Mendime mbi administratën fiskale, rrisqet dhe evoluimin

Mendime mbi administratën fiskale, rrisqet dhe evoluimin

Evoluimi i modelit të administrimit në dekadën e fundit ka një tendencë të evoluimit të strukturës së administratave fiskale. Por, procesi ka ngecje here pas here. Arsyet janë me se shumti te natyrës njerëzore, sesa te lidhura me gabime teknike.

Administrata tatimore

Fillimi i strukturimit të administratës tatimore nga viti 1991 – 2003 ka qenë i orientuar sipas kriterit të tipit të tatimit. Ky model kishte mangësi të shprehura në dublim funksionesh, konsumim të kohës së tatimpaguesit, komplikoi menaxhimin e përmbushjes vullnetare, rriti tendencën e trajtimit të pabarabartë të tatimpaguesve, fragmentarizoi nivelin menaxherial duke komplikuar planifikimin dhe organizimin.

Pas vitit 2003 dhe vijon aktualisht orientimi i strukturës është i bazuar mbi modelin sipas funksioneve (regjistrim, kontabilitet, IT, vlerësim, kontroll, hetim, mbledhje, apel etj.) Duke administruar të gjitha tipet e tatimeve në të njëjtën kohë dhe së bashku.

Qëllimi i kësaj mënyre organizimi mbështetet te argumenti për të standartizuar proceset e punës për tipet e tatimeve, thjeshtimi i procedurave për tatimpaguesit, si dhe përmirësimi i efektivitetit të veprimeve të administratës.

Ky model ka mangësi në krijimin e shërbimeve që kanë rënie të cilësisë, për arsye të angazhimit me të gjitha tatimet dhe tatimpaguesit, duke mos personalizuar shërbimin sipas segmentit përkatës të tatimpaguesit. NË këtë drejtim nuk ka një adresim të rrisqeve që mund ti jepet përgjigje nëse nuk ka bashkëveprim të funksioneve. Kjo e fundit është mangësia dhe rrisku më i madh i administrimit.

NË pritje për të ndodhur është edhe orientimi i strukturës sipas përvojës së disa prej administratave moderne i bazuar mbi modelin e kryerjes së shërbimeve dhe masave shtërnguese (kontroll, mbledhje, hetim etj.) të administratës fiskale kryesisht sipas segmentimit të tatimpaguesve (OJF, individët dhe të vetë punësuarit, biznes i vogël, biznese të mesme, biznese të mëdha).

Argumentimi që mbështet këtë strukturë është i lidhur me faktin se çdo segment (grup) tatimpaguesish ka karakteristikat dhe sjelljen tipike në lidhje me përmbushjen e detyrimeve të tij për buxhetin, duke prezantuar për administratën fiskale rrisqe të natyrave të ndryshme.

Për t’ju përgjigjur kësaj mënyre të organizimit dhe sjelljeje të tatimpaguesve, administrata fiskale duhet të jetë e unifikuar dhe drejtuar nga një grup i dedikuar menaxherial (tatime-dogana), si dhe te ndërtoje strategji që janë të përshtatshme për karakteristikat specifike dhe nivelin e pajtueshmërisë vullnetare, që prezanton secili segmentim i tatimpaguesve (verifikimi vetë deklarimeve, edukimi tatimpaguesve, përmirësimi shërbimeve, kontrolle mbi rriskun etj.).

Ky model strukturimi të administrimit fiskal rrit premisën për të përmirësuar nivelin e përmbushjes vullnetare.

Nëse flitet për model te ri administrimi nevojitet edhe strukturë e re, e cila duhet të reformohet duke filluar nga Drejtoria e Menaxhimit të Rriskut në Drejtori te kërkimit, Analizave dhe Statistikave, që përkon me parashikim të tendencës, monitorim të rriskut të përmbushjes dhe raportimi statistikor (model i përshtatur nga struktura e IRS amerikane).

NË strukturën e re duhet të përfshihet edhe kontrolli i tatimit mbi pronësinë. Aktualisht është në varësi të pushtetit lokal pagesa e tatimit mbi pasurinë, por kontrolli nuk egziston pothuajse fare.

Rrisqet aktuale dhe mendime mbi pikat delikate menaxheriale

Ndër rajonet tatimore me peshën në zbatimin e strategjisë së përmbushjes dhe të ardhurave tatimore janë tre drejtoritë më poshtë, që së bashku garantojnë aktualisht 75% të të ardhurave nga administrata e tatimeve:

– Drejtoria e Tatimpaguesve të mëdhenj (duhet një staf i dedikuar për kontrollin e specializuar sipas industrisë dhe duke zbatuar parimin “peeling the onion”, i zbatuar në Holande). Natyrisht, nevojitet dhe një menaxhim që duhet të ndjeke parimin e bashkëpunimit sipas modelit të monitorimit horizontal, i filluar nga Hollanda dhe i zbatuar në disa shtete të BE-së (një shembull është Sllovenia);

– Drejtoria e Tiranës, që ka numrin më të madh të tatimpaguesve. Nisur nga dimensionet e saj nevojitet një menaxhim i konceptuar sipas segmentimit të tatimpaguesve dhe sektorëve të ekonomisë. Ky eshtë modeli që duhet të udhëheqë gjithë administratën tatimore ne te ardhmen.

Ndërsa, modeli i struktures egzistuese te doganave nuk është i lidhur me modelin e strukturës së administratës tatimore, nevojitet një studim nga dy administratat për të bërë përshtatjet e strukturave te reja, sa më shumë të munden, për të lehtësuar në të ardhmen bashkimin e tyre dhe moskrijim të problemeve, në lidhje me mbivendosje kompetencash dhe mbajtje të strukturave që kryejnë funksione të përafërta.

Mendime për shkrirje te Funksioneve te përbashkëta

Auditi i brendshëm. Mund te jete një drejtori qe varet nga Ministri dhe kontrollon te dyja administratat.
Drejtoria e antikorrupsionit. Mund te jete një drejtori qe varet nga Kryeministri dhe kontrollon te dyja administratat.

Drejtoria e Hetimit. Mund te jete një drejtori qe varet nga Ministri dhe kontrollon te dyja administratat.

Analiza e rriskut dhe menaxhimi i rriskut. Mund te ketë një strukture ne Ministri qe koordinon rrisqet për te dy administratat.

Kontrolli i pronësisë industriale dhe intelektuale. Mund te ketë një drejtori te përbashkët dhe te koordinuar me strukturën e Ministrisë se Financave.

Shërbime që mund të kryhen nga të tretë (outsourcing)

Mbledhja e borxhit, duke pajtuar me përmbarues private për mbledhjen e tij.

Edukimi fiskal. Shërbim me profesioniste te fokusuar kryesisht ne biznesin e vogël dhe individë. Reformimi i administrimit do të ndihmohej në këtë drejtim, pasi do të merreshin më shumë në konsideratë nevojat e tatimpaguesve për shërbimet e duhura për ta, do të ndihmonte më tepër në balancimin rajonal të burimeve dhe objektivave buxhetorë.

Magazinazhet, shërbimet paradoganore, shërbimet për administratën. Këto shërbime janë elemente tipike të funksioneve të administratës fiskale, që mund të jepen me outsourcing.

Kontrolli i brendshëm. Nëse ai merret përsipër nga një grup i pavarur i një kompanie private mund të jete shume efektiv për të luftuar të metat brenda sistemit. Një kompani private kontrolloresh do të ketë efektivitet përderisa ajo është pjesë jashtë sistemit dhe e pa familjarizuar me punonjësit tatimore.

Koordinimi bëhet nga Auditi i brendshëm i ministrisë së Financave.

Kjo është një përmbledhje, pasi secila nga pikat mund te trajtohet gjerësisht sipas rastit dhe ky prezantim ka për qellim nxitje te debatit dhe jo dhënie te mendimeve te gatshme duke garantuar formulën e administrimit.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: