Çfarë ndikimi ka urdhri ekzekutiv i presidentit Trump në jetën shqiptare?

Çfarë ndikimi ka urdhri ekzekutiv i presidentit Trump në jetën shqiptare?

Ndikimi i Urdhrit të Trump në Shqipëri ngre disa pyetje kritike, që i kemi renditur si më poshtë:

  • Si ndikon pezullimi i fondeve në institucionet shqiptare?
  • A do të ngadalësohet puna e SPAK dhe reformës në drejtësi?
  • A do të ndikojë në funksionimin e ministrive dhe bashkive?
  • Çfarë pasojash politike sjell ky vendim?
  • A do të përdoret si armë nga partitë politike?
  • Si ndikon në ekonominë e vendit?
  • A do të ngadalësohen projektet publike dhe investimet?
  • A do të humbasë Shqipëria besimin e investitorëve të huaj?
  • Çfarë do të ndodhë me shoqërinë civile që mbështetet nga këto fonde?
  • A do të jenë të detyruara organizatat të gjejnë financime të tjera?
  • Cila do të jetë zgjidhja e qeverisë për të shmangur pasojat afatgjata?

Të gjitha këto pyetje që kanë marrë dhe do vijojnë të marrin përgjigje në varësi të njohjes, thellimit, monitorimit dhe kuptimit të kësaj qasje të re  ndryshuese mendojmë, se vendimi i Presidentit Donald Trump për të ngrirë fondet e SHBA-së për institucionet shqiptare për 90 ditë natyrisht që ka pasoja direkte dhe indirekte në disa fusha kryesore: në jetën institucionale, në reformat e mbështetura deri më sot, në politikën shqiptare, në investimet dhe ekonominë e vendit, por edhe në shoqërinë civile.

Kjo lëvizje e qartë për ndryshim në fakt duhet të shihet si një sinjal politik i fortë që kërkon transparencë më të madhe dhe efikasitet në përdorimin e ndihmave financiare amerikane.

Institucione të rëndësishme, si SPAK, ministritë, bashkitë dhe gjyqësori pritet të përballen me vështirësi financiare, duke ndikuar në funksionimin e tyre. Ndihmat amerikane janë thelbësore për trajtimin e korrupsionit, reformës në drejtësi dhe forcimit të institucioneve demokratike. Pa to, disa projekte mund të frenohen ose të ngadalësohen. Ngrirja e fondeve mund të sjellë vonim të hetimeve për çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë.

SHBA ashtu si për gjithë vendet e tjera kërkon që edhe Shqipëria të zbatojë reformat me integritet dhe llogaridhënie. Ky vendim mund të jetë një presion mbi qeverinë shqiptare për të përshpejtuar zbatimin e reformës në drejtësi dhe për të rritur transparencën në administrimin e fondeve publike.

Partitë opozitare mund të përdorin këtë rast për të kritikuar qeverinë dhe mënyrën e saj të qeverisjes. Gjithashtu, nëse zgjatet ky vendim mund të rrisë polarizimin politik dhe të nxisë debat mbi mënyrën se si menaxhohen fondet e ndihmës nga SHBA.

Shoqëria civile dhe organizatat joqeveritare mund të shtojnë presionin mbi qeverinë për të përmirësuar standardet e qeverisjes dhe transparencës. OJF-të që mbështeten nga SHBA për luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut, transparencën dhe pjesëmarrjen qytetare do të përballen me vështirësi financiare. Shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e qeverisjes, transparencës dhe ndershmërisë së institucioneve publike. Ngrirja e fondeve mund të dëmtojë aftësinë e organizatave për të raportuar mbi korrupsionin dhe për të kërkuar llogaridhënie nga institucionet shtetërore.

Ndërkohë kjo situatë aktuale mund të nxisë presion më të madh ndaj qeverisë shqiptare për të garantuar transparencën në përdorimin e fondeve publike. OJF-të dhe aktivistët mund të kërkojnë garanci nga qeveria për të ruajtur financimin e reformave të rëndësishme.
Por, shoqëria civile mund të kërkojë financime alternative nga BE-ja, organizatat ndërkombëtare ose sektori privat për të ruajtur aktivitetet e saj. Kjo mund të çojë në një pavarësi më të madhe nga një burim i vetëm donator dhe të forcojë qëndrueshmërinë afatgjatë të organizatave.
Pezullimi i fondeve për SPAK dhe institucionet e drejtësisë mund të krijojë dyshime tek qytetarët mbi efektivitetin e reformës në drejtësi. Kjo mund të ulë besimin në institucionet publike dhe të nxisë një ndjenjë zhgënjimi për mungesën e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit.

Secili nga ato grupe shoqërore, institucione dhe individë që ndikohen nga ky vendim mund ta shfrytëzojnë këtë situatë për të ngritur debat publik mbi qeverisjen dhe transparencën . Gjithashtu kjo periudhë duhet të përdoret si një mundësi për forcimin e transparencës dhe kërkesave për llogaridhënie nga qeveria. Nëse ky pezullim do të zgjasë përtej 90 ditëve, OJF-të dhe aktivistët do të duhet të ristrukturojnë strategjitë e tyre për të siguruar që ndikimi i tyre në jetën publike të mbetet i fortë.

Shumë programe në arsim, infrastrukturë, luftën kundër krimit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut varen nga financimet e SHBA-së. Administrata mund të detyrohet të kërkojë burime alternative financimi ose të ndërpresë disa projekte. Projektet për arsimin, mjedisin, barazinë gjinore dhe përfshirjen e komuniteteve të margjinalizuara mund të ngadalësohen ose të ndërpriten. Pezullimi i fondeve mund të ndalojë ose vonojë projekte që lidhen me infrastrukturën, teknologjinë dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale. Kjo prek modernizimin e sistemeve administrative dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Bashkitë që përfitojnë fonde për projekte sociale dhe infrastrukturore mund të përballen me mungesë financimi, duke ndikuar punësimin dhe shërbimet lokale. Mund të ketë një ngadalësim të shërbimeve publike, që ndikon negativisht disa reforma që lidhen me autnominë dhe vetëqeverisjen financiare të pushtetit vendor.

Një pjesë e fondeve të SHBA-së shkon për trajnime profesionale, edukim dhe forcimin e kapaciteteve të punonjësve të administratës publike. Pa këto fonde, disa programe mund të pezullohen, duke ndikuar në zhvillimin profesional të punonjësve dhe reformën në administratë. Nëse pezullimi i fondeve zgjat, institucionet që mbështeten financiarisht nga SHBA-ja mund të ndalojnë punësimet e reja ose të pezullojnë kontratat e përkohshme.
Kjo mund të ndikojë tek punonjësit e institucioneve të drejtësisë, ekspertët e reformave dhe organizatat që zbatojnë projekte të mbështetura nga SHBA.

Ngrirja e financimeve amerikane për institucionet shqiptare ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe indirekt edhe në ekonominë e vendit. Edhe pse ndihma e SHBA-së nuk përbën një peshë të madhe në buxhetin e shtetit, ajo ka rëndësi për financimin e projekteve strategjike dhe forcimin e institucioneve që mbështesin zhvillimin ekonomik.

Pezullimi i fondeve amerikane ka një ndikim të moderuar në ekonominë shqiptare në terma afatshkurtër, por nëse zgjatet, mund të krijojë pasoja më të thella. Por, ngrirja e fondeve mund të krijojë ndoshta mungesë kapitali për mjaft nga bizneset që varen nga mbështetja ndërkombëtare.

Në mbyllje, nëse pezullimi i fondeve vijon përtej 90 ditëshit, atëherë kjo qasje mund të shihet si një sinjal i pasigurisë politike dhe institucionale, duke ndikuar në perceptimin e investitorëve të huaj.
Nëse perceptohet se SHBA po pezullon ndihmat për shkak të mungesës së rezultateve në reformat kyçe, BE dhe investitorët ndërkombëtarë mund të bëhen më të kujdesshëm në projektet e tyre në Shqipëri.
Ngrirja e më shumë se 3 muaj e fondeve mund të krijojë perceptimin se Shqipëria nuk po i përmbush standardet e kërkuara nga partnerët ndërkombëtarë për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit.
Kjo mund të ndikojë në negociatat për ndihma të tjera ndërkombëtare dhe në progresin drejt anëtarësimit në BE.

Gjithsesi, përtej asaj se çfarë do të reagojë qeveria dhe sistemi i drejtësisë, shoqëria civile mund të luajë një rol më aktiv në monitorimin e procesit të reformës dhe luftën kundër korrupsionit. Ky angazhim mund të rrisë besimin e publikut në proceset e ndryshimit dhe të kontribuoni në mbështetje më të gjerë për këto reforma.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.