Efektet e reformës Tatimore
Analiza e reformës tatimore mund të ndahet konceptualisht në dy pjesë të dallueshme:
- Se si ndryshimet e taksave ndikojnë zgjedhjet individuale apo të kompanive në lidhje me nivelin e punës, kursimit, dhe investimeve, si dhe;
- Se si ndryshimet ndikojnë në të gjithë sektorët e ekonomisë.
Lim Rogers konstaton se një zhvendosje e modelit neutral të tatimit të të ardhurave drejt një tatimi të sheshtë mbi të
ardhurat pa shpenzime te zbritshme, pa përjashtime, do të rriste madhësinë afatgjatë të ekonomisë nga 1.8 deri 3.8 për qind, e varur nga supozimet në lidhje me elasticitetin përkatës të sjelljes.
Auerbach et al., na tregon se duke lëvizur në të njëjtin model tatimi të sheshtë të të ardhurave me të njëjtat përjashtime të theksuara si më lart do të zgjeronte në terma afatgjatë madhësinë e ekonomisë me 3 për qind. Ata shkojnë edhe më tej duke thënë se kjo zhvendosje do të rrisë prodhimin menjëherë me 4.5 për qind dhe më pas nga një tjetër 1 për qind gjatë 15 viteve që pasojnë, edhe pse kjo do të dëmtojë të varfërit e sotëm dhe ata të ardhshëm.
Modeli i prezantuar prej tyre tregon dy rezultate interesante. SË pari, reforma tatimore mund të rrisë madhësinë e ekonomisë dhe e pozicionon ekonominë në një rrugë të re rritjeje edhe pse mund të mos ndikojë normën afatgjatë të rritjes. Efekti prej reformës tatimore mbi madhësinë e ekonomisë dominon efektin mbi normën e përgjithshme të rritjes. SË dyti, reforma shpesh nuk vepron si një balancë mes rritjes dhe progresivitetit. Megjithatë, studimet më të fundit kanë nxjerrë në pah rolin e pasigurisë në reformën e taksave, duke vënë në dukje se një sistem progresiv i tatimit mbi të ardhurat ofron siguri ndaj luhatshmërisë së të ardhurave duke bërë që variacioni i përqindjes së fitimit neto të jetë më i vogël se variacioni i përqindjes së fitimit para tatimit. Ky konstatim mund të ndryshojë kushtet e balancës mes efekteve të progresivitetit dhe rritjes.
Ndryshimet në nivelin e të ardhurave dhe ndryshimet në strukturën e sistemit të taksave mund të ndikojnë në aktivitetin ekonomik. Por jo të gjitha ndryshimet tatimore kanë efekte ekuivalente, apo pozitive në rritjen afatgjatë.
Argumenti se ulja e tatimit mbi të ardhurat nxit rritjen ekonomike përsëritet aq shpesh sa është bërë si një legjendë urbane. Megjithatë, studimet, faktet dhe simulimet tregojnë një histori ndryshe dhe më të komplikuar. Ulja e tatimit ofron potencial për të nxitur rritjen ekonomike, duke përmirësuar stimujt për të punuar, për të kursyer dhe për të investuar.
Por, ulja krijon gjithashtu efekte mbi të ardhurat që reduktojnë nevojën për t’u angazhuar në veprimtari prodhuese ekonomike. NË këtë mënyrë, ulja mund të subvencionojë kapitalin e trashëguar, i cili siguron fitime të papritura për pronaret e aseteve. Por, ky realitet pengon stimujt për aktivitete të rinj. Përveç kësaj, ulja e taksave si një politikë më vete (pra, jo e shoqëruar nga shkurtimet e shpenzimeve) zakonisht rrit deficitin buxhetor.
Rritja e deficitit do të zvogëlojë rezervat kombëtare dhe bashkë me to, stokun e kapitalit në pronësi të qytetarëve dhe të ardhurat kombëtare te ardhshme duke rritur normat e interesit, të cilat do të ndikojnë negativisht mbi investimet. Efekti neto i uljes së taksave mbi rritjen ekonomike është kështu teorikisht i pasigurt dhe varet edhe nga struktura e uljes se taksave dhe nga koha dhe struktura e financimit të saj.
Disa studime empirike janë përpjekur të kuantifikojnë efektet e ndryshme të përmendura më lart në mënyra të ndryshme dhe përdoren modele të ndryshme, por kryesisht të ardhur në të njëjtin përfundim. Uljet e vazhdueshme afatgjata të taksave të financuara nga deficite më të mëdha krijojnë mundësi për të reduktuar të ardhurat kombëtare në terma afatgjatë.
NË të kundërt nga sa më lart, uljet e normave te tatimit mbi të ardhurat që financohen nga shkurtimet e shpenzimeve mund të kenë ndikime pozitive mbi rritjen ekonomike.
Efektet e të ardhurave të reformës tatimore dhe zgjerimi i bazës në mënyrë neutrale, ndryshimet ne reduktim të shkallëve tatimore bazohen te efektet e uljes së taksave, por janë më komplekse. Efektet e reduktimeve të normave janë të njëjta si më sipër. Zgjerimi i bazës së të ardhurave në mënyrë neutrale do të eliminojë efektin e reduktimeve të shkalleve tatimore mbi deficitet buxhetore.
Megjithatë, zgjerimi i bazës po ashtu do të ketë edhe një efekt tjetër. Duke ulur shkallën në të cilën ndryshimi tatimor subvencionon burimet alternative dhe përdorimin e të ardhurave, zgjerimi i bazës do të rialokojë burimet me tendencën e përdorimit të vlerave më të larta të tyre ekonomike dhe kështu do të rrisë madhësinë e ekonomisë dhe do të rezultojë në një shpërndarje më efikase të burimeve.
Këto efekte mund të jenë të mëdhaja në teori dhe në simulimet ekonomike, sidomos për reformat ekstreme politike siç janë: eliminimi i të gjitha shpenzimeve personale dhe përjashtimeve duke lëvizur drejt një takse të sheshtë. Megjithatë, ekziston një supozim, që tregon se një zgjerim i bazës dhe reforma e uljes së tatimit mund të përmirësojnë performancën afatgjatë.
Por, nuk është se do të rritet oferta për punë, kursime apo investime, pasi rritet e njëjta sasi të ardhurash nga të njëjtit njerëz si më parë, por që çon në jetë një shpërndarje më të mirë të burimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë nga kufizimi i subvencioneve të planifikuara.
Një gjetje e fortë nga të gjithë analizat është se jo të gjitha ndryshimet e taksave do të kenë të njëjtin ndikim mbi rritjen ekonomike. Reformat që përmirësojnë stimujt, që reduktojnë subvencionet ekzistuese, që shmangin fitimet e papritura, dhe që shmangin financimin e deficitit do të kenë efekte më të mbara në madhësinë afatgjatë të ekonomisë, por në disa raste mund të krijojë balanca mes kapitalit dhe efikasitetit.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.