin profesional dhe tregun e punës, mbi prioritetet që duhet të përcillen për publikun, ekonominë, financat bazuar te demografia që ka ndryshuar, si dhe për çështjet e ndjeshme për problematika të mbartura të dialogut dhe harmonisë sociale.
Gjithë këto tema ne do të fillojmë ti diskutojmë direkt dhe nëpërmjet media dhe rrjeteve sociale nëpërmjet #ALTAX
Ju ftojmë të reagoni pasi vendimet e mira merren pas analizave dhe diskutimeve bazuar mbi fakte dhe argumente!
Ju mirëpresim!
Datat e takimeve:
Elbasan – 7 Qershor 2022, Ora 11.00
Berat – 9 Qershor 2022, Ora 11.00
Dibër – 14 Qershor 2022, Ora 11.00
Gjirokastër – 16 Qershor 2022, Ora 11.00
Vlorë – 21 Qershor 2022, Ora 11.00
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.