Kush duhet ta motivojë tregun në Shqipëri dhe çfarë duhet bërë ndryshe?

Kush duhet ta motivojë tregun në Shqipëri dhe çfarë duhet bërë ndryshe?

Motivimi i tregut në Shqipëri kërkon një qasje të koordinuar dhe të përbashkët nga sektori publik, sektori privat dhe angazhimi qytetar. Çdo segment ka një rol të rëndësishëm për të siguruar që tregu të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të mirëpërkufizuar.

Për t’u motivuar, tregu shqiptar ka nevojë për një kombinim të politikave të qëndrueshme ekonomike, infrastrukturës së zhvilluar, një klime të favorshme biznesi dhe edukim për fuqinë punëtore.

Le të shikojmë shkurt sektorin public dhe rolin e qeverisë dhe politikave fiskale

Qeveria ka një rol kyç në motivimin e tregut, dhe kjo bëhet përmes politikave të qëndrueshme dhe të orientuara drejt zhvillimit të sektorëve prodhues dhe eksporteve.

Çfarë ka shkuar jo si duhet?

Si fillim është mungesa e politikave afatgjata dhe të qëndrueshme. Në shumë raste, politikat e qeverisë janë reaktive dhe të orientuara vetëm për periudha të shkurtra, duke krijuar pasiguri për investitorët dhe sipërmarrësit.

Po edhe luhatja e borxhit publik ndikon dhe frenon nisma afatgjata. Disa projekte infrastrukturore janë financuar me borxh, që krijojnë një barrë për brezat e ardhshëm dhe mund të çojnë në shtrëngimin e mundësive për financim të politikave për zhvillim ekonomik.

Qasja tjetër e trashëguar dhe pak e ndryshuar është përqendrimi në sektorët e konsumit. Politikat fiskale, në disa raste, kanë mbështetur konsum dhe jo investime produktive, duke mos krijuar kushte për një zhvillim të qëndrueshëm të prodhimit dhe eksportit.

Rritja e burokracisë (patronazhimit politik) dhe ligjeve të papërmbushura ka një tjetër ndikim në ecurinë jo të mirë. Përshtatja e legjislacionit dhe rregulloreve për të mbështetur biznesin ka qenë e ngadaltë dhe pa rezultate të prekshme për përmirësimin e klimës së biznesit.

Çfarë duhet të bëjë qeveria ndryshe?

Implementimi i politikave afatgjata për rritje të qëndrueshme ekonomike, duke u fokusuar investimet në sektorë si bujqësia, industria, dhe teknologjia, dhe duke ndihmuar në diversifikimin e ekonomisë.

Lehtësimi i kushteve për bizneset duke krijuar një mjedis të favorshëm për sipërmarrësit dhe investitorët, ku barra e taksave dhe lehtësirat për të rinjtë sipërmarrës janë të përshtatshme për nxitjen e investimeve dhe inovacionit.

Përmirësimi i administratës publike dhe lufta kundër korrupsionit, për të rritur besimin në institucionet dhe për të siguruar që bizneset të mund të funksionojnë pa pengesa dhe me siguri.

Vijojmë në analizën tone me sektorin privat dhe sipërmarrësit dhe investitorët.

Sektori privat është një aktor kyç në motivimin e tregut. Sipërmarrësit dhe investitorët duhet të kontribuojnë në zhvillimin e prodhimit, inovacionit dhe krijimin e mundësive për punësim.

Po në pjesën madhore të ekonomisë çfarë ka shkuar jo si duhet?

Si fillim është varësia nga sektorët tradicionalë dhe jo konkurrues. Shqipëria ka mbetur e varur nga sektorë me vlerë të shtuar të ulët (si tekstilet dhe minierat) dhe nuk ka arritur të diversifikojë sektorët prodhues edhe pse tregu konsiderohet i lirë dhe politika stimuluese janë aplikuar ndër vite

Problemi i mentalitetit dhe mungesa e investimeve në teknologji dhe inovacion, e cila e kategorizon biznesin të fokusuar në politika afatshkurtra ka ndikuar në një dinamizëm të ulët dhe me produktivitet minimal. Shumica e investimeve janë përqendruar në infrastrukturë dhe pasuri të patundshme, ndërsa sektori i teknologjisë dhe prodhimit ka mbetur pas I mbajtur peng edhe nga kjo mendësi.

Ndikimi nga rrezikshmëria e klimës së pafavorshme të biznesit, e ndikuar nga politika të luhatshme I ka stepur bizneset dhe i ka nxitur të mos ndryyshojnë. Ndërmarrjet private përballen shpesh me një klimë të pasigurtë, me burokraci të tepërta dhe të papërmbushura ligjore, që i pengojnë ato të investojnë dhe të rrisin kapacitetet.

Çfarë duhet të bëjë sektori privat ndryshe?

Investimi në prodhimin me vlerë të shtuar për një ndryshim fokusi drejt investimeve në industri që ofrojnë vlerë të shtuar më të lartë, si teknologjia, energjia e rinovueshme, dhe bujqësia e përpunuar.

Nxitja e inovacionit dhe përdorimi i teknologjisë, ku sektorët privatë duhet të fokusohen në adoptimin e teknologjive moderne dhe zhvillimin e prodhimeve të reja që të mbajnë ritmin e zhvillimit të ekonomisë globale.

Fuqizimi i sipërmarrësve të rinj, ku pjesëmarrja e investitorëve dhe mentorëve për të mbështetur sipërmarrësit e rinj, veçanërisht ata që angazhohen në sektorë të rinj dhe me potencial për zhvillim të shpejtë duhet të jetë risia e ekonomisë tjetër.

 Aktivizimi i kontributeve civile dhe edukimi është një qasje e re dhe për ndryshim duke stimuluar fuqizimin e popullsisë joaktive deri më sot dhe angazhimin e të rinjve.

Sistemi arsimor në Shqipëri ka mbetur i ndarë nga nevojat e tregut të punës, duke prodhuar një fuqizim të paafte për të përballuar kërkesat e reja të ekonomisë globale.

Largimi i të rinjve nga Shqipëria, si pasojë e mungesës së mundësive të punës dhe kushteve të jetesës, është një sinjal i qartë se sistemi ekonomik aktual nuk i jep mundësitë që kërkojnë shqiptarët.

Reformimi i sistemit arsimor duhet të bëhet diskutimi i ditës, ku fokusimi në zhvillimin e aftësive praktike dhe teknike që janë të kërkuara në tregun e punës, të orientojnë kërkesën për arsim përpara kërkesave të ekonomisë moderne.

Përfshirja e të rinjve në proceset e vendimmarrjes duke krijuar mundësi për ta, që të angazhohen në projekte biznesi dhe aktivitete profesionale që të rrisin shkallën e punësimit dhe të mundësojnë zhvillimin ekonomik.

Rritja e angazhimit shoqëror, ku shoqëria civile duhet të luajë një rol në sensibilizimin dhe mobilizimin e komunitetit për të krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e qëndrueshëm.

Thënë gjithë sa më lart, motivimi i tregut në Shqipëri nuk mund të realizohet vetëm me përpjekje të sektorëve të veçantë, por kërkon një bashkëpunim të ngushtë midis sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile.

Politikat e qëndrueshme dhe investimet në sektorët produktivë si bujqësia, prodhimi dhe inovacioni, si dhe fuqizimi i edukimit dhe mundësive për të rinjtë, janë elementë të domosdoshëm për të ndërtuar një ekonomi që mund të mbajë ritmin e zhvillimit global dhe që të krijojë mundësi të qëndrueshme për shqiptarët.

Vetëm kështu, Shqipëria mund të krijojë një treg që është i qëndrueshëm, konkurrues dhe i dobishëm për të gjithë qytetarët e saj.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.