Kostoja e TVSH

Kostoja e TVSH

Pajtueshmëria me ligjet tatimore nuk do të ndodhë pa përpjekjet e nevojshme. Pajtueshmëria është një proces edukimi dhe përvoje dhe duhet krijuar, kultivuar, monitoruar dhe zbatuar në të gjitha kohët. NË terma ekonomikë, sigurisht, përpjekja është vetëm një fjalë tjetër për koston dhe shpenzimet e pajtueshmërisë taksave që kanë qenë një shqetësim për shekuj me radhë.

Një nga ‘kanonet’ e famshme të taksave të Adam Smith, për shembull, ishte se çdo taksë duhet të vendoset në atë kohë, ose në mënyrën në të cilën ajo ka më shumë gjasa të jetë e përshtatshme për kontribuesin për ta paguar atë.

Në ditët e sotme, sistemet moderne tatimore kanë imponuar një barrë të rëndë mbi taksapaguesit, dhe në veçanti mbi taksapaguesit e biznesit të vogël.

Në radhë të parë janë taksat vetë, që janë kthyer në barrë për secilin grup biznesi dhe individi. Së dyti, janë kostot e efikasitetit (në mënyra të ndryshme të referuara si barrë e tepërt), që përfshijnë taksat e shkaktuara nga shtrembërimet e tregut.

Dhe së treti janë kostot operative të sistemit tatimor. Kostot për qeverinë te administrimit dhe mbledhjes së tatimeve, si dhe kostot e tatimpaguesve për të qenë në pajtueshmëri me detyrimet e tyre tatimore.

Në lidhje me kostot administrative (ato kosto të cilat përballohen drejtpërdrejt nga sektori publik, dhe indirekt nga të gjithë tatimpaguesit), kanë dallime të konsiderueshme nëse krahasohen shpenzimet e përgjithshme të administratës tatimore në mesin e vendeve të BE-së, duke sugjeruar nëpërmjet rasteve ku vërehen shmangie që të rishihet potenciali për përmirësimin e efikasitetit në të paktën disa prej situatave më të dallueshme.

Megjithatë, aktualisht ka pak informacion specifik në dispozicion për të analizuar kostot e TVSH, pasi shumica e administratave nuk janë të organizuara me një tatim të vetëm, por nga funksionet që mbulojnë ato administrojnë një shumëllojshmëri tatimesh e taksash. Ndërsa kompleksitetin e sistemeve të taksave padyshim e shtojnë kostot administrative (përfshirë TVSH-në), faktorë të tjerë të mundshëm që vijnë si pjesë e dallimeve kulturore, ekonomike, buxhetore të vendit.

Në lidhje me kostot e pajtueshmërisë (atyre që përballohen drejtpërdrejt nga bizneset e regjistruar në TVSH), gjatë dhjetë viteve të fundit mekanizmi i quajtur Modeli i Kostos Standarde është bërë shpejt flamurtari mes zbatuesve dhe politike bërësve për të vlerësuar kosto të tilla dhe për të vendosur objektivat politikë.

Ndërsa Modeli është në zbatim natyrisht që ai nuk është i imunizuar nga kritika (është kritikuar për përqëndruar vetëm në shpenzimet në mënyrë të përgjithshme, por pa shqyrtuar edhe mundësinë e dështimeve të tregut dhe të metat e tij). Por, mbetet argumenti se Modeli ka ndihmuar të ndikojë disa studime të vendeve dhe rajoneve, që lejojnë krahasimet me kalimin e kohës në të gjithë vendet.

Konkluzionet e përgjithësuara lidhur me temën mbi koston e TVSH theksojnë se, në BE, si dhe në shumë vende të tjera që kanë adoptuar TVSH-në, (i) kostot e pajtueshmërisë janë të larta dhe me peshë për individët (në disa studime shkojnë nga 2 për qind deri 7-8 për qind të TVSH-së së mbledhur); (ii) kostot e pajtueshmërisë janë regresive, në kuptimin që bizneset e vogla janë më shumë se të rënduar në mënyrë proporcionale me kërkesat e pajtueshmërisë (tri herë më i lartë, për shembull, në rastin e Kroacisë); dhe (iii) kostot e pajtueshmërisë nuk janë në rënie me kalimin e kohës duke u ndikuar edhe nga mungesa e veprimit të politikës.

Tregtia brenda BE-së dhe kërkesat përkatëse të raportimit për qëllime të TVSH-së paraqesin sfida dhe ngarkesa të cilat nuk janë lindur nga tatimpaguesit të cilët nuk angazhohen në tregtinë ndërkufitare. Disa barra janë adresuar me kalimin e kohës me zgjerimin e sistemeve të deklarimit online dhe thjeshtëzime të tjera të barrës administrative.

Koha dhe kërkime të mëtejshme do të tregojnë se çfarë efektesh mbart miratimi i procedurave të deklarimit online, si dhe programet agresive për uljen e barrës dhe luftën ndaj informalitetit të iniciuara në një numër vendesh.

Duhet të kihet parasysh se BE-ja ka vendosur edhe si objektiv ekzistencën e kërkesave statistikore të tregtisë që tashmë janë një barrë në kërkesat e raportimit TVSH, por me sa duket do të vazhdojnë të ekzistojnë edhe në mungesë të një TVSH.

Kërkime të mëtejshme duhen garantuar në këtë drejtim, duke pasur parasysh përparimet më të fundit teknologjike në raportimin e të dhënave që mund të kapen nga anketat e përditësuara.

Literatura ekzistuese sasiore dhe teorike në lidhje me evazionin e TVSH, tregon se është një fenomen i analizuar dhe i njohur. Vlerësimet më të fundit të boshllëkut të TVSH-së vënë në dukje se humbja e të ardhurave për vendet e BE-së arrin në një variacion të gjerë nga rreth 2 deri në 30 për qind të të ardhurave të mundshme, me një mesatare të përgjithshme prej rreth 14 për qind.

Arsye të ndryshme ndihmojnë të shpjegohen praktikat e mashtrimit me TVSH. Politikat specifike të TVSH dhe ato të përgjithshme të BE-së kanë qenë të njohura si përcaktueset më të forta të pajtueshmërisë dhe të zbatimit, që lehtësojnë daljen e skemave evazioniste prej ambientit të mashtrimit.

Faktorët institucionalë përfshijnë (i) zgjedhjet e bazës, normat, përjashtimet, klasifikimet me zero për qind, regjistrimi dhe pragjet e qarkullimit, rregullat e rimbursimit të TVSH-së dhe ekzistenca e regjimeve paralele për tatimpaguesit e vegjël; dhe (ii) njohjen gjerësisht te parimeve të përgjithshme të politikës së BE-së që ndikojnë te mashtrimi me TVSH, si: tregu përbashkët evropian që është në fuqi që nga viti 1993, dhe aplikimi i parimit të palëve të lidhura (filialeve) për administratën tatimore e cila gjeneron një shtresë të dytë të diferencimit në zbatimin aktual të ligjeve.

Studimet e sjelljes tregojnë për variabla, të tilla si: barra e TVSH-së, besimi në institucionet dhe përhapja e korrupsionit mund të interpretohen si një prokurë për qëndrimin e komunitetit të tatimpaguesve vis-a-vis shtetit.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: