Modele konkrete për luftën ndaj evazionit fiskal

Modele konkrete për luftën ndaj evazionit fiskal

Strategjia për luftën ndaj evazionit tatimor duhet të organizohet në disa hapa kryesore me programet përkatëse, si (a) parandalimi, (b) hetimi, (c) llogaritja e efektit (dëmit) dhe plotësimi i praktikës për zbardhjen dhe dënimin administrativ e penal të evazionit. Strategjia për të luftuar krimin ekonomik dhe evazionin, nisur nga hapat dhe programet duhet të përfshijë edhe institucionet që mundësojnë krijimin e frontit, ku përfshihen administrata tatimore, administrata doganore, njësia e mbikëqyrjes së lojërave të fatit, Drejtoria e parandalimit të pastrimit të parasë, në koordinim me policinë e shtetit dhe prokurorinë.

Hapat që duhen ndjekur në bashkëpunimin në luftën antievazion përmblidhen në marrëveshje mbi (a) shkëmbimin dhe analizimin e të dhënave, (b) veprimet në terren dhe (c) mbështetjen e institucioneve te njeri-tjetri.

Secili shtet ka organizime të ndryshme, të cilat duhen marrë në konsideratë në momentin e zhvillimit të strategjisë për bashkëpunim midis institucioneve, me qëllim që të garantohet përfitim i plotë.

MË poshtë janë disa modele të mënyrës se si i kanë fushat e përgjegjësisë për luftën ndaj evazionit shtete të ndryshme.

Modeli 1. Administrata tatimore ka përgjegjësinë për të kryer hetimin. Ky model zbatohet në Austri, Afrikë e Jugut, Britani e Madhe, Greqi, Indi, Irlandë, Japoni, Kanada, Kore, Malajzi, Singapor, SH.B.A, Ugandë, Zelandë e Re, Zvicër.

Model 2. Administrata tatimore ka përgjegjësinë të kryejë hetimet nën drejtimin e prokurorit. Ky model zbatohet në Austri, Azerbajxhan, Estoni, Hungari, Holandë, Letoni, Portugali, Salvador, Serbi, Suedi, Spanjë dhe SH.B.A.

Model 3. Ekspert i administratës tatimore nën monitorimin e MF ka përgjegjësinë për të kryer hetime. Ky model zbatohet në Gana, Greqi, Islandë dhe Turqi.

Model 4. Policia e shtetit ose prokurori kanë përgjegjësinë për të kryer hetimet. Ky model zbatohet në belgjikë, Brazil, Burkina Faso, Ceki, Danimarkë, Finlandë, Francë, Kili, Kolumbi, Kosta Rika, Lituani, Luksemburg, Meksikë, Norvegji, Peru, Sllovaki, Slloveni dhe Spanjë.

Pavarësisht nga organizimi i hetimit, institucionet bashkëpunojnë me njeri-tjetrin duke shkëmbyer informacione të ndara në katër kategori, (a) akses direkt në informacionin e institucionit (bazën e të dhënave), (b) shkëmbim të detyrueshëm ligjor të informacionit me raport, (c) dhënien e informacionit me kërkesë, por jo si detyrim, (d) dhënie informacioni sipas rasteve, por bazuar mbi marrëveshje.

NË fillimin e bashkëpunimit është e këshillueshme të identifikohen fushat me interes të ndërsjellët, që bashkojnë pikërisht fushat e përbashkëta të veprimit të institucioneve ndaj objektivit final të luftës ndaj evazionit.

Megjithëse kanë ekzistuar edhe më përpara marrëveshje dhe bashkëpunime të modeleve që prezantohen më poshtë nuk ka asnjëherë vend për stepje në mundësitë dhe aftësinë që kanë institucionet të punojnë së bashku duke përqafuar format inovative të mbështetura në nevojat dhe përvojat nga gabimet e mëparshme.

Format e bashkëpunimit

MË poshtë janë renditur disa nga format kryesore të përmbledhura të luftës së përbashkët të shtetit si front ndaj evazionit.

Ekipe të përbashkëta hetimore. Institucione me fushë të përbashkët veprimi dhe interesa të ndërsjellët punojnë në ekip. Shkëmbimi i informacionit dhe përvojës së fushës përkatëse mundëson hetimin në ekip duke vënë në dispozicion një bazë më të gjerë ekspertize dhe kompetencë. Kjo formë reagon në një kohë shumë më të shpejtë, shmang mbivendosjet, hetime paralele. Rrit efektivitetin, fokusimin e çdo institucioni, zhvillon kapacitetet. Kjo formë zbatohet në Afrika e Jugut, Australi, Austri, Azerbajxhan, Brazil, Burkina Faso, Ceki, Danimarkë, Finlandë, ganë, Hungari, Holandë, Indi, Japoni, Kanada, Luksemburg, Malajzi, Portugali, Salvador, Singapor, Slloveni, ShBA, Turqi.

Pika kontakti (qendra) në institucione. Kjo formë synon të krijojë procese të qendërzuara për mbledhje informacioni, analizë. Mbulojnë zona gjeografike të caktuara apo aktivitete evazioniste specifike, apo thjesht shkëmbim informacioni me rol më të gjerë se zakonisht. Informacioni analizohet në këto qendra. Ekspertët që punojnë në to fitojnë një specializim të thelluar bazuar mbi praktikat që analizojnë dhe i përdorin ato në dobi të institucionit për rritje të efektivitetit. Ul koston e operacioneve të antievazionit. Institucionet shkëmbejnë përvojat nëpërmjet ekspertëve të specializuar. Kjo formë zbatohet në Australi, Finlandë, Holandë, Hungari, Indi, Lituani, Suedi, ShBA.

Qendër komandimi me personel të përbashkët. Kjo formë është efektive pasi aftëson ekspertët e institucioneve të bërë bashkë në një qendër. Ekspertët shkëmbejnë përvojën dhe aftësitë duke marrë pjesë direkt në institucionin ku janë komanduar përkohësisht. NË vendet ku përdoret kjo formë raportohet se ka një përfitim më të madh se format e tjera për arsye se i nxitin ekspertët të jenë më pro aktivë në qasjen ndaj njeri-tjetrit dhe e bëjnë më të frytshëm bashkëpunimin midis institucioneve. Kjo formë zbatohet në Australi, Austri, belgjikë, Britania e Madhe, Finlandë, Francë, ganë, Greqi, Holandë, Hungari, Irlandë, Itali, Japoni, Kanada, Kore, Norvegji, Portugali, Spanjë, ShBA.

Forma të tjera. Strategji të ndryshme përfshijnë përdorimin dhe shkëmbimin e bazës së të dhënave, dhënien e përvojave të mira të rezultateve të prejardhura nga strategji efektive (newsletter, raporte, komisione të përbashkëta, qendra informimi, takime, trajnime, udhëzuesë, teknologji). Këto forma përdoren nga Afrika e Jugut, Austria, Azerbajxhan, Brazil, , Ceki, Estoni, Finlandë, Gjermani, ganë, Indi, Irlandë, Itali, Japoni, Kanada Letoni, Lituani, Luksemburg, Holandë, Sllovaki, Turqi, Uganda, ShBA, Zelandë e Re.

Praktika të reja dhe bashkëpunimet e frytshme

Në Ceki, marrëveshja midis institucioneve e firmosur midis MF dhe MB për të krijuar grupe të përbashkët hetimi ka filluar të japi rezultat për hetimin tatimor, doganor dhe luftën ndaj krimit ekonomik.

Në Hungari, hetues jashtë tatimeve mund të kërkojnë do informacion nga tatimet për qëllime hetimi të krimeve financiare dhe tatimore. Më përpara disa informacione jepeshin me kërkesë, tani jepen direkt. Që nga Maj 2013, çdo informacion i tatimeve mund të merret direkt në rrugë elektronike.

Në Sllovaki, Projekti tatimor Cobra që u prezantua në Korrik 2012 si një projekt pilot me një ekip më të gjerë midis tatim-doganave dhe policisë, u mbështet mbi një memorandum mirëkuptimi midis dy institucioneve për të identifikuar dhe hetuar rastet më të forta të evazionit. Ekspertët e ekipit përfshijnë edhe institucione të tjera, si Agjensia kombëtare Antikrim, njësia e inteligjencës Financiare (njif, pastrimi parasë). Pas një periudhe mbi një vjeçare projekti konsiderohet i suksesshëm nga qeveria sllovake.

Në Irlandë, ekspertë nga NjIF (Njësia e Investigimit Financiar) dhe tatimet takohen periodikisht për rreth 4 javë për të diskutuar analizimet e tyre në lidhje me transaksionet e dyshimta financiare dhe koordinojnë hetimet, ku provat janë të natyrës tatimore dhe jo, por diskutimi  midis tyre dhe mbi një përvojë operacionale të ndërsjellët ka ndikuar në suksesin e dy institucioneve. Reagimet pas takimeve janë me efekte për vazhdimësinë.

Në Zvicër, nga Janari 2011 çdo nëpunës publik (përfshirë edhe tatimet) ka detyrim të raportojë te prokurori gjithë rastet e dyshimta që ju lënë përshtypje gjatë punës së tyre. Një punonjës i tatimeve është i ngarkuar me këtë detyrë.

Në Francë, iniciativa të ndryshme janë ndërmarrë për të lehtësuar bashkëpunimin midis policisë dhe tatimeve në luftën ndaj krimit tatimor dhe financiar. Brigade nationale d’enquêtes économiques (BNEE) ka rreth 50 inspektorë që punojnë për policinë gjyqësore. Ata marrin pjesë në hetime dhe përgatitje të dosjeve për prokurorinë. Ata identifikojnë edhe zonat me risk për kontrollet tatimore, që raportohen në rajonet tatimore.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: