Drejtuesit e ALTAX në takimin me Kryetarin e Bashkisë së Vlorës

Drejtuesit e ALTAX në takimin me Kryetarin e Bashkisë së Vlorës

Takimi i dytë në vijimësinë e vizitave prezantuese dhe njohëse ishte në Bashkinë Vlorë. Kryetari i Bashkisë, z. Dritan Leli edhe pse me shumë angazhime të tjera në momentin e vizitës sonë gjeti kohën për të shfaqur dëshirën për bashkëpunim dhe për sa më shumë momente të koordinimit të qasjeve me shoqërinë civile.

Vizita jonë në Bashki ka si qëllim krijimin e lidhjes së kontaketeve për të marrë informacion dhe të dhëna në funksion të një raportimi më të mirë  si një pjesë e rëndësishme e takimeve me Bashkitë që janë përzgjedhur nga Projekti “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar”.

Ekspertët e angazhuar për hartimin e Raportit kanë filluar duke analizuar proceset e realizuara bazuar te Plani i Përgjithshëm i Zhvillimit Vendor, Programi Buxhetor Afatmesëm 2019-2021, 2020-2022, 2021-2023, 2022-2024, si dhe dokumente të tjera Kombëtare dhe vendore, që përfshijnë strategji dhe politika sektoriale dhe zhvillime të programeve vendore.

Qendra ALTAX në kuadër të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar” të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze, ka filluar prej Dhjetorit 2021 analizimin e performancës së bashkive duke i përfshirë në një draft raport, të cilin do ta finalizojmë dhe do ta dialogojmë në forume të hapura në 5 bashki: Berat, Dibër, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: