BERATI – Model për pastrimin e territorit dhe mbjelljen e pemëve

Bashkia Berat ka të pyllëzuar e kullota 47% të sipërfaqes së saj prej 380 km². Bashkia ka në pronësi të saj 16,402 ha sipërfaqe pyjore dhe kullosore, pa zonat e mbrojtura ndërsa sipërfaqen më të madhe e zë ajo pyjore me 11,391 ha të siperfaqes totale.

 

Krahasuar me vitet e kaluara, infrastruktura e mbetjeve, e cila egzistonte kryesisht me hedhje direkt në lumin e Osumit tashmë me prioritizimin e tij si objektiv kombëtar, pavarësisht se koha nuk është shfrytëzuar optimalisht nga institucionet qendrore duket se situate ka një tendencë ndryshimi, që ka pritshmëri të mëdha nga qytetarët.

Bashkia e Beratit mbulon me shërbimin e kanalizimit të ujërave të zeza vetëm 85% të popullsisë së qytetit të Beratit dhe 35% të fshatit Otllak.. Nga të dhënat e Buxhetit të Shtetit 2021, si dhe të Buxhetit Vendor të Bashkisë Berat 2021 duke i krahasuar edhe me të dhënat sipas monitorimit të buxhetit faktik vërehet se për menaxhimin e mbetjeve dhe mjedisin ka një vëmendje mbi nivelin e shpenzimeve për programet e tjera.

Përtej fondit modest për investime, që nuk është më shumë se 0.3% e investimeve të gjithë bashkisë për mbrojtjen e pyjeve është për tu vlerësuar një nismë që po përhapet në Bashkinë Berat, ajo e mbjelljes së pemëve të reja me angazhim edhe të komunitetit. Ndërkohë duke parë se kujdesi për mbrojtjen e masiveve të bimësisë dhe pyjeve në vitin 2021 ka midis të tjerash edhe një fond investimi sa 15.4% e fondit gjithsej të investimeve të Bashkisë.

Përshkrim

Nisur nga një numër i lartë i fondit pyjor, bimëve bujqësore dhe drurëve frutorë, Berati dallohet për numrin e lartë të bizneseve me këto aktivitete që arrijnë 11% në nivel vendi duke u renditur në vend të katërt pas Fierit, Korçës dhe Elbasanit. Vlera e tyre ekonomike, e cila llogaritet mesatarisht në 4 milionë lekë/ha duket edhe në numrin e aktiviteteve të cilët janë të përfshirë në sektorin e gjerë ekonomik të Bujqësisë, blegtorisë dhe shfrytëzimit të pyjeve.

Shpenzimet publike për “Mbrojtjen e Mjedisit” përbëjnë 0,93  % të shpenzimeve Buxhetit të Shtetit gjithsej për vitin 2021 dhe 0,29 % kundrejt PBB-së. Në nivel lokal, bujqësia, blegtoria, pyjet, mjedisi janë mbizotëruese në mbi gjysmën e ekonomisë së Beratit (5 bashkitë) me një rritje në 2021 me 1.1 përqind më shumë nga 2017.

Po kështu edhe vëmendja e Buxhetit të Shtetit nëpërmjet programit për “100 fshatrat”, si dhe programet e zhvillimit vendor, që zbatohen me Fondet e Zhvillimit e prezantojnë këtë vëmendje te struktura e shpërndarjes së programeve të investimeve dhe politikave sipas Planit të Detajuar vendor, i cili është më i fokusuar te mjedisi dhe bujqësi