Investimi bankar në Shqipëri – Fondet e Investimeve

Investimi bankar në Shqipëri – Fondet e Investimeve

Investimi bankar ashtu si në gjithë botën edhe në Shqipëri konsiderohet si një aktivitet në fushën e investimeve. Një bankë investimi është zakonisht një kompani private që ofron shërbime të ndryshme financiare dhe shërbime të tjera për individë, korporata dhe institucione, të tilla si: krijimi i kapitalit financiar duke vepruar si agjent i klientit në lëshimin e letrave me vlerë (bono korporative).

Për të realizuar një investim bankar duhet të krijohet si fillim, si person juridik ose bashkim i posaçëm i aseteve të disa investitorëve individë.

Format e përhapura dhe funksionale në Shqipëri janë:

Fond Investimi, që është aktivitet me pjesëmarrje të hapur, i krijuar në bazë të një kontrate, nëpërmjet ofertës publike të kuotave, dhe

Shoqëri Investimi, që është aktivitet me pjesëmarrje të mbyllur, e themeluar si shoqëri aksionare, në bazë të legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë, e cila mund të jetë me ofertë publike ose me ofertë private dhe veprimi i vetëm tregtar i së cilës është kryerja e investimeve.

Më pranë realitetit të prekshëm të viteve të fundit është praktika e Fondit të Investimit.

Fondi fillon së funksionuari, pasi regjistrohet në QKB, në formën juridike si më lart dhe pas aplikimit tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) duhet të marrë vendimin e aprovimit nga Bordi i AMF për hapjen e Fondit, që të konsiderohet se është pjesë e tregut. Fondi krijohet zakonisht për një afat të pacaktuar.

Fondet e Investimit janë një grumbullim asetesh financiare ose parash në gjuhën e përditshme, të cilat menaxhohen nga një shoqëri e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) me objektivin parësor për t’i investuar këto para për të prodhuar fitim për investitorët.

Të gjitha këto para së bashku formojnë asetet e fondit, të cilat pastaj investohen në tregjet financiare në vend ose jashtë, në bono, obligacione dhe instrumente të tjera financiare.

Kuotat në Fond janë të emetuara në lekë. Shuma minimale e investimit në Fond është 1.000 lekë. Kjo shumë mund të rritet me një vlerë e cila është minimalisht 1.000 lekë. Çdo blerje apo shlyerje kuotash në Fond bëhet në lekë. Në rastin kur ligjet dhe rregulloret në zbatim të tyre, aktualisht në fuqi, do të ndryshojnë, Fondi vendos që blerja dhe shlyerja e kuotave mund të kryhet në një monedhë tjetër pas miratimit paraprak nga AMF.

Fondet përfaqësojnë një alternativë investimi në vend të depozitave me afat, dhe ata synojnë që përmes një portofoli instrumentesh, të prodhojnë një kthim më të lartë. Fondi i parë në vend, Raiffeisen Prestigj, u hap në mars të vitit 2012 dhe aktualisht administron rreth 420 milionë euro asete.

Çdo fond investon në përputhje me objektivin e tij të investimit, i cili shprehet në prospektin e fondit. P.sh. Fondi Prestigj (Credins Bank) është krijuar për investitorët që kanë kursime në lek dhe investon në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare në tregun vendas. Duke kombinuar instrumente me maturitete të ndryshme, fondi synon të japë kthim më të lartë se depozitat me afat.

Ndërsa Raiffeisen Invest Euro (Fondi i vetëm në Euro) është krijuar për investitorët që kanë kursime në euro dhe investon në bono dhe obligacione të emetuara në euro, si në tregun vendas nga qeveria shqiptare, ashtu dhe tregjet evropiane në bono dhe obligacione të emetuara nga qeveritë dhe korporatat më të mëdha evropiane.

Te fondi ka mundësi çdo individ apo institucion të investojë paratë e tij, të cilat janë nën administrimin e fondit dhe zakonisht në Fond hyjnë ata investitorë, që guxojnë një normë kthimi të parasë më të lartë se depozitat bankare. Investitorët zgjedhin fondin që përshtatet me tolerancën e tyre për rrezikun financiar. Investitorët në fond janë të ekspozuar ndaj rrezikut që mbartin asetet në fond.

Investimi në Fond nuk konsiderohet si depozitë bankare, dhe si i tillë nuk sigurohet nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave.

Tregu aktual i investimit bankar në Shqipëri

Aktualisht në tregun e Fondeve të Investimeve ushtrojnë aktivitetin e tyre tre fonde investimi:

  • Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj”,
  • Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro” dhe
  • Fondi i Investimeve “Credins Premium”.

Numri i investitorëve që kanë investuar në Fondet e Investimit është mbi 32 mijë. 

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: