…koha gjithsesi po ecën dhe ne po e humbasim shansin…

…koha gjithsesi po ecën dhe ne po e humbasim shansin…

Kur mendoni për pagat aktuale dhe nismat për rritjen e tyre, nëse jeni diçka apo të ngjashëm me ne, mendja juaj ndoshta shkon te lajmet e faqeve të para të gazetave, kronikave, bisedave dhe deklaratave në televizione, komentet  e përhapura në rrjetet sociale, dorëheqjet e munguara në drejtuesit shumëformësh të profilit të lartë. Por ka edhe më shumë se kaq.

Pasi kanë ndodhur shumë akte mosveprimesh dhe mospërmbushjesh të detyrimeve ligjore ende sot nuk ka mbajtje të përgjegjësive institucionale, si dhe individuale për gjithë çfarë doli zbuluar si mungesës përgjegjësie dhe që i sollën dëm të reputacionit të shqiptarëve, dëm të bizneseve nga zbulimi i të dhënave të tyre te konkurentët brenda dhe jashtë vendit.

Ndërkohë duhet të kishte nisur një mega proces popullor gjithpërfshirës për të nxitur një investigim dhe adresim të fenomenit të informalitetit të madh, që doli zbuluar nga niveli i pagave dhe ende vijon të mos ndihet i akomoduar mirë.

Afër dy vjet më parë (2021), si kjo javë, kur filluan të publikohen të dhënat personale dhe më vonë edhe pagat individuale, ato ishin imazhet që dominuan në mbulimin e çdo lajmi tjetër dhe nëse jemi të sinqertë, ato na kapën shumë prej nesh në befasi.
Megjithatë, ajo që ishte larg asaj qe menduam te gjithë ishte mosmbajtja e përgjegjësisë edhe më e papritura do të ishte që llogaridhënia nuk pati asnjë gjurmë që ti shërbente shoqërisë dhe kulturës tonë për të ndikuar mbi reagimin për të ardhmen.

Vetë fjalët “Paga Leaks” u bënë pothuajse sinonim i pabarazisë, padrejtësisë, korrupsionit dhe sekreteve të thella e të errëta financiare dhe pasurive të fshehura pas këtij sistemi pagash që nuk mbulohet dot me veprimet dy vite më vonë.

Pas gjithë vërshimeve te rëndësishme te informacionit ne shoqërinë tone nuk po ndodh me asgjë e rëndësishme dhe tashmë vijnë momente kur ndoshta ky ndryshim gradual,  ky fenomen mund të ndihmojë në pajisjen e njerëzve të zakonshëm me durimin dhe vendosmërinë për të ndjekur luftën e gjatë për ndryshim të qëndrueshëm.

Ndoshta në kohën që po jetojmë nuk mund të presësh përmbushje të menjëhershme, por koha gjithsesi po ecën dhe ne po e humbasim shansin për të jetuar sipas parimeve të barazisë dhe respektimit të lirisë personale.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.