Ndërmarrjet shqiptare më pranë dixhitalizimit, Startup Albania hap rrugën për sipërmarrësit e rinj

Ndërmarrjet shqiptare më pranë dixhitalizimit, Startup Albania hap rrugën për sipërmarrësit e rinj

Gjatë vitit 2025, përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në ndërmarrjet shqiptare ka arritur nivele të larta, duke treguar se kompjuterët me akses në internet janë pothuajse universalë në sektorin privat.
Sipas të dhënave (INSTAT), 99,4% e ndërmarrjeve me 10 e më shumë të punësuar kanë përdorur kompjuter me internet, një rritje e vogël krahasuar me vitin 2024, kur ky tregues ishte 99,3%. Ndërmarrjet më të mëdha, me mbi 250 punonjës, regjistruan 100% përdorim, duke reflektuar një nivel të plotë integrimi të teknologjisë.

Sektori i Informacionit dhe Komunikacionit shënon përqindjen më të lartë të përdorimit me 79,7%, i ndjekur nga aktivitetet Profesionale, Shkencore dhe Teknike me 70,3% dhe Shërbimet Administrative dhe Mbështetëse me 65,4%.
Megjithatë, vetëm 31,8% e ndërmarrjeve kanë specialistë TIK, një tregues që tregon se përkundër përdorimit të gjerë të teknologjisë, kapacitetet profesionale për menaxhimin e saj mbeten të kufizuara.

Infrastruktura e internetit ka përparuar dukshëm gjatë vitit 2025.
Të gjitha ndërmarrjet përdorin lidhje fikse në internet, duke përfshirë ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike dhe teknologji kabllore. Përqindja e ndërmarrjeve me shpejtësi shkarkimi mbi 100 Mbit/s arriti 50,4%, nga 40,9% në vitin 2024, ndërsa ato me shpejtësi mbi 30 Mbit/s janë 91,8%, duke krijuar një bazë të fortë për zhvillimin e shërbimeve online dhe cloud.

Në aspektin e pranisë në internet dhe e-commerce, 61% e ndërmarrjeve kanë faqe interneti, ndërsa 28% kanë realizuar shitje online, që përbën 10,1% të xhiros totale. Aktiviteti kryesor i shitjeve online është në Tregtinë me shumicë dhe pakicë (46,1%), i ndjekur nga sektori i Informacionit dhe Komunikacionit (16,5%) dhe Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor (6,2%). Media sociale përdoret nga 86,5% e ndërmarrjeve, duke u bërë një kanal kyç komunikimi dhe marketingu, ndërsa përdorimi i shërbimeve cloud është 33,8%, duke treguar një adoptim gradual, më intensiv tek ndërmarrjet më të mëdha dhe më pak tek ato të vogla.

Në këtë sfond duket se edhe prezantimi i platformës Startup Albania synon të lidhe sipërmarrësit e rinj me e-Albania përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, duke thjeshtuar procedurat burokratike, ofruar mundësi edukimi dixhital dhe ndërveprim me tregun.

Duke analizuar të dhënat statistikore, shihet se nisma vjen me vonesë, pasi përdorimi i specialistëve TIK dhe shërbimeve cloud tek ndërmarrjet e vogla është ende i kufizuar, çka mund të pengojë adoptimin e plotë.

Megjithatë, përqindjet e larta të përdorimit të kompjuterëve dhe shpejtësive të internetit të larta krijojnë kushtet teknike të nevojshme për implementim.

Qeveria Rama 4 synon që përmes kësaj platforme të stimulojë inovacionin, të mbështesë startup-et dhe të lidhë teknologjinë me sipërmarrjen, duke krijuar ura mes IT-së publike dhe sektorit privat dhe duke përmirësuar ekosistemin e biznesit dixhital në Shqipëri.

Në përfundim, ndërsa infrastruktura teknologjike është gati dhe përdorimi i internetit është i lartë, sfidat qëndrojnë tek kapacitetet profesionale dhe adoptimi tek ndërmarrjet e vogla, çka do të jetë thelbësore edhe për suksesin e Startup Albania dhe për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë digjitale.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.