BERATI: PUNËSIMI VENDOR DHE INTEGRIMI I TË RINJVE PËR ZHVILLIM TË TREGUT TË PUNËS

BERATI: PUNËSIMI VENDOR DHE INTEGRIMI I TË RINJVE PËR ZHVILLIM TË TREGUT TË PUNËS

Synimi ekonomik kryesor i qeverisë qendrore është të arrijë nivele të larta dhe të qëndrueshme të rritjes dhe punësimit në të gjithë Shqipërinë.
Të gjitha bashkitë dhe komunitetet pas vitit 2016 janë përfshirë në politikat zhvillimore nëpërmjet miratimit të Planeve të Përgjithshme të Territorit me Vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe të Këshillave të Bashkive duke krijuar mundësinë të marrin pjesë në zhvillimin e vendit në një formë të koordinuar mes dy nivele të pushteteve.
Përmirësimi i performancës ekonomike të rajoneve dhe aftësimi për të arritur potencialin e tyre të plotë është konceptuar të përmirësojë treguesit ekonomike, punësimin dhe drejtësinë sociale dhe të çojë përpara ekonominë vendore në tërësi. Për të arritur këtë qëllim, produktiviteti dhe punësimi duhet të përmirësohen në çdo bashki të vendit.
Nga analiza e treguesve të publikuar nga INSTAT, por edhe nga studime të kryera në funksion të miratimit të buxhetit vendor 2022, si dhe PBA 2022-2024 duket se:
1. Papunësia në Berat tregon rritje në vitin 2021 me periudha të mëparshme dhe kryesisht në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë. Niveli i papunësisë është rritur në 8% në fund të vitit 2021, si një nivel me rritje prej 1.2 pikë përqind krahasuar me vitin 2017.
Nga ky tregues indirekt kuptohet se niveli i punësimit ka një rënie në bashkinë e Beratit.
Megjithëse programet e Bashkisë kanë synuar nxitjen e punësimit dhe vetëpunësimit në qytet dhe fshat, duke përdorur edhe programe të përbashkëta me projekte dhe organizata të huaja shikohet se nuk ka mjaftuar për të bërë ndryshimin në nivelin e punësimit, sipas kërkesave të punëkërkuesve.
Në buxhetin 2022 investimet me fonde të buxhetit të bashkisë (shpenzimet kapitale) janë planifikuar në një nivel sa 21.3 % e buxhetit total (258.15 milion lekë), me një rritje të ndjeshme ndaj vitit 2021 me 64% më shumë.
Shpërndarja e tyre sipas programeve ashtu si edhe në vitin 2021 është në infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore dhe ujësjellësa në nivelin 88%.
Pjesa tjetër e investimeve shkon për ambjentin, programe për kultura bujqësore dhe turizmin.
Në analizën e krijimit, por edhe mbajtjes së vendeve të punës shihet se ka pak përpjekje për të orientuar fondet në ato projekte që lidhen direkt me agroturizmin, si dhe hapësirave për zhvillimin e biznesit të prodhimit.
Kujdes!
Politika për punësim dhe aftësim duhet të synonte të nxiste në koordinim me kërkesat e qytetarëve të përcjellura nëpërmjet Bashkisë dhe direkt nuk kanë arritur të zhvillohen duke ndikuar mbi vendimmarrjet e të rinjve për të migruar bashkë me familjet e tyre. Kjo qasje nxit një mungesë për pjesëmarrje në zhvillimin rajonal duke lënë hapësira për vendim marrje dhe zhvillime vendore për shfrytëzim të burimeve natyrore bazuar mbi vullnete politike të korruptuara, duke u provuar nga moszhvillimi i politikave që miratohen dhe nuk veprohet në kohë dhe me alokim burimesh përkatëse. Kjo qasje shprehet si parashikim optimiste, por brenda saj tregon vullnetin për të planifikuar pa patur burimet në dispozicion.
Pjesëmarrja e ekspertizës dhe analizave mundet të përballet dhe të ndikojë mbi këtë qasje të rremë duke sjellë zhgënjim dhe lënie hapësirë akteve korruptive dhe shfrytëzimit të burimeve nga grupe ekonomike që janë në lidhje me politikën e ditës
8. Shërbimet dhe programet aktive të tregut të punës nuk kanë gjetur ende zbatimin sipas strategjisë kombëtare për punësimin.
Nisur nga zbatimi i ligjit nr.15/2019, “Për nxitjen e punësimit” nevojitet një koordinim mes zyrave të punës dhe krijimit të paketave gjithpërfshirëse për të lehtësuar kalimin e individëve të papunë dhe pa një arsim të përshtatshëm apo aftësi specifike drejt punës së denjë.
Por e gjitha kjo qasje nuk ka përfshirë sa dhe si duhet mekanizmat e bashkive, ku në këtë trajtim edhe Berati nuk bën përjashtim.
Në kuadër të detyrave të përcaktuara në strategji nevojitet që të kërkohet zbatimi i analizës së kosto-përfitimit lidhur me efektin e programeve aktive në tregun e punës, ku bashkitë duhet të mbajnë rolin e liderit të këtyre programeve duke përfituar edhe fondet përkatëse që duhen decentralizuar sipas praktikave të mira në disa vende të BE-së.
9. Transparenca për treguesit mbi zhvillimet e tregut të punës, të drejtave në punë dhe politikave të konsoliduara me strategjinë kombëtare nuk është e plotë.
Treguesë të rëndësishëm performance për punësimin dhe barazinë gjinore, së bashku me treguesë për përjashtimin social nuk gjenden të publikuar në faqen online apo në një dokument përmbledhës, sipas ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” .
Disa nga treguesit më kryesorë mund të ishin, p.sh.:
– Përqindja e të papunëve afatgjatë (krahasuar me papunësinë totale) sipas gjinisë.
– Shkalla e papunësisë së të rinjve (15-29 vjeç), sipas gjinisë
– Hendeku gjinor në paga në zonën urbane dhe rurale.
– Papunësia në rradhët e të kthyerve, sipas gjinisë.
– Pjesa e përfituesve nga ndihma sociale të referuar tek shërbimet dhe programet e punësimit, sipas gjinisë.
– Pjesa e individëve të përjashtuar si në aspektin shoqëror ashtu edhe atë ekonomik (psh romët, emigrantët, PAK,etj.), sipas gjinisë.
– Numri i individëve (femra dhe meshkuj) që marrin ndihmën sociale dhe janë të regjistruar në shërbimet e punësimit
Vini Re!
Ky moment duhet të përdoret si një shtysë për veprim nga ekspertiza e shoqërisë civile vendore dhe ajo kombëtare për të arritur jo vetëm publikimin e treguesve për këtë kategori, por për të gjitha strategjitë dhe politikat vendore të lidhur me punësimin dhe të drejtat në punë.
10. Rritja e tregut të punës dhe ndikimi nga organizatat e biznesit dhe të punës (sindikatat) në funksion të përmirësimit të drejtave të punës dhe ambjentit për biznes.
Ulja e numrit të papunëve është një sfidë për secilën qeverisje vendore dhe kjo nuk është e veçantë vetëm për Bashkinë e Beratit. Megjithatë një nga qasjet që Bashkia duhet të konsiderojë është që bazuar mbi prioritetet strategjike kombëtare të kërkojë të zgjerojë dialogun me institucionet që mbulojnë punësimin dhe politikat për edukim profesional duke e kthyer në një prioritet të tyre edhe në programet buxhetore vendore .
Investimet në aktivitete që duhen lidhur me nevojat e tregut konkurues dhe të të ardhmes ende nuk janë të promovuara, për të ndikuar edhe në rritjen e shanseve për punësimin e të rinjve. Mbështetja e arsimit profesional, i cili ka ndryshim me vite përpara, si edhe investimet në sektorë prioritarë sipas burimeve lokale duhet të jenë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës ku përfitues mund të jenë edhe grupmosha 15-29 vjecarë.
Në periudhën 2017-2021, duke analizuar një indikator jo direkt, por që është i lidhur me punësimin (zhvillimi ekonomik) shihet se shpenzimet e Bashkisë Berat për punësimin dhe zhvillimet ekonomike nuk kalojnë nivelin e 8% të buxhetit gjithsej, si shpenzime kapitale dhe programe për rritje kapacitetesh dhe edukuese.
Përveç nivelit të ulët të investimeve për zhvillimin e tregut të punësimit nëpërmjet rritjes së kapaciteteve për ekonominë vendore, përveç infrastrukturës rrugore dhe urbane (me kontekst edhe ambjentet rekreative bashkëlidhur tyre) ka një rritje relativisht të pamjaftueshme për zhvillimin e punësimit cilësor dhe mbajtjen e të rinjve brenda tregut të punës vendor.
Një tregues negativ shikohet për periudhën edhe në PBB-në rajonale , e cila paraqitet me një rënie midis viteve 201-2019 me 714 milionë lekë (1.2% më pak).
Kujdes!
Një nivel i tillë në një mesatare disavjeçare i shpenzimeve, duke marrë në konsideratë edhe zhvillimet e performancës ekonomike vendore duhet të nxitë një adresim në ministritë që analizojnë politikat e punësimit dhe edukimit profesional, për një adresim më të përshtatur në periudhën e programeve buxhetore në nivel kombëtar me shtrirje rajonale, por edhe për të shërbyer me fokus konkret në përmbushjen e objektivave për zhvillim të tregut dhe nxitje të ekonomisë.
Politikat që kanë mbetur të pazhvilluara duhen të jenë objekt i analizës së gjithë ekspertizës së mundshme në tregun privat dhe publik, për të adresuar mosveprimet sipas segmenteve institucionale, por edhe mungesën e vullnetit për të bërë transparencën me të dhëna korrekte dhe në kohën që përcaktohet nga legjislacioni për informinin e publikut.
11. Llogaridhënia si proces ballafaqimi mes Bashkisë dhe shoqërisë civile duhet zhvilluar si model dialogimi gjithpërfshirëse
Në traditën shumëvjeçare është një perceptim mjaft i përhapur te publiku dhe shoqëria civile mosdhënia e llogarisë nga të zgjedhurit e bashkisë, për premtimet e parealizuara apo programet e pazhvilluara, përveç institucioneve që kanë detyrë auditimin e performancës ligjore dhe financiare të bashkisë.
Megjithë përpjekjet e ekspertëve të shoqërisë civile dhe të pavarur për të monitoruar punën e qeverisjes vendore (të ngjashme me modelin e këtij projekti), asnjëherë deri tani të zgjedhurit nuk janë ballafaquar direkt me premtimet edhe pse në vitet e fundit janë bërë bilance se sa përqind të tyre kanë realizuar.
Llogaridhënia duhet të burojë pikërisht nga analiza që konsideron zbatueshmërinë e programit politik nëpërmjet monitorimit të vendimeve të këshillit bashkiak, por edhe performancës së bashkisë dhe kryetarit të saj, si dhe opinionit të publikut, ku përfshihen kategori dhe shtresa të ndryshme të komunitetit vendor.
Në monitorimin dhe analizën e llogaridhënies mbi performancën e bashkisë Berat rezulton se nuk janë zhvilluar takime në këtë format (ekspertiza e shoqëreisë civile me ekspertët dhe punonjësit e bashkisë).
Kujdes!
Llogaridhënia si proces ballafaqimi mes Bashkisë dhe shoqërisë civile është në nivele jo të mira si model dialogimi dhe ka nevojë përmirësimi në cilësinë e dialogut.
Në traditën shumëvjeçare është një perceptim mjaft i përhapur te publiku dhe shoqëria civile mosdhënia e llogarisë nga të zgjedhurit e bashkisë, për premtimet e parealizuara apo programet e pazhvilluara, përveç institucioneve që kanë detyrë auditimin e performancës ligjore dhe financiare të bashkisë.
Megjithë përpjekjet e ekspertëve të shoqërisë civile dhe të pavarur për të monitoruar punën e qeverisjes vendore (të ngjashme me modelin e këtij projekti), rrallë deri tani të zgjedhurit janë ballafaquar direkt me premtimet edhe pse në vitet e fundit janë bërë përpjekje per bilance mbi realizimet e premtimeve.
Edhe nga Anketimi i bërë nga ALTAX, kur qytetarët u pyetën “A jeni ftuar në ndonjë mbledhje/takim publik të Këshillit Bashkiak? na u përgjigjën 88% e tyre “Jo” dhe 12% e tyre “Po”. Ndërkohë, kur i pyetëm “Jeni të kënaqur me nivelin e diskutimeve në mbledhjet e këshillit Bashkiak?” rezultoi se 88% e tyre nuk ishin të kënaqur dhe 12% e tyre ishin deri diku të kënaqur me diskutimet.
12. Nisur nga nevoja për të vepruar lidhur me politika që mbështesin të rinjtë për të mos u larguar për të qenë sa më efektiv Bashkia dhe institucionet qendrore duhet të koordinohen për të efektivizuar stimujt ekonomikë dhe financiarë dhe uljen e barrierave rregulatore.
Ne mendojmë se duhet të jenë të orientuara direkt si një paketë transferte monetare (fonde, asistencë teknike, lehtësi burokratike):
Në kohë reale
Për të ndaluar një ekonomi që është në një spirale në rënie apo me frenim të rritjes, shpenzimet stimuluese duhet të hyjnë shpejt në ekonomi. Programet e shpenzimeve që kërkojnë muaj ose vite për t’u përfunduar mund të zgjasin shumë për të pasur një ndikim në kohë. Vonesat në shpenzime jo vetëm që mund të zvogëlojnë ndikimin në një performancën aktuale ekonomike, por mund të jenë edhe kundërproduktive nëse vijnë shumë vonë dhe kontribuojnë në mbinxehjen e ekonomisë.
Në grupet e identifikuara si nevojtarë
Për të stimuluar ekonominë, shpenzimet duhet të bien në duart e njerëzve që do t’i shpenzojnë shpejt për të shumëfishuar ndikimin e tyre. Zakonisht, kjo do të thotë në familje me të ardhura më të ulëta dhe njerëz që janë më të prekur ekonomikisht nga presionet negative ndaj mirëqenies së tyre. Marrësit që kursejnë paratë ose i përdorin ato për të shlyer borxhin ekzistues, mund të mposhtin qëllimin e stimulimit të shpenzimeve të reja dhe efekti shumëfishues i stimulit bie.
Me kohëzgjatje të përkohshme
Shpenzimet e stimulit duhet të kufizohen në periudhën kur është e nevojshme për t’u marrë me një recesion. Përndryshe, rritjet e përhershme në shpenzimet e deficitit mund të çojnë në borxhe të paqëndrueshme të qeverisë, të pengojnë shpenzimet për investime private ose të krijojnë shtrembërime të padëshirueshme mikroekonomike në ekonomi.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: