Ekonomia – Tatimpaguesi – Administrata fiskale

Ekonomia – Tatimpaguesi – Administrata fiskale

E para është ekonomia!

Pas saj vijnë tatimet dhe administrata.

Komentet nuk vlejnë për aq kohe sa nuk kuptohet se pa ekonominë nuk ka as taksa dhe as buxhet. Ekonomia është ambienti ku ndodhin gjithë fenomenet dhe zhvillimet e biznesit shqiptar dhe te huaj.

Po administrata?

Administrata fiskale (Tatime dhe Dogana) si administratë ekskluzive të buxhetit kërkon dhe  një trajtim te veçantë ne dallim me gjithë administratën publike. Trajtimi ndryshe nga ana e qeverise vetëm ul koston e mbledhjes te te ardhurave buxhetore, si dhe fiton një pjese te te ardhurave te parashikuara për shkak te ruajtjes se kompaktësisë përballë botes se biznesit (te ndershëm apo jo), qe ajo ka për detyre ta administroje.

Ne kuadrin e zbatimit te një trajtimi ndryshe te administratës tatimore duhet luftuar për realizimin e përhapjes se transparencës ne veprimet e saj. Kjo transparence fillon me qëllimet e administratës tatimore me rregulla te përcaktuara dhe te deklaruara qe ne fillim te zbatimit te praktikave nëpërmjet përçuesve mediatike. Shpallja e objektivave tatimore për secilën dege e nëndegë te ekonomisë si dhe për secilën zone te vendit për mbledhjen e te ardhurave do te ulte ne mase gjykimet personale te tatimpaguesve dhe do te rriste formën e pagesës se tatimeve vullnetarisht.

Reformimi tatimor kërkon një rikonceptim qe nuk rresht kurrë përgjatë qeverisjes. Ky azhornim i modelit te qeverisjes duhet te orientohet drejt koordinimit te marrëdhënieve ndërmjet qeverise dhe tatimpaguesve ne kuptimin e modelimit dhe ndryshimit te strukturës se ekonomisë.

Suksesi do te vije nëse kërkesat e tatimpaguesve, vullneti i politikes, përgatitja serioze ne forme studimore eksperimentale te drafteve ligjore nga fisku, hidhen ne qarkullim në momentin e vlerësuar si më të përshtatshmin, me veprime te zhdërvjellëta dhe këmbëngulje menaxheriale. Duhet te kthehet prioritet për qeverinë, qe administrata fiskale te vihet ne qendër te reformës.

Te ardhurat personale dhe Tatimpaguesit

Perceptimi publik kërkon te shteti garantimin e te drejtave kushtetuese dhe përmirësimin e cilësisë se jetës. Por, ato nuk janë te mundura qe te realizohen pa kontributin fiskal te gjithsecilit ne buxhetin e shtetit. Në ndryshimin e këtij mentaliteti do te shërbente dhe një riorientim i politikes fiskale për të ardhurat personale. Për te ulur çrregullimet me tatimin mbi te ardhurat personale, reforma për këtë pike duhet te përcaktojë se shuma vjetore e mirëqenies personale ne çdo forme te arritjes se saj dhe ne çdo forme te shfaqjes se kësaj mirëqenie (qofshin aktive te luajtshme apo te paluajtshme) do te jete pjese e tatimit te tyre.

Për te ardhurat fiskale te buxhetit te shtetit, tatimi mbi te ardhurat personale duhet te behet me i rëndësishmi, madje me synimin afatmesëm qe te dale edhe mbi TVSH-ne, nisur nga përhapja e madhe e formave te krijimit te te ardhurave personale si dhe mosaplikimit te tatimeve ne baze te gjere deri me sot mbi këto te ardhura.

Të ardhurat personale janë një matje e sakte e kapacitetit personal për te konsumuar dhe kursyer. Tatimi mbi këto te ardhura personale synon rritjen e te ardhurave fiskale për shtetin dhe shpërndarje te barrës fiskale me efekte depolarizuese ne shoqërinë shqiptare. Megjithëse, matja e potencialit real te te ardhurave personale është një detyre e vështirë për t’u realizuar ne këtë drejtim mund te gjenden pika standarte për ngushtimin e mundësive te fshehjes se tij. Gjendja e mallrave, amortizimet e ligjshme dhe përpjesëtimet midis biznesit dhe shpenzimeve te konsumit personal zakonisht luajnë një rol parësor ne matjen e kujdesshme te te ardhurave personale.

Por, bazuar te të ardhurat tatimore nga TVSH-ja vlen te thuhet se dhe në këtë drejtim duhet një qasje evolutive e administrimit të bazës së taksave. Nisur nga lidhja e ngushtë qe kane llojet e tatimeve me njeri-tjetrin duhet pare edhe tërheqja dhe shtytja qe kane ato mes tyre. Kjo është ngushtësisht e lidhur gjithashtu dhe me vendin dhe kohen e realizimit te te ardhurave tatimore. Ndjekja e këtyre te ardhurave ne kohen e duhur kur ato krijohen do te çonte në mbledhje te tyre me kosto relativisht të ulët dhe delegimin e funksioneve të bashkëpunimit dhe vetëkontrollit direkt te tatimpaguesi.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: