Nafta nuk ka ç’ti japë më ekonomisë

Nafta nuk ka ç’ti japë më ekonomisë

Ndërprerjet e papritura në furnizimin me naftë mund të shkaktojnë recesione ose frenime të rritjes ekonomike, ndërsa çmimet e larta të naftës nënkuptojnë një bum për industrinë e naftës dhe shpesh një rënie për industritë e tjera.

Ndërsa tregjet e naftës janë pjesë e tregut të madh, ajo çfarë ndodh me këto tregje mbetet brenda këtyre tregjeve. Në tregun e naftës elasticiteti i ulët i kërkesës nuk ndjek të njëjtin rregull të ndikimit në çmim duke e ulur atë. Po kështu është edhe në rastin e uljes dhe rritjes së ofertës, e cila është përgjithësisht më pak elastike se kërkesa, veçanërisht në periudha afatshkurtra. Kjo do të thotë se kërkesa dhe oferta për naftë nuk i përgjigjet shumë ndryshimeve të çmimeve.

Furnizimi me naftë është më pak elastik se shumica e mallrave të tjera për shkak të investimeve të specializuara që nevojiten shpesh për nxjerrjen e naftës, të cilat kanë një rregull përdorimi dhe amortizimi të tyre brenda tregut të naftës, por mbi të gjitha ky treg mbetet monopol i disa shteteve në botë.

Por, ç’ndodh në rastin kur tashmë vendet e Bashkimit Evropian më në fund arritën një marrëveshje për të hequr dorë nga nafta ruse, si përpjekja e tyre më e rëndësishme për të goditur ekonominë ruse për shkak të luftës në Ukrainë?

  • Rritje e normave të interesit, shtrëngim i kushteve të kredisë dhe ndikim prej inflacionit në buxhetet e familjeve dhe bizneseve, ku të gjitha së bashku janë shkaktarë të një ngadalësimi të ekonomisë dhe tkurrjes së buxhetit të shtetit.

Me fjalë të tjera, ndërsa çmimet e larta në pikën e karburantit mund të pengojnë konsumatorët anembanë vendit të marrin sasinë që duan për të përshkruar distancat e tyre, për një biznes kjo do të thotë që ai do të blejë për lëndën e parë, për mallrat, për shërbimet dhe çdo blerje tjetër  me çmime më të larta.

I vetmi “shërbim” që nuk i është rritur çmimi është kostoja e punës, pra pagat, të cilat mbeten gjithmonë e më të zhveshura nga rritja e çmimeve e çdo malli apo shërbimi përreth.

Çmimet më të larta të naftës po përkthehen në marzhe më të larta fitimi për kompanitë e prodhimit dhe rafineritë e naftës, të cilët tani nxiten nga tregu të bëjnë sa më shumë që të jetë e mundur. Shqipëria për arsye të atyre që duron mbi 30 vite e ka humbur shansin të kishte një mundësi, si në rastin e prodhimit të naftës, po ashtu edhe në rastin e rafinimit të naftës.

Ndërkohë, nëse kujtohemi për politikën mbajmë mend vetëm se gjithë këto vite propagandë për të mirat që i vijnë ekonomisë dhe vendit prej pasurive nëntokësore duket sikur nuk janë pjesë e retorikës politike, por jehonë e një politike të keqe.

Por, përtej llogaridhënies së munguar dhe humbjes së mundësisë për të paguar lirë atë që duhet ta paguanim realisht më lirë se fqinjët tanë sot duket, se për ekonominë tonë përveç efektit lehtësues të kërkesës ka pak ndryshime të tjera në mekanizmat e lëvizjes së ekonomisë.

Së pari, nafta është ende e rëndësishme në zinxhirin e furnizimit shqiptar, si për shkak të PBB-së që është e varur në transport, bujqësi, industri, përdorim familjar dhe konsum për automjete dhe mjete të tjera, por po ashtu edhe se konsumi i saj nuk është ulur dhe zëvendësuar në nivele të ndjeshme me burime të tjera energjetike (biokarburant, energji elektrike dhe biomasa). Së dyti, ekonomia shqiptare, si eksportuese e naftës nuk ka mundur të krijojë dot ndër vite fonde investimesh (të ngjashme si fondet e vendeve eksportuese në Lindjen e Mesme, apo Fondi Norvegjez nga gazi), që do të thotë se mundësia për të shpenzuar të ardhura shtesë që mund të ishin ruajtur për ditë të vështira nga nafta e eksportuar nuk egzistojnë. Ato janë përdorur për investime që mbulojnë njera-tjetrën, në vend që të jenë vazhdim i njera-tjetrës. Së treti, keqpërdorimi i burimeve minerale të tjera nuk krijon asnjë mundësi rezervë për ta përdorur në këtë kohë, për të njëjta arsye që lidhen me keqmenaxhimin dhe keq qeverisjen.

Në tërësi, të gjithë këta elementë sugjerojnë se ndikimi i rritjes së çmimeve të naftës në ekonominë shqiptare do të jetë më i rëndësishëm në krahasim me ato vende që kanë përdorur burimet natyrore në funksion të ekonomisë në sektorë të tjerë në kohët kur nafta nuk kërcënonte mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Tani në kohë të vështirë këta sektorë që duhet të ishin fuqizuar nga lekët e marra borxh nga taksat e naftës do t’ja kthenin “huanë” mbrapsht buxhetit, nëpërmjet vlerës së shtuar dhe taksave që do të paguanin.

Çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë ende në ngjitje dhe nuk kanë arritur ende pikun e tyre. Por, institucionet e qeverisë në këtë kohë që mund të quhet ndër më të vështirat prej shumë e shumë dekadash duhet të bëjnë detyrat e tyre, që ne qytetarët të mos blejmë në treg edhe më tej mallra jo cilësore dhe shërbime të paplota.

Ndërkohë, dialogu me bizneset (një Mega dialog) duhet të kishte filluar për të rinegociuar në gjithë vendin kontratat e punës dhe njohjen e të drejtës së rritjes së pagave sipas inflacionit.

Përndryshe, në Shqipëri kjo situatë e tejskajshme nuk do të mbajë më shumë se deri në fillim të vjeshtës. Buxhetet formale dhe informale të familjeve dhe bizneseve të mesme dhe të vogla nuk munden të rezistojnë më tej.

Kjo kohë kërkon veprime dhe rregullime normative vetëm për të varfrit, për pensionistët dhe për bizneset që janë tatimpagues të rregullt dhe e kanë respektuar ligjin me vullnetin e tyre.

Analiza e rriskut të qeverisë duhet të nxjerrë për të paguar të gjithë ata që nuk e kanë respektuar ligjin dhe kanë se çfarë të kontribuojnë nga pasuria e grumbulluar.

Nafta dhe gazi i prodhuar dhe rafinuar në 20 vitet e kaluara i kanë dhënë mesatarisht buxhetit të shtetit sa 2-3% e prodhimit të brendshëm apo rreth 3-4 miliard Euro.

Kjo shumë është përdorur për të mbajtur ekonominë shqiptare në gjendje mbijetese, por vit pas viti ende kemi një Shqipëri që ndoshta pas 30 vitesh qeverisje ndryshe dhe më të mirë nga këto që kemi munden të përdorin burimet e tjera jo vetëm natyrore për të rritur mirëqenien dhe të paktën të mos jemi edhe atëherë në vendet e fundit të Evropës për të ardhurat e ulta për frymë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: