Forcimi i administrimit të TVSH-së

Forcimi i administrimit të TVSH-së

Një deklaratë që mund të bëhet me siguri për ndonjë vend në zhvillim si Shqipëria, Maqedonia apo Serbia është se administratat e tyre tatimore duhet të përmirësohen.

Në këtë rekomandim ka shumë urtësi konvencionale brenda tij, por në fakt ai fsheh disa të vërteta më të thella. Një e vërtetë në lidhje me TVSH-në është se shumë vende nuk i plotësojnë parakushtet e nevojshme për të drejtuar një sistem të mirë të vetë-vlerësimit. Përveç kësaj, shkalla e politikë bërjes dhe madje edhe mbështetja publike për të përmirësuar administrimin e TVSH rrallë ekziston.

Disa biznese të mëdha, që përbëjnë shumicën e të ardhurave nga TVSH mund të mbështesin masat për të zgjeruar peshën e tatimit për konkurrentët e tyre relativisht të pataksuar në sektorin informal. Por, realisht ata reagojnë negativisht për ndonjë masë që miratohet për forcimin e sistemit, pasi ajo konsiderohet se rëndon barrën që mbahet de facto nga ata. Bizneset e vogla, të cilat janë futur në rrjetën e sistemit dhe kanë ngecur aty ankohen si për mungesën e konkurencës së ndershme duke ju referuar bizneseve të ngjashme me ta dhe të pataksuar. Madje, shpesh ata ankohen për mungesë barazie dhe drejtësie në trajtimin tatimor duke kërkuar uljen e kostove të larta të pajtueshmërisë për përbushjen e detyrimeve të TVSH-së.

Ata që janë jashtë rrjetës së sistemit të TVSH-së zakonisht janë të kënaqur me statusin e tyre dhe nuk ndihen. Publiku në përgjithësi nuk mund të kujdeset për problemet e administratës tatimore. Shpesh, TVSH ka një emër të keq si një tatim i padrejtë dhe çdo gjë që bën qeveria për të përmirësuar sistemin mund të shihet nga bizneset se po bëhet për njerëzit dhe jo për ta.

Kushtet për përmirësimin e administrimit të TVSH-së janë deri tani janë larg nga të qenët të përshtatshme.

Por, kujt i referohet ky qëndrim?

Është e vërtetë, se nuk ka formulë magjike për krijimin e mbështetjes publike për administrimin më të mirë të taksave. NË një nivel bazë, ajo që me të vërtetë është e nevojshme i takon forcimit të legjitimitetit të shtetit. Kudo ku mund të shikosh ky nuk është një proces që ndodh brenda natës.

Megjithatë, ka disa përvoja premtuese në mbarë botën dhe disa mënyra të realizueshme, në të cilat puna kritike dhe e vështirë e mbledhjes së të ardhurave publike të duhura mund të përmirësohet nga brenda.

Krijimi dhe zhvillimi i një administrate tatimore moderne është gjithmonë dhe kudo detyrë e vështirë dhe kohë-konsumuese. U deshën shekuj për vendet perëndimore për të shkuar aty ku janë sot dhe aty ku ata janë sot është një gjendje nirvana fiskale.

Përmirësimet gjithsesi nuk duhet të ndodhin me ritmet kohore të vendeve si më lart. Përvoja e disa vende, të tilla si Kili, tregojnë se, kur kushtet politike janë në rregull dhe ekziston vullneti për të kryer ndryshime serioze, procesi i vënies së një administrate në një standart më të mirë tatimor mund të realizohet në një dekadë apo pak më shumë.

Për fat të keq, shumë vende filluan sistemet e tyre moderne tatimore me një trashëgimi jopremtuese të marrëdhënieve shtet-privat, me punonjës dhe drejtuesë pothuajse të patrajnuar, dhe në një mjedis shumë të vështirë politik dhe ekonomik. Ky ambjent politik dhe ekonomik nuk lë shumë hapësirë për t’u habitur, por lë shijen e një projekti të papërfunduar duke kuptuar se ka ende shumë për të bërë.

Për më tepër, të gjitha zhvillimet e ndodhura shumë shpesh gjatë gjithë këtyre viteve e kanë bërë detyrën e modernizimit të administratës tatimore të përballet me çështjet e vështira të motivimit, kompetencës dhe organizimit, si dhe të korrupsionit. MË të vështira janë bërë përpjekjet nëse llogaritim edhe mungesën e mbështetjes të vazhdueshme nga liderët politikë, ndryshimet e vazhdueshme në legjislacionin tatimor, problemet themelore me sistemin ligjor dhe gjyqësor, nivelin e shpejtë të zhvendosjes dhe ndryshimit të strukturës së sektorit privat dhe kështu me radhë.

Megjithatë, ka gjithmonë gjëra që mund të bëhen për të përmirësuar administrimin e TVSH-së.

Një çështje e qartë, por e neglizhuar padrejtësisht, për shembull, është se administrata e mirë kërkon themele serioze analitike të bazuara në informacionin e shëndoshë dhe analiza inteligjente. Praktikisht pa përjashtim, ndryshim të madh dhe përmirësim në politikat tatimore dhe administrim në çdo vend kërkon një themel të fortë analitik, në formën e një qasje më sistematike për të grumbulluar dhe analizuar të dhënat.

Natyrshëm që në këtë drejtim nevojiten edhe kapacitete drejtuese sa më afër profesionalizmit. Një menaxher i një administrate të mirë duhet ta kuptojë një problem për ta zgjidhur atë. Aftësia e drejtimit është të identifikojë madhësinë dhe natyrën e problemeve me kujdesin më të madh të mundshëm.

Administratat tatimore në të gjitha vendet veprojnë në kuadër të kufizimeve të forta të buxhetit për të marrë më shumë nga ajo që ata kanë nevojë duhet që të jenë inteligjentë në shpërndarjen e burimeve me efikasitetin më të madh të mundshëm.

Efikasiteti nuk është një luks në vende si Shqipëria dhe vendet fqinje me të. Ai është një mjet thelbësor në luftën për t’u bërë qytetarë më të pasur se më parë. Për të administruar një TVSH efikase është e nevojshme jo vetëm të vlerësohet boshllëku i TVSH-së, por edhe të mbushet ai boshllëk, si nga sektorët e ekonomisë (energji, bujqësi, shërbime, etj.) dhe nga natyra e problemit (mos regjistrimet, mos deklarimet, nën raportimi i shitjeve, mbi raportimi i blerjeve, mos pagesa, etj.).

Pasi madhësia relative e problemeve të ndryshme me të cilat përballet administrata e TVSH kuptohet më mirë, hapi i parë dhe më i lehtë është për të ndryshuar ligjin me synimin për të reduktuar qëllimin e këtyre problemeve sa më shumë të jetë e mundur, madje edhe në kurriz të shkeljes së pastërtisë konceptuale dhe logjikës ekonomike. Shembuj janë sugjerimet për përjashtimi i bujqësisë dhe rritjen e pragut. Megjithatë, disa probleme të TVSH mund të zgjidhen me masa kufizuese mbetet fakti që gjithë përjashtimet dhe rregullat e veçanta duhen testuar dhe analizuar sipas kushteve konkrete ekonomike dhe pritshmërisë së ekonomisë dhe tregut për të ardhmen.

Në qoftë se studimet bëhen mbi baza të industrisë (si ato duhet të jenë ne fakt), ato mund të ndihmojnë për të vendosur normat e industrisë (si p.sh., nivelet e kërkesës për rimbursim), shmangie të cilat duhet të sjellin shqyrtim të mëtejshëm të firmave të tilla. Informacioni krahasues i këtij lloji është thelbësor në përcaktimin profilin e rrezikut (në lidhje me mos pajtueshmërinë) të tatimpaguesve, të cilët janë të madhësive të ndryshme, veprojnë në linja të ndryshme të biznesit dhe kanë modele të ndryshme të veprimtarisë në lidhje me rëndësinë për TVSH.

Tatimpaguesit që kanë biznese të qëndrueshme, të mirë strukturuara me të dhëna të sakta dhe të plota sipas kërkesave të pajtueshmërisë tatimore ka shumë më pak gjasa të kenë qëndrim diskriminues ndaj bizneseve të reja, apo ato që nuk kanë një mbajtje të mirë të regjistrave sipas kërkesave të pajtueshmërisë.

Nga ana tjetër, është e rëndësishme që të mos imponohen barriera te panevojshme dhe të paarsyeshme për bizneset e reja thjesht sepse ato janë të reja edhe pse duhet pranuar se çdo biznes i ri është padyshim një faktor rreziku nga pikëpamja fiskale.

Edhe në vende, në të cilat të dhëna të detajuara të TVSH-së janë në dispozicion në një formë të kuptueshme, dy karakteristika janë të dukshme. Së pari, përpjekje të konsiderueshme në përgjithësi janë të nevojshme për të vënë të dhëna të tilla për qëllime të dobishme, qoftë për të analizuar dhe për të përmirësuar efektet e strukturës së TVSH-së, po ashtu edhe për të monitoruar dhe për të përmirësuar administrimin e TVSH-së. Së dyti, disa vende në zhvillim apo në tranzicion kanë burime apo, me sa duket, dëshirën për të bërë një përpjekje të tillë.

Administrata tatimore duhet të ketë një monitorim të fortë në tendencat dhe ndryshimet në sjelljen e taksapaguesve për të qenë në gjendje të ndajë burimet administrative në mënyrë efektive dhe për të zhvilluar strategji të përshtatshme të auditimit. Mbledhja e të dhënave dhe kapaciteti analitik janë në mënyrë të qartë të domosdoshme për ta bërë këtë.

Një arsye mund të jetë se drejtuesit e administratës tatimore i japin prioritet të lartë nevojave të tjera që u duken më të ngutshme, të tilla si: veprime që kanë të bëjnë me çështjet në lidhje me tatimpaguesit në veçanti apo përfshirjen në hartimin e politikave. Administratorët e mirë mund të kenë kontribut të dobishëm, madje edhe kontribut esencial në hartimin e politikave.

Por ata nuk duhet të kenë përgjegjësinë kryesore për hartimin e politikave. Kjo nuk është puna e tyre. Po ashtu nuk duhet që menaxherët të përfshihen në çështje specifike të tatimpaguesve. Detyra e tyre është për të ngritur sistemin e saktë, duke përfshirë mekanizmat e duhur të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, pa qenë të përfshirë në raste të veçanta.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: