Mbyllet turi i ditëve të hapura të praktikave të mira
Pas dy javësh aktivitete në 5 bashki të vendit, këtë mes Nëntori u zhvillua aktiviteti i fundit për këtë sezon i Ditëve të Hapura të Praktikave të Mira.
Ky aktivitet u gjend në një pritje me interes të shtuar duke qenë se edhe takimi i fundit në Qershor 2022, ku u prezantua Monitorimi shumëdimensional i qeverisjes vendore të Beratit, 2021-2022 ishte me një qasje që përkonte me qëndrimin kritik dhe oponencën qytetare kërkuese ndaj shpërndarjes së buxhetit, por edhe me një vëmendje të shtuar ndaj barrës fiskale.
Prezantimi i praktikës së mirë, BERATI, model për pastrimin e territorit dhe mbjelljen e pemëve pati një përcjellje kritike nga qytetarët, të cilët edhe pse mirëpritën investimet e kryera theksuan faktin se Bashkia ka përpara shumë më tepër nga sa është bërë deri më sot, për tu konsideruar realisht në perceptimin qytetar si një rast suksesi.
Nga ana e ekspertëve të ALTAX u prezantua fakti, se pajtohen me mendimin qytetar përsa i përket asaj çfarë ka mbetur pa u bërë, si dhe këtë qasje kritike e kanë sqaruar edhe në raportin e muajit Qershor 2022.
Ndërkohë, u theksua se pa patur një sinkron të pajtueshmërisë midis qëndrimit kritik dhe racionalitetit në promovimin e një fokusi ndryshe nuk mund të ndërtohen ato vlera të oponencës qytetare për një monitorim sa më korrekt dhe në pajtueshmëri me dialogun deliberativ.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.