Gjithçka është ekonomi dhe kjo vlen mbi politikën

economy over politics

Gjithçka është ekonomi dhe kjo vlen mbi politikën

Aktualisht, kur ndryshimet në të gjitha fushat janë përshpejtuar, zhvillimi efektiv novativ i ekonomisë kombëtare kërkon përdorimin e mekanizmave novatorë për menaxhimin e ekonomisë dhe rajoneve që kontribuojnë në një qëndrueshmëri të rritjes ekonomike, ku është e rëndësishme të kuptohet dhe përdoret ndikimi i ndërsjellë i faktorëve mbi njëri -tjetrin dhe në zhvillimin e përgjithshëm.
Por, Ne tash sa vite vijojmë të jetojmë me:
– praninë e infrastrukturës ende të dobët,
– mundësi të ndryshme, por të pakoordinuara drejt rritjes ekonomike konkurruese dhe të qëndrueshme,
– mungesë të shfrytëzimit të plotë të mundësive që ofrojnë burimet e vendit,
– mungesë të rishpërndarjes së saktë të burimeve natyrore,
– qëndrueshmëri kokëfortë t ë administrimit të keq dhe, në veçanti,
– klientelizëm politik në rritje dhe korrupsion sistemik duke ecur drejt kronizmit.
Këto janë më së shumti problemet sistemike dhe sfidat strukturore (por jo shteruese), që pengojnë një konvergjencë më të shpejtë ndaj ecurisë ekonomike më të zhvilluar dhe që e bën vendin tonë më të prekshëm nga varësia e huaj.
Gjithçka është ekonomi!
Nëse Ne shqiptarët pas 30 vitesh ekonomie tregu do të kishim mirëqenien ekonomike të krahasueshme me vende që e kanë këtë mirëqenie të krijuar tashmë (vende si Estonia, Letonia, Sllovenia), atëherë ne do të kishim një tjetër vend dhe pozicion në renditjen, që e meriton një vend me potencialet e aseteve nëntokësore dhe mbitokësore si Shqipëria.
Mirëpo, kur nuk materializohen mekanizmat e përgjegjësisë politike, ekonomike, sociale dhe kulturore nuk bëhet asgjë më shumë se sa fakti që burimet mund të shfrytëzohen për pasurimin personal të elitës që ka lidhje me to, ku përfitimet mund të rishpërndahen në rrethin e kufizuar të familjeve të tyre, si dhe rrethit më të afërt me ta.

Mungesa e investimeve të mjaftueshme ndër vite paraqet një problem për taksapaguesit, që është vështirë të zgjidhet dhe nuk mjafton edhe nëse adresohet, si nga media investigative, por edhe nga shoqëria civile e angazhuar sepse mbetet gjithmonë, mundësia për ta lënë fajin te trashëgimnia e mëparshme. Por, në fakt ndër dobësitë ekonomike verehen mga varesia qe ka ekonomia nga programet e pazhvilluara.

Edhe pse në 15 vite e fundit ka patur një volum financimi buxhetor afër 4 miliard Euro ne kemi ende një infrastrukturë të dobët dhe të pazhvilluar sipas standarteve bashkekohore dhe ne funksion të konektivitetit. P.sh. më e pakta që ndodh në rastin e aktivizimit të buxhetit ndaj zhvillimit të infrastrukturës rrugore dhe më gjerë është se ato tashmë kushtojnë me kostot që mbartin brenda tyre edhe çmimin e korrupsionit. Kjo kosto me gjithë se mund të provohet se përfshin brenda edhe korrupsionin gjithsesi do të vijojë të jetë me çmimet e aprovuara, pasi këto kosto ndodhin të jenë reale vetëm në juridiksione ku llogaridhënia është në plan të dytë për qeverinë dhe politikën në përgjithësi.

P.sh. shumica e këtyre rrugëve vazhdojnë të jenë ende problematike gjatë stinëve të lagështa dhe ne vijojmë të jemi të njëjtët votuesë që presim që të ndodhi mrekullia ekonomike, kur në fakt ajo ka ndodhur për një pjesë që nuk kalon 1% të popullsisë, por ne, votuesit nuk e kemi kuptuar. Kjo ka pasoja të qarta dhe të rëndësishme për lëvizshmërinë e qytetarëve, si dhe për aksesin e tyre në tregjet e punës, kudo që ekzistojnë dhe në infrastrukturën tjetër kritike, siç janë spitalet, shkollat.
Në fakt, Shqipëria ka probleme lidhur me modelimin e ekonomisë dhe konkurueshmërinë e saj, me korrupsionin dhe adresimin e tij, me informalitetin dhe minimizimin e tij, me administrimin fiskal dhe vizionin e tij.
Problemet sistemike kërkojnë zgjidhje sistemike!
Nëse ju po e lexoni këtë, ka shumë mundësi që ju tashmë e dini se ne po përballemi me një krizë të thellë që nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, Kosovë apo edhe më gjerë vetëm nga arsyeja e pandemisë, fatkeqësive natyrore apo luftrave rajonale.
Kjo është një krizë sistemi, që përfshin pothuajse të gjitha aspektet e jetës kombëtare brenda kontekstit ndërkombëtar.
Por Ne (jo vetëm ne votuesit) DUHET TË PRANOJMË se jemi të rrethuar prej shumë kohësh nga dështime tragjike – sociale, ekonomike, politike dhe mjedisore. Interesi kombëtar sugjeron se, përveç njohjes së shkallës së sfidave me të cilat përballemi, ne duhet dhe nevojitet të jemi të interesuar të zbulojmë se si mund t’i trajtojmë ato.
Nëse analizojmë treguesit makroekonomikë, por edhe ato socialë mund të arrijmë lehtësisht në përfundimin se problemet tona më të mëdha, përfshirë edhe ato kombëtare janë të rrënjosura thellë në sistemin tonë themelor politiko-ekonomik. Puna e derisotshme për të mundësuar ndryshime që bëjnë dallimin për të dalë nga situata aktuale, sado të vlefshme duket se nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme duke ju referuar modelit aktual të të bërit politikë dhe ekonomi.
Sistemi ynë aktual thjesht nuk është i programuar për të siguruar mirëqenien e njerëzve, vendit dhe natyrës. Prioritetet në pamje të parë duket se janë rritja e PBB -së, fitimet e bizneseve, si dhe rritja e vlerës së shtuar të ekonomisë, por në dukje këto janë vetëm objektiva që përfshijnë panoramë të kufizuar dhe aspak vizionare për modelin e ekonomisë.
Në kete kontekst, nuk duhet te pranojme logjiken e propagandes se qeverise qe ekonomia jonë të krahasohet me vetveten (vit me vit. Tremujor me tremujor) dhe me periudhen kur ka qeverisur kundershtari politik.
Krahasimi dhe konkurenca e munmguar politike lidhet nese rezultatet e punes maten me vizionin dhe objektivat që duhen për të qenë konkurruese në raport me vendet fqinje dhe me vendet e evropiane. Tashmë, Shqipëria duhet të kishte arritur të ishte konkurruese në rajon, për sa kohë që nuk ka më izolim nga sistemi politik. Por, vullneti i korruptuar nuk e mundëson.
Lajmi i mirë është se ekonomia dhe qeverisja nuk e fillon asnjehere nga zeroja, thene kjo edhe pas vitit 2021.
Tashmë ekzistojnë shembuj konkretë të shkëputur, si dhe politika zhvillimore/strategji sektoriale, se si mund të arrihet qëllimi për një të ardhme financiare të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Këto përfshijnë si modelimin e tranzicionit të ekonomisë me ndikim në shumë nivele të shoqërisë, duke përfshirë, por po ashtu edhe në projektet që vlejnë për shfrytëzimin e pasurive mbitokësore në funksion të komunitetit më të gjerë dhe përdoruesve të zonës.
Forma bashkëpronësie ne ato pak projekte, ku qytetaret kane qene realisht pjesemarres jo vetëm që do të injektojnë një demokraci shumë të nevojshme në sistemin tonë, por gjithashtu mund të kontribuojnë në rigjallërimin social dhe ekonomik. Ky fakt tashmë duhet pranuar, për sa kohë në 30 vite nuk funksionoi zhvillimi i orientimit te ekonomise nga lart-poshte bazuar mbi qasje individuale dhe zonale.
Edhe pse duket si shumë e avancuar për mentalitetin tonë, ne duhet të sjellim të ardhmen në të tashmen, duke filluar nga komunitetet tona.
Natyrshëm, si dhe me një siguri të qëndrueshme për vijimësinë mundet, që përmbushja e sfidës së zhvillimit do të kërkojë ndryshime të thella, aq më shumë sistemike. Përderisa ende përparësitë reale të shoqërisë shqiptare mbeten rritja e PBB -së, gjenerimi i fitimeve të bizneseve, rritja e të ardhurave të atyre që tashmë kanë më shumë dhe duan më shumë, si dhe mbështetja e stilit të jetës sonë konsumatore, ku secili duhet të gjejë vetveten, adresimi i përçarjeve shumëdimensionale në të njëjtën kohë do të ishte si të përpiqesh të duash të ecësh më shpejt se sa mund të lëvizësh në një shkallë lëvizëse. Të folurit për lidhje të tilla do të ndihmojë në përfshirjen e debatit rreth natyrës sistemike të krizës, e cila është një nga qëllimet kryesore të diskutimit tonë.

Gjatë muajve të ardhshme, Ne (Qeveria, Opozita, Shoqëria civile, Shoqatat e biznesit, Sindikatat, Organizatat e ndryshme, bashkësia fetare, individët, bizneset) duhet të synojmë të nisim një eksplorim rigoroz të zgjidhjeve dhe të ndajmë gjetjet tona përmes transprencës së domosdoshme, raporteve të publikuara, dokumenteve të punës dhe angazhimit interaktiv të shoqërisë civile dhe oraganizatave të bizesit dhe më gjerë. Ne gjithashtu duhet të mbajmë gjallë debatin për këto tema, të zhvillojmë dhe përhapim idetë dhe të sigurojmë platforma të tjera ku njerëzit mund të angazhohen.

Gjithshka është ekonomi dhe kjo vlen mbi politikën pasi ato ndërveprojnë me njëri – tjetrën. Njerëzit do t’i bashkohen këtij debati në pika të ndryshme dhe do të vijnë me shumë perspektiva dhe përvoja të ndryshme.
Përpjekjet tona do të kërkojnë bashkëpunim me komunitetin tashmë të angazhuar në një gamë të gjerë pune plotësuese, për të cilën dyshojmë se do të përfshijë shumë prej jush që e lexojnë këtë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: