Barra fiskale dhe progresiviteti taksave vendore tek individët dhe familjet shqiptare

taksat vendore

Barra fiskale dhe progresiviteti taksave vendore tek individët dhe familjet shqiptare

Barra fiskale e individit, i cili është në marëdhënie punësimi përfshin (a) tatimin mbi të ardhurat nga paga, (b) kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe (c) taksat dhe tarifat vendore.

Nisur nga një nivel më i lartë taksash vendore midis Tiranës dhe bashkive të tjera të vendit, shikohet dukshëm se banori i Tiranës ka një barrë fiskale më të lartë duke filluar nga 14.5% për pagat e ulëta deri në  0.6% për pagat e larta. Ndërkohë pagat e mesme në Tiranë kanë një barrë fiskale prej 2% më të lartë se qytetarët në bashkitë e tjera të vendit.

Kështu, barra fiskale e një qytetari në bashkitë e vendit është si më poshtë:

  • Për pagën 26 mijë lekë në muaj barra fiskale është 15.8% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 1%;
  • Për pagën 100 mijë lekë në muaj barra fiskale është 25.7% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.3%;
  • Për për pagën 250 mijë lekë në muaj barra fiskale është 28.5% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.1%;
  • Për pagën 500 mijë lekë në muaj barra fiskale është 30.6% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.06%.

Ndërsa, barra fiskale e një qytetari në Tiranë është si më poshtë:

  • Për pagën 26 mijë lekë në muaj barra fiskale është 18.1% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 2.9%;
  • Për pagën 100 mijë lekë në muaj barra fiskale është 26.4% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.9%;
  • Për pagën 250 mijë lekë në muaj barra fiskale është 28.8% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.4%;
  • Për pagën 500 mijë lekë në muaj barra fiskale është 30.8% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.1%.

Pra sa më e lartë e ardhura nga paga, aq më pak ka ndikim taksa vendore tek ajo.

Nisur nga kjo logjikë dhe duke marrë për arsyetim se tatimet dhe taksat duhet të jenë sipas parimit kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë nevojitet një dialog i ri përsa liodhet me progresivitetin që duhet të kenë taksat dhe tarifat vendore. Individi me pagë të lartë nuk mund të paguajë të njëjtin nivel me individin që ka të ardhura më të ulta.

Po kështu, kjo logjikë taksimi duhet të aplikohet sipas standartit të të ardhurave të familjeve. Familjet me të ardhura të larta duhet të paguajnë më shumë taksa dhe tarifa vendore se ato me të ardhura të ulta, për të arritur në një shpërndarje të drejtë të barrës fiskale në raport me të ardhurat e përfituara.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: