Ekspertët tanë propozojnë që projekt ligji i ri për financat vendore të ketë gjithpërfshirje dhe dialog ekspertësh

Ekspertët tanë propozojnë që projekt ligji i ri për financat vendore të ketë gjithpërfshirje dhe dialog ekspertësh

Gjatë monitorimit të procesit te konsultimit publik ne 5 bashki te vendit duket se Buxhetet vendore 2023 përshkruajnë zhvillimet vendore dhe politikën fiskale me të njëjtën frymë si buxheti 2022, ku mbizotëronte optimizmi dhe prezantimi i arritjeve, pa shfaqur edhe krahun tjetër të një qasje kritike, atë të dobësive, të mangësive të performancës dhe të reflektimit të komenteve të shoqërisë civile, si dhe të biznesit & përfaqësuesve të tyre.

Ky është momenti që Ministria e Financave duhet të synojë me ndryshimin në ligjin nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore” për ndryshimin e zëvendësimit të shpenzimeve vjetore të miratuara me shpenzime vjetore faktike në formulën e llogaritjes së përqindjes së vlerës së stokut të detyrimeve të konstatuara dhe të papaguara që njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë ndaj palët e treta.

Ndërkohë, propozimi tjetër lidhur me një shtesë në këtë ligj, që ka për qëllim uljen e masës së detyrimeve të prapambetura që mund të krijojnë njësisë së vetëqeverisjes vendore, pra një tjetër masë për parandalimin dhe zgjidhjen e tyre, duke përdorur fondet e trashëguara nga viti i kaluar nga ekspertët shikohet me një rezervë, pasi edhe aktualisht shlyerja e detyrimeve të prapambetura dhe atyre të reja janë të përcaktuara qartë në detyrat e bashkive, por nuk janë zbatuar.

Arsyet janë të ndryshme, por më së shumti ndryshimi i prioriteteve të buxheteve vendore si dhe mangësitë lidhur me analizën e të ardhurave dhe shpenzimeve, pra menaxhimin financiar është një problematikë e përmendur edhe në auditimet e kryera nga KLSH.

Sipas ekspertëve tanë, disiplina fiskale cenohet nga luhatjet e mëdha në kryerjen e shpenzimeve sipas  funksionit.

Nisur edhe nga përvoja të kaluara, si dhe bazuar mbi kriteret e menaxhimit të rriskut disa rrisqe të identifikuara dhe të vlerësuara (jo shteruese) në parashikimin optimist dhe mosrealizimin e të ardhurave, të tillë si: (a) Mungesa e treguesve te azhornuar nga institucionet per një parashikim realist dhe te dhëna nga sa me shume burime, (b) Mangësi ne analiza specifike dhe llogaritje te kostove lidhur me tarifën e pastrimit per një parashikim realist te te ardhurës per arkëtim, (c) Dixhitalizim jo i plote i sistemit dhe rrisku i menaxhimit te kohës efektive per llogaritjen lidhur me paketat fiskale, (d) Kulture e dobët e bashkëpunimit mes drejtorive brenda Bashkive dhe me ato jashtë saj (QKB, ASHK, DRT), (e) Funksionim jo me kapacitet te plote i Kadastrës Fiskale per taksen e ndërtesës, tokës, etj. Qe mund të aksesohen me lehtësi në raportet e auditimit social të përgatitur nga ekspertët janë pikërisht të nevojshme për tu adresuar për minimizimin e këtyre rrisqeve.

Megjithëse stoku i detyrimeve të prapambetura buxhetore në përgjithësi është duke u pastruar duket se bashkitë kanë në fokus moskrijimin e borxheve të reja. Gjithsesi nuk ka qenë e mundur të parandalohet plotësisht krijimi i detyrimeve të reja Bashkitë duhet të krijojë një qasje të raportimit në sistem për monitorimin e detyrimeve të prapambetura nëpërmjet sistemit të Thesarit.

Menaxhimi i të ardhurave fiskale është në proces të zbatimit të një procesi të strukturuar të vlerësimit të riskut, por funksioni i mbledhjes së borxhit vuan nga dobësi serioze.

Ekspertët shikojnë problem jo thjesht dhe vetëm këto ndryshime ligjore, por nevoja për gjithpërfshirje e gjithë ekspertizës civile, si një oponencë non stop ndaj zhvillimeve të buxhetit vendor, i cili duhet të gjejë përfshirje edhe në akte ligjore, si një kërkesë e shoqërisë civile.

Natyra komplekse e çështjeve të buxhetit për qytetarët dhe mungesa e një analize ballafaquese qytetare me fakte dhe argumente ndaj programeve të Bashkive dhe Qeverisë qendrore kanë nevojë të riformatohen lidhur me orientimin e prioriteteve sipas kërkesës qytetare.

Megjithëse numri i qytetarëve të konsultuar është mjaft i ulët për t’u konsideruar si zëri i qytetarit, duke mos pasur të dhëna të tjera në dispozicion për analizën e buxhetit, përveç faqes online të bashkive (të dhënat online plotësojnë pjesën më të madhe të informacionit për të mundësuar analizën tonë) është nevojë urgjente për më shumë ekspertizë qytetare përtej agjencive shtetërore.

Politika fiskale vendore tani duhet të synojë të taksojë më shumë gjërat që na dëmtojnë më shumë, ose gjërat që duam më pak, si: ndotja dhe mbetjet në mjedis dhe të subvencionojë gjërat që duam më shumë, si: arsimi dhe kërkimi, një ekonomi vendore më e larmishme, e orientuar drejt produktivitetit dhe e bazuar në teknologji dhe aftësi intelektuale.

E gjithë kjo qasje e modifikuar e vullnetit qeverisës në këto momente të konsultimeve për buxhetin duhet të synojë forcimin e llogaridhënies. Nga momenti aktual i formulimit të projekt-buxhetit dhe politikës fiskale bashkëlidhur tij, por edhe në zbatimin e buxhetit duhet që të komunikohet me publikun përmes standarteve të raportimit, me gjuhën e fakteve financiare dhe përputhshmërisë në zbatimin e ligjit. Për këtë qëllim, nevojitet një kalendar dialogimi të buxhetit FAKTIK që duhet të shoqërojë çdo vit projekt-buxhetin, njësoj si paketa fiskale dhe të bëhet pjesë detyruese për tu konsideruar.

Buxhetimi SIPAS QYTETARIT mund të funksionojë mjaft thjesht.

Në vend që Këshilli Bashkiak të vendosë se si të shpenzohen disa milionë Euro nga “paratë e menusë buxhetore” që i ndahen çdo vit secilit prej anëtarëve të komunitetit nga të ardhurat e veta dhe ato të buxhetit të shtetit për arsim, edukim, mbështetje sociale, përmirësime kapitale, nevojitet që:

  • të hapet një proces publik për oponencë publike duke u bërë thirrje ekspertizave të shoqërisë civile dhe organizatave për të llogaritur efektet buxhetore në reflektim të kërkesave qytetare se si mund të shpenzohen paratë publike sipas ndarjes që i destinojnë vetë qytetarët. Pjesa e që nuk përputhet midis kërkesës qytetare dhe projektit të propozuar nga bashkia duhet të jenë temat për diskutim të hapur publik. Kjo qasje është e shëndetshme dhe rikthen besimin qytetar te vendimmarrja vendore dhe ajo qendrore. Kjo quhet gjithpërfshirje e gjithë faktorëve në procesin e hartimit të buxhetit të qytetarëve.
  •  Buxhetimi me pjesëmarrjen e ekspertizës përmendet në vitet e fundit se u jep qytetarëve kontroll real se ku shpenzohet një buxhet, në një mënyrë që pasqyron më mirë pikat e forta, nevojat dhe aspiratat e popullatës dhe mund të jetë më efektive. Por, duke qenë se kuadri ligjor nuk përcakton asnjë detyrim lidhur me këtë nismë, nevojitet që:
  • shoqëria civile duhet të sensibilizojë një proces për ndryshim ligjor të ligjit (a) “Për njoftimin dhe konsultimin publik” dhe (b) “Për financat vendore”, ku monitorimi i qytetarëve të ketë referencën ligjore për një proces të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit, për një rritje të konsistencës së monitorimit të buxhetit, jo vetëm gjatë hartimit të tij, por edhe gjatë zbatimit, si dhe për të shërbyer si një oponencë e pazëvendësueshme në rolin e përgjegjshmërisë qytetare.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: