E-faturë për shërbimet e telekomunikacionit në Shqipëri

E-faturë për shërbimet e telekomunikacionit në Shqipëri

Në rastin e lëshimit të faturës tatimore në Shqipëri është e detyrueshme vetëm fatura elektronike[1], sipas formateve të parashikuara[2].

Sipas kërkesave të detyrueshme për zbatim për të gjithë tatimpaguesit që lëshojnë fatura, përfshirë edhe përfaqësueti tatimorë. Faturat për kryerjen e shërbimeve janë dokumentet bazë ku bazohen regjistrimet e mëtejshme për llogaritjet e detyrimeve tatimore.

Në rastin e lëshimit të faturës ka edhe disa përjashtime, që vlen për rastin që lidhet me këtë sqarim.

Sipas nenit 97 të ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë, lëshimi i një fature nuk kërkohet në rastin e furnizimeve të shërbimeve të përjashtuara nga TVSH-ja, ku përfshihen bankat dhe institucionet e tjera jo-financiare, të cilat nuk janë detyruara të lëshojnë faturë për ofrimin e shërbimeve të përjashtuara sipas ligjit për TVSH-në.

Si rregull i përgjithshëm fatura lëshohet për furnizimet me mallra dhe shërbime që i janë kryer një personi tjetër të tatueshëm ose një personi juridik të patatueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Fatura mund të lëshohet për çdo pagesë paraprake (parapagim) që merret përpara se të përfundojnë apo kryhen shërbimet.

Në këtë rast si më lart, fatura tatimore lëshohet nga shitësi menjëherë dhe duke patur një afat të lejuar deri në 72 orë (tre dite kalenderike[3]) pas marrjes së pagesës. Pra, pasi paratë janë paguar dhe janë të disponueshme në llogarinë bankare të shitësit, shitësi ka deri 72 orë kohë për t’i lëshuar një faturë blerësit.

Për furnizime në rastin e telekomunikacionit, transmetimit dhe shërbimeve elektronike për persona të patatueshëm, që kanë adresën e tyre të përhershme ose banojnë në Republikën e Shqipërisë, sipas nenit 29, të ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, furnizuesi i huaj nëpërmjet përfaqësuesit të tij tatimor në Republikën e Shqipërisë lëshon fatura dhe zbaton procedurën e fiskalizimit, në përputhje me ligjin, në momentin e furnizimit ose mund të lëshojë një faturë përmbledhëse periodike për shitjet totale të muajit jo më vonë se data 10 e muajit që pason muajin në të cilin janë dhënë shërbimet.

[1] https://altax.al/en/instruction-no-16-on-fiscalization/

[2] https://altax.al/en/e-invoice-and-circulation-monitoring-system/

[3] Jo ditë pune, por ditë kalendarike

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: