Cilat sfida fillestare duhet të ndjekin financat dhe qeveria në këto ditë fillimi të qeverisë Rama 3?

Cilat sfida fillestare duhet të ndjekin financat dhe qeveria në këto ditë fillimi të qeverisë Rama 3?

Në një intervistë të një nga drejtuesve të Qendrës ALTAX, ne kemi pregatitur disa pyetje për përgjigje lidhur me reagimet dhe ndjekjen e disa qasjeve prioritare të përshtatjes dhe reagimit të politikës dhe financave publike pasi koha nuk pret për reagimin e duhur ndaj problemeve të mbartura dhe sfidave të reja.

Më poshtë intervista me z. Eduart Gjokutaj.

Cila do të ishte detyra e parë e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, në këto ditë të Shtatorit 2021?
 
Detyra e financave publike për stabilitetin afatgjatë makro është historike duke siguruar që sistemi tonë ekonomik të krijojë një garanci për të përballuar goditjet e një bote të pasigurt, si dhe të inkurajohet përdorimi harmonik i burimeve për të gjeneruar rritje që të përfitojnë të gjithë.
Forcimi i financave publike, duke mobilizuar më mirë të ardhurat dhe menaxhuar shpenzimet është modeli që duhet të udhëheqë detyrat e tjera më të vështira. Modernizimi i sistemeve financiare, avancimi i kornizave makroekonomike dhe përmirësimi i qeverisjes, të gjitha këto janë kritike për të mundësuar stabilitetin ekonomik afatgjatë, rritjen gjithëpërfshirëse dhe krijimin e vendeve të punës. Dhe këto janë fusha themelore të fokusit për politikëbërësit e majtë dhe të djathtë për të ndërtuar sistemin ekonomik sa më elastik ndaj ekspozimeve të rrisqeve në rritje nga deficit buxhetor dhe evazioni në rritje si pasojë e hyrjes së parave të pista në ekonomi.
 
Po në qasjen që duhet të mbajnë deputetët, pikërisht duke ditur që roli i financave është vendimtar për shumë nga premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale 2021?
 
Politikëbërësit kanë një mundësi historike për të ndrequr disa gabime të së kaluarës dhe për të ndërtuar një rimëkëmbje që është e drejtë për të gjitha segmentet e shoqërisë sonë, përfshirë gratë, punëtoret joformale dhe të rinjtë. Kjo nënkupton përqendrimin në politikat që mundësojnë qasje më të madhe në shërbimet bazë publike, si kujdesi shëndetësor, arsimi dhe infrastruktura.
 
Dhe si mendoni, në çfarë politike duhet të investohet dhe orientohet më efektivisht qeveria Rama 3?
 
Kjo kohë do të thotë gjithashtu që qeveria të mundësojë një kalim në nivel më të lartë dixhital të të bërit ekonomi, e cila mund të ndihmojë në rritjen e produktivitetit dhe përfshirjen financiare të kapitaleve të lira dhe të orientuara më së shumti në mënyrë kaotike. Forcimi i arsimit me cilësi të lartë mund të ndihmojë në përhapjen e përfitimeve të teknologjisë më gjerësisht, përfshirë edhe ato në segmentet e cenueshme të shoqërisë sonë. 
 
Së fundmi, sa është duke menduar sektori privat dhe ai publik deri më sot për tregtinë elektronike, për edukimin elektronik dhe qeverisjen elektronike, por duke i pararendur gjithë këtyre qasjeve edhe me investimin në kapitalin njerëzor?
 
Une konstatoj se secili sektor mendon pak në mënyrë të pavarur dhe pothuajse aspak për të koordinuar veprimet dhe burimet, kur realisht nevojitet bashkimi i gjithë sinergjive të vendit. Kjo vlen pë rritjen e cilësisë së qeverisjes, por edhe për përfaqësimin e merituar të tregut të mendimit dhe ekspertizës sot në vend. Koha dhe sfidat qe po kalojmë dhe ato te pritshme nuk mund te përballohen nga një lidership mesatar (mediokër).

Faleminderit! 

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: