Këshilltari fiskal në favor të tatimpaguesit dhe buxhetit

Këshilltari fiskal në favor të tatimpaguesit dhe buxhetit

Për arsye se shumica e tatimpaguesve nuk i njohin ndërlikimet e legjislacionit fiskal, këshilltarët fiskalë janë të domosdoshëm që tatimpaguesit të përmbushin detyrimet e tyre tatimore të komplikuara.

Nëse ligjet nuk kuptohen dhe zbatohen si duhet atëherë se pari është shteti që do vuajë mungesën e të ardhurave, se dyti janë tatimpaguesit qe do vuajnë kosto shtese për shkak te penaliteteve etj. dhe së treti është po shteti që do ketë kosto administrative shtesë sepse çdo penalitet dhe rivlerësim detyrimesh do shoqërohet me apel, d.m.th. a) vonese ne arkëtim b) kostot e gjykimit dhe c) kostot e mbledhjes me force te detyrimeve.

Ne kushtet kur llogaritja dhe pagimi i tatimeve bazohen ne parimin e vetëvlerësimit (d.m.th. tatimpaguesit pavarësisht nga niveli i tyre profesional , shkalla e pranimit te tatimeve dhe komplikimi i legjislacionit  duhet te vetë kuptojnë ligjet dhe ti paguajnë tatimet ne përputhje me to) dhe duke ditur qe nr. i tatimpaguesve  qe ushtrojnë veprimtari ekonomike është rreth 150 mije  pa përfshirë këtu individët qe deklarojnë dhe qe janë ne numër me te madh.

Ndërsa numri i inspektoreve tatimore gjithsej është rreth 1500, ndërsa inspektoret e kontrollit përgjegjës për te kontrolluar se si dhe sa është zbatuar ligji nga tatimpaguesit është rreth 600, atëherë administratës fiskale i duhet një nivel i larte  i edukimit fiskal te tatimpaguesve shqiptare, një nivel i larte i pranimit te tatimeve ne mënyrë vullnetare , një nivel i larte i te kuptuarit te ligjeve dhe rregullave te cilat janë identike me ato te vendeve te zhvilluara te Evropës, një nivel i larte profesional i organeve tatimore dhe një nivel i ulet i evazionit  dhe i korrupsionit.

Zgjidhja e interesave mes shtetit dhe tatimpaguesve kërkon një reagim shumë-planesh nën dritën e faktit se këshilltari fiskal grupon persona me role dhe përgjegjësi të ndryshme. Një hap paraprak në rregullimin e profesionit të këshilltarit fiskal është identifikimi i llojeve të ndryshme të këshilltarëve dhe veprimtarive këshilluese, duke i trajtuar veças secilën prej tyre, sipas një modeli alternativ të zgjedhur, siç u sqarua edhe me sipër.

Një numër i funksioneve që kryhen nga këshilltarët fiskalë mbivendosen me përgjegjësitë e punët e zakonshme që kryhen nga profesionistë të tjerë, kryesisht nga avokatët dhe kontabilistët. Kështu që është e pamundur që të trajtosh rregullimin e profesionit të këshilltarit fiskal pa marrë në konsideratë se si janë rregulluar profesionet e juristëve dhe kontabilistëve, përmasat me të cilat këto profesione kanë pozita monopol të garantuara për të praktikuar në fushat përkatëse dhe shtrirjen  me të cilën veprimtaritë e këshillimit fiskal konsiderohen ose so praktikë ligjore ose si praktikë kontabiliteti.

Kufijtë mes këshillimit juridik, këshillimit kontabël dhe këshillimit që nuk është as juridik e as kontabël janë në vetvete të paqarta në fushën e taksave. I gjithë këshillimi rreth legjislacionit tatimor mund të konsiderohet si këshillim juridik. Vendet e zhvilluara ndryshojnë nga shkalla me të cilën ata i japin juristëve monopolin mbi kryerjen e këshillimit juridik dhe mënyrën se si e përcaktojnë ato këtë monopol.

Në vendet si Sh.B.A.-të dhe në Francë, të cilët kufizojnë dhënien e këshillimit juridik për avokatët, atje mund të ketë mosmarrëveshje rreth shkallës së shtrirjes me të cilën dhënia e këshillimit juridik nga jo-avokatët është ushtrim i pa autorizuar i praktikës ligjore. NË Gjermani (dhe në vende të tjera me skemë analoge rregullatore), situata është edhe më e komplikuar, sepse në këto vende është krijuar monopoli me ligj si në fushën e praktikës së avokatisë dhe të praktikës së këshilltarëve fiskalë.

Në shumë vende profesionistët që japin shërbimet fiskale gëzojnë privilegje profesionale sipas të cilave dokumentet që u jepen atyre dhe komunikimet me këshilltarin fiskal mund të mos deklarohen në shtet. Komunikimet me avokatët mund të jenë të privilegjuara, por komunikimet e kontabilistëve dhe këshilltarëve fiskalë në përgjithësi nuk janë të privilegjuara. Por edhe jo të gjitha komunikimet e avokatëve janë të privilegjuara, privilegjet shtrihen vetëm për komunikimet konfidenciale për qëllimet e marrjes së ndihmës juridike. Dokumentet financiare që u jepen avokatëve për qëllimet e përgatitjes së deklaratave tatimore mund të mos jenë të privilegjuara sepse ato nuk janë përgatitur nga klienti për qëllimet e komunikimit konfidencial me avokatin.

Profesioni i këshilltarit Fiskal është i rregulluar me akte të veçanta në pothuajse gjithë shtetet e Bashkimit Europian (Austria, Gjermania, Çekia, Polonia, etj.), por edhe ne vendet e zhvilluara industriale dhe anetare te OECD.

Rregullimi i profesionit të këshilltarit fiskal ndryshon nga njëri vend në tjetrin. Por megjithatë mund të identifikohen në përgjithësi tre përqasje.

E para, sipas shembullit të Austrisë, Kinës, Gjermanisë dhe Japonisë vendos një monopol profesional të rregulluar për këshilltarët fiskalë (të ngjashëm me monopolin që gëzojnë avokatët në shumë vende për shërbimet ligjore) që në shumicën e rasteve ndahet me profesionet e tjera të rregulluara të avokatëve dhe kontabilistëve.

E dyta, sipas shembullit të Sh.B.A.-ve, nuk vendos monopol për këshillimin fiskal apo përgatitjen e deklaratave tatimore, por kufizon një sërë veprimtarish përfaqësimi për profesionistë të liçensuar dhe anëtarëve të profesioneve të tjera të rregulluara dhe përfshin një kuadër rregullator të mirë-zhvilluar.

E treta, është përqasja e vendeve të tjera, e cila përfshin një sistem pothuaj të parregulluar të profesionit të këshilltarëve fiskalë, por që bashkë-ekziston me profesionet e tjera të rregulluara e të parregulluara, si ai i avokatëve.

Bashkimi Europian, në kuadrin e proceseve integruese të vendit tonë në BE, ka kërkuar nga Qeveria Shqiptare që të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për rregullimin e këtij profesioni.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: