Faktorët ndikuesë për pajtueshmërinë e bizneseve dhe nevoja e liberalizimit të politikëbërjes

Faktorët ndikuesë për pajtueshmërinë e bizneseve dhe nevoja e liberalizimit të politikëbërjes

Katër faktorët që përmblidhen si ndikuesit kryesorë në pajtueshmërinë e tatimpaguesve për zbatimin e ligjit janë 1) faktorët ekonomikë (normat e taksave, kontrollet tatimore dhe perceptimet e shpenzimeve qeveritare); 2) faktorët institucionalë (roli i organit tatimor, thjeshtësia e deklaratave tatimore dhe administrimi dhe probabiliteti i zbulimit); 3) faktorët socialë (etika dhe qëndrimi, perceptimet e barazisë dhe drejtësisë së sistemit tatimor, ndryshimet ligjore); 4) faktorët individual (penalitetet, shtërngimet financiare, edukimi tatimor).

E ndërsa përmendim pajtueshmërinë si një element kryesor përbërës i politikës tatimore, kuptohet që lidhja midis pajtueshmërisë dhe ndikimit të 4 faktorëve të përmbledhur duket në bazën tatimore dhe si rrjedhojë pagesën e detyrimeve të drejta me kosto më të ulët buxhetore.

Në fakt duket se nga 4 faktorët më lart, ndikimi ka qenë po ashtu i madh nga secili prej tyre, ku e vetmja lehtësi në këtë dekadë të fundit është vetëm në drejtim të thjeshtimit të deklaratave, të cilat natyrisht që kanë ardhur nga ndërveprimi midis administratës, këshilltarëve të bizneseve si dhe rekomandimeve të organizatave të huaja dhe vendase.

Po ashtu në aspektin e edukimit tatimor ka patur një ndikim konstant dhe pa regres lidhur me mënyrën se si është orientuar dhe adresuar ndaj grupeve të bizneseve, me një ndikim gjithsesi ende të pamatshëm, për arsye të ndikimit jo pozitiv nga faktorët e tjerë, si më lart.

Nga të dhënat zyrtare si më poshtë, shihet se numri gjithsej i bizneseve në 10 vitet e fundit (2013 -2023) është rritur me 11.5% (14.595 biznese më shumë). Kjo sasi e bizneseve llogaritet si një zgjerim i bazës tatimore mesatarisht me 1.460 biznese më shumë për çdo vit. Nëse llogaritim se peshën kryesore e mbajnë bizneset e vogla, shihet se ekonomia në tërësi ka një rritje jo drejt forcimit të konkurueshmërisë, por drejt ruajtjes së një status quo të vetëpunësimeve, që vijnë si nga ndikimet për të siguruar jetesën, po ashtu edhe për të krijuar të ardhura në nivel familjar.

Nga krahasimi i të dhënave të regjistrit të tatimpaguesve për vitin 2013 dhe 2023, sipas xhiros vjetore shihet se në vitin 2013 kategoria e bizneseve të vetëpunësuara apo edhe ata që operojnë me një nivel punonjësish nga 1-4  janë mbizotëruese edhe pas 10 vitesh.

2013mln. Leke
NumriXhiroPesha ndaj totalit
115,9710-591.5%
1,6435-81.3%
8,2478-146.5%
844> 140.7%
126,705100.0%

 

2023mln. Leke
NumriXhiroPesha ndaj totalit
105,2930-574.5%
13,2815-89.4%
8,0108-145.7%
14,716> 1410.4%
141,300100.0%

Në vitin 2013, pesha e tyre në totalin e bizneseve të regjistruara ishte 91.5% dhe 10 vite më vonë është 74.5%, me një rënie prej 17%.

Pakësimi i numrit të bizneseve të të vetëpunësuarve në 10 vite shihet se është zhvendosur drejt kategorisë së bizneseve të vogla me një rritje të bazës së tyre me 8.1% (11.638 biznese).

Po ashtu ka një ulje të lehtë numrit të bizneseve me qarkullim 8 milion – 14 milionë lekë në vit (0.8% më pak).

Kategoria e bizneseve me qarkullim mbi 14 milion lekë në vit (bizneset e mesme dhe të mëdha) kanë një rritje të numrit me 13.028 biznese më shumë (9% më shumë).

2023 vs. 2013mln. Leke
NumriXhiroNdryshimi
-10,6780-5-17.0%
11,6385-88.1%
-2378-14-0.8%
13,872> 149.7%
Gjithsej11.5%

Shpërndarja e strukturës së bizneseve sipas xhiros vjetore tregon qartë panoramën e ecurisë së ekonomisë në Shqipëri dhe produktin që kanë dhënë politikat fiskale dhe rregullatore, si ndikuesë direkt në ambjentin e të bërit biznes.

Nëse nisemi nga faktorët ndikuesë në pajtueshmërinë tatimore, ashtu si janë renditur në fillim të analizës duket se faktorët ekonomikë në lidhje me pajtueshmërinë tatimore janë ndikuar nga kostot dhe përfitimet si një kundër reagim ndaj politikave të ndërmarra (normat tatimore me ndryshime të shpeshta, efekti i administrimit tatimor dhe besimi te shpërndarja e shpenzimeve).

Taksapaguesit shqiptarë janë shmangës ekonomikë racionalë dhe duket se kanë vlerësuar kostot dhe përfitimet së pari të evazionit.

Sipas Draft Strategjisë afatmesme të të ardhurave tatimore 2024 – 2027 “…vlera e të ardhurave të munguara si rezultat i evazionit, përjashtimeve, zbatimit të normave të reduktuara, të quajtura ndryshe “shpenzime tatimore”, për vitin 2022 llogaritet rreth 101,68 miliardë lekë ose 4.76 % e Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. Rreth 82,6% e “shpenzimeve tatimore” rrjedhin nga përjashtimet, aplikimi i shkallëve të reduktuara dhe kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-së.”

Politika e zbatuar në uljen e forcës kontrolluese dhe forcimit të rolit të edukimit (politikë e mangët) dhe e shoqëruar nga një politikë elektorale e përjashtimeve dhe lehtësirave tatimore ka një ndikim negativ në evazionin fiskal, pasi niveli i tij edhe pas 10 vitesh nuk është ulur. E gjitha kjo qasje e vullnetit politik të shtrembër karshi evazionit shihet se ka dhënë efekte negative jo vetëm në të ardhurat tatimore, por edhe në edukimin dhe forcimin e shtetit ligjor dhe në minimizimin e korrupsionit.

Nga ky këndvështrim dhe në dritën e llogaritjeve në 5 vitet e fundit shihet se të ardhurat e munguara tatimore janë rritur[1] në nivelin sa 5.3% e PBB-së në vitin 2023 apo 4%  e PBB-së më shumë se 5 vite më parë.

Në një ambjent me evazion të lartë duhej zbatuar e kundërta e politikës së administrimit që është orientuar në vend. Frekuenca dhe përpikëria e kontrolleve nxisin tatimpaguesit që të jenë më të kujdesshëm në plotësimin e deklaratave të tyre tatimore, duke raportuar të gjitha të ardhurat dhe duke kërkuar zbritjet e sakta për të konstatuar detyrimin e tyre tatimor. Në të kundërt, tatimpaguesit që nuk kontrollohen (kurrë ose pak) tundohen të raportojnë të ardhurat e tyre aktuale dhe të paguajnë më pak tatime dhe detyrimet që rrjedhin nga aktiviteti i tyre.

Në këtë kontekst, tatimpaguesit dhe veçanërisht ata që paguajnë shuma të larta taksash e tatimesh janë të ndjeshëm ndaj faktit, se si qeveria i shpenzon paratë e tyre. Nëse qeveria do ti shpenzojë me mençuri të ardhurat kombëtare, për shembull, për sektorët bazë, si arsimi, shëndeti, siguria dhe transporti publik, atëherë pajtueshmëria vullnetare për pagimin e tatimeve rritet duke disfavorizuar evazionin dhe korrupsionin. Në të kundërt, nëse taksapaguesit perceptojnë se qeveria po shpenzon shumë për diçka që konsiderohet e panevojshme ose e padobishme për ta, atëherë taksapaguesit do të ndihen të tradhtuar dhe do të përpiqen të shmangin në maksimum pagesat që u përkasin.

Situata aktuale duket se përafron më së shumti me momentin e një rënie të besimit në rishpërndarjen e taksave dhe tatimeve, sipas interesit të përgjithshëm të tyre.

Në kuptimin e faktorëve institucionalë, roli i administrimit tatimor është padyshim një faktor i ndërlidhur pikërisht me pozicionimin e qeverisë në funksion të zbatimit të politikës dhe vizionit të saj me sa më pak humbje nga kjo ndërlidhje.

Në fakt, administrata tatimore nuk ka arritur dot objektivat e miratuara për zvogëlimin e hendekut të pajtueshmërisë në lidhje me TVSH-në, uljen e pagesave me para në dorë në ekonomi, kontrollin e pasurive të pajustifikuara, zvogëlimin e shmangieve tatimore, reduktimin e punës së padeklaruar  dhe të nëndeklarimit të pagës reale.

Në tërësi, administrata ende nuk i ka arritur objektivat që i ka vendosur vetes 10 vite më parë lidhur me reduktimin e kostove të pajtueshmërisë dhe rritjen e sigurisë tatimore dhe besimit tek administrata tatimore, apo thënë ndryshe përmirësimit të cilësisë së shërbimit nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve institucionale të administratës tatimore

Kur shqyrtojmë faktorët socialë, duke e verifikuar sipas një nga parimeve kryesore të dizajnit të sistemit tatimor është barazia ose drejtësia, e cila perceptohet përmes pamjeve tre dimensionale , a) barazia horizontale (njerëzit me të njëjtat grupe të ardhurash ose pasurie duhet të paguajnë të njëjtën sasi taksash), b) barazi vertikale (tatimet e paguara rriten me shumën e bazës tatimore) dhe c) drejtësia e perceptuar e sistemit tatimor.

Në të tre këto parime si më lart, mjafton shembulli i miratimit të ligjit të tatimit mbi të ardhurat, apo ndryshime në ligje të rëndësishme (përjashtimet tatimore) pa një konsultim publik bazuar në analizë, llogaridhënie dhe përgjegjshmëri për të kuptuar se përsëri se politika ka reaguar në mënyrë të gabuar ndaj tatimpaguesve.

Stabiliteti i politikave dhe partia në pushtet luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e sjelljes së evazionit fiskal. Në fakt, fakte të sjella nga investigimet mediatike dhe shoqëria civile kanë treguar se vendimet e qeverisë dhe ndryshimet në politikat fiskale kanë sjellë qëndrime evazioniste duke u përshtatur me situatën politike dhe me një ndikim negative në pajtueshmëri. Për shembull, një lëvizje e pastudiuar e bërë nga qeveria, siç është rritja e përjashtimeve tatimore ka rritur deficitin në të ardhurat dhe nuk ka rritur sipas pritshmërive pajtueshmërinë e tatimpaguesve të përjashtuar.

Në këtë ambjent ekonomik, politik dhe social natyrisht që vendimi për të shmangur ose jo taksave varet shumë nga gjykimi personal i taksapaguesve. Faktorët rrethanorë personalë si kufizimet financiare personale dhe ndërgjegjësimi për gjobat dhe shkeljet kanë një ndikim të rëndësishëm në sjelljen e pajtueshmërisë së tatimpaguesit.

Por, nga ana tjetër zbatimi i ligjeve të reja apo ndryshimet e ligjeve egzistuese, pa u konsultuar dhe dëgjuar përpara vendimeve politike të qeverisë kanë ndikim pasi krijojnë premisa për prishjen e balancave të tregut, kufizimin apo shtrembërimin e lirisë ekonomike.

Nga ajo që ne ofrojnë me analizat tona ku shihen se dalin edhe implikime për qeverinë dhe politikëbërjen duket se njohuritë specifike shpesh nuk u mundësojnë politikëbërësve të kuptojnë më mirë variablat kyçe që lidhen ndjeshëm me pajtueshmërinë tatimore dhe t’u mundësojnë atyre të zbatojnë strategji të përshtatshme për të minimizuar faktorët potencialisht dëmtues.

Dialogu i përhershëm me biznesin për të miratuar kërkesat e drejta të tij, si dhe roli ndikues i gjithë agjentëve të tregut në procesin e vendimarrjes duhet të liberalizohet, pasi ata të përmirësojnë mbledhjen e të ardhurave tatimore të qeverisë dhe influencojnë edhe sjelljen e tatimpaguesve dhe ambjentin e të bërit ekonomi.

[1] https://gted.taxexpenditures.org/country-profile/albania/

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: