Barra e tatimeve 2022: Ta shpëtojmë nga barra e vetvetes

Barra e tatimeve 2022: Ta shpëtojmë nga barra e vetvetes

Nga një lexim i thjeshtë i të dhënave ekonomike të vendeve të BP6, si dhe nga një ballafaqimi paraprak me realitete që preken sipas barrës së tatimeve 2022, shikohet se:

Përqendrimi i tregut është rritur. Ky fakt tregohet në rastin më të dukshëm nëse shikojmë aktivitetet më të mëdha dhe pronarët përfituesë të tyre, e cila ndikon mbi drejtësinë tatimore.

Fitimet mesatare janë rritur. Përtej mungesës së treguesve realë të bizneseve, për shkak të informalitetit dhe evazionit, fitimet mesatare edhe pse deklarohen të ulta në pasqyrat financiare për të evituar pagesat reale të tatim fitimit dhe tatimeve të tjera në realitet nuk kanë ulje, pasi çdo rritje e kostos së bizneseve transferohet menjëherë në rritje të çmimit të mallrave/shërbimeve. Ky element kryesor i evazionit duket se është adresuar të zgjidhet nga procese në dukje reformuese, por me mungesë të thellë të analizës transparente se si këto procese kanë ndikuar deri tani në uljen e informalitetit, apo si janë parashikimet afatmesme për efektet e tij. Kjo ka ndikim në drejtësinë tatimore.

Pjesa e punës në prodhim ka rënë. Ky fakt vërehet nga statistikat. Por, edhe në rastin e pjesëmarrjes masive të punës në sektorë shërbimi nuk shikohet se vlen për rritje produktiviteti, pasi raporti midis pjesëmarrjes së punës me produktin që jep është në disfavor të konkurueshmërisë së tij. Kjo ka ndikim në neutralitetin e barrës tatimore.

Rritja e përqendrimit të tregut dhe rënia e peshës së punës janë të lidhura pozitivisht, në funksion të rritjes së produktivitetit, si rrjedhojë e rritjes së kapaciteteve dhe përdorimit të teknologjisë. Kjo qasje është e mirë e domosdoshme aktualisht në zhvillimin e ekonomisë, por jo në rastin e bizneseve në Shqipëri. Treguesit pë penetrimin e teknologjisë dhe kapaciteteve zhvilluese informatike në vend janë më të ulët se rajoni. Edhe brenda rajonit, me diferenca, por  teknologjia duket se është më e përhapur në sektorin publik, që në fakt nuk ndihmon direkt dinamizmin e ekonomisë. Kjo ndikohet nga transparenca dhe përshtatshmëria tatimore.

Disniveli i produktivitetit të bizneseve është rritur.  Në këtë drejtim, bizneset që përfitojnë fonde publike dhe ushqehen nga buxheti kanë një produktivitet më të mirë se bizneset që operojnë në treg me fonde private. Këtë realitet e tregon rritja e nivelit të transaksioneve mes bizneseve bazuar te këmbimet barter (ndryshe kleringu). Kjo ndikon te neutraliteti tatimor.

Pesha e firmave të reja në aktivitetin ekonomik nuk ka rritje. Ky tregues mund të shihet në të dhënat statistikore. Kjo ndikon te përshtatshmëria tatimore.

Rishpërndarja e vendeve të punës është ngadalësuar. Edhe ky fakt mund të verifikohet dhe të analizohet për arsyet se si duhet të ndryshojë në lidhur me produktivitetin e pritshëm që rrit ekonominë. Kjo ndikohet nga përshtatshmëria tatimore.

Ritmi i rritjes së numrit të bizneseve është në vend numëro në raport me zgjerimin e PBB-së.

Kjo ndikohet nga përshtatshmëria dhe thjeshtësia e sistemit tatimor.

Përqëndrimi dhe rritja e popullsisë në disa zona urbane është provuar të jetë një përcaktues kryesor i normave të dinamizmit (Karahan, Pugsley dhe Şahin, 2019). Qytetet e mëdha, si Tirana dhe qytetet përreth saj janë duke përjetuar një përqendrim në rritje të të rinjve, të cilët kanë më shumë gjasa të bëhen sipërmarrës, një shtytës tjetër i dinamizmit. Kjo ka ndikim në përshtatshmërinë dhe drejtësinë tatimore.

Në këtë ambjent të dominuar nga nisma politike jo gjithpërfshirëse si “Ballkani i Hapur”, apo nga politika që duhet të përgjithësohen si ato që kanë lidhje me luftën ndaj evazionit dhe informalitetit, ndryshimi i politikës fiskale për të mos konkuruar me ulje taksash dhe lehtësi tatimore, por me rritje të produktivitetit dhe vlerës së shtuar, si dhe përmirësimin e demokracisë dhe stabilitetit politik.

Le ti marrim me radhë.

  1. Nisma e Ballkanit të Hapur. Megjithëse integrimet ekonomike synojnë të ngrenë standardet e përgjithshme të jetesës në një vend, ajo gjithashtu gjenerojnë fitues dhe humbës në vendin, ku organizimi dhe menaxhimi i ekonomisë janë në nivele të disfavorshme në raport me vendet e tjera, që janë pjesë e tregut ekonomik të integruar. Në rastin, kur nga të gjitha problemet e pazgjidhura ndër vite në lidhje me ekonominë, tregun e punës dhe sistemin fiskal ende jemi të paqartë për standartet e arritura ka të ngjarë të kundërshtohet në masë të konsiderueshme nga bizneset dhe vetë qytetarët liberalizimi i mëtejshëm i barrierave tregtare dhe të tregut të punës. Kjo politikë e nxituar dhe e pa konsultuar me pothuajse asnjë grup interesi brenda vendit janë rrezikon përfitimet ekonomike të krijuara në tregun e brendshëm, por edhe për sistemin tatimor dhe barrën tatimore. Kur përfitimet ekonomike janë të disfavorshme, ndërsa humbjet mundet të përqendrohen në ekonominë dhe tregun më të dobët dhe të pa organizuar ndaj tregut të ekonomisë së vendit fqinj, punëtorët dhe bizneset e pakënaqur mund të bëhen një zonë elektorale politike që me gjasa do të tentojë ta zhbëjë liberalizimin.

Përvoja e integrimit të shpejtë dhe të bërë me nxitim të ekonomive të vendeve në zona të ndryshme të botës kanë rezultuar me raste edhe në humbje të mundshme të të ardhurave dhe vendeve të punës në vendet me të ardhura më të ulta se vendet e tjera.

Kur analizojmë sektorët e mundshëm ekonomikë që mundet të përfshihen në këtë organizim politik dhe ekonomik (Open Balkan) shikojmë se prodhuesit bujqësorë në Shqipëri kanë pak gjasa për të qenë në veprimtari fitimprurëse, për sa kohë që kostot e prodhimit, transportit dhe tregtimit janë ende të larta dhe aspak konkurruese me ato të prodhuesve bujqësorë në Serbi, Maqedoni të Veriut.

Nëse hiqen barrierat e kostove doganore/tatimore në fakt ulen niveli i mbrojtjes së prodhimeve vendase. Ndërkohë, nevojitet që të konsultohet dhe azhornohet gjithë kuadri rregullator në përshtatje me këto lëvizje politike të reja, të cilat nuk janë pjesë në asnjë dokument të politikave strategjike qoftë në bujqësi, qoftë në energjetikë, qoftë në transport.

Sipas interesit ekonomik nga zhvillimi i projektit politik dhe ekonomik (Open Balkan) një zhvillim tjetër i pritshëm mundet të jetë zhvendosja e bizneseve dhe individëve nga Shqipëria që ka një nivel më të ulët të standartit të jetesës se dy vendet e tjera drejt Serbisë/Maqedonisë së Veriut që konsiderohen nga treguesit makroekonomikë dhe standarte e jetesës me një nivel më të mirë, duke prodhuar si efekt direkt transferimin e të ardhurave drejt këtyre vendeve, si dhe moszhvillimin e duhur dhe konkurrues të ekonomisë, e cila do të jetë në funksion të ekonomive më të zhvilluara.

Nëse qeveritë e BP6 dëshirojnë të mbajnë të gjallë dhe efektive mbështetjen për tregtinë e lirë, e cila është potencialisht edhe më e rëndësishme se më parë në botën e sotme të zinxhirëve global të furnizimit, ajo e ka nevojë parësore për të ndihmuar fuqizimin e atyre sektorëve ekonomikë që kanë mbetur pa punë dhe treg nga krizat politike dhe kriza prej pandemisë, duke bërë një hapje jo të plotë të ekonomisë dhe tregut, por me përzgjedhje të atyre sektorëve që nevojitet vërtet të efektivizohen duke i vënë theksin sigurisë kombëtare dhe nevojës për rritje të investimeve të huaja hyrëse në vend dhe jo dalëse nga vendi.

  1. Lufta ndaj evazionit. Pjesa më e madhe e tatimeve dhe taksave që përcakton sistemi tatimor në BP6 deklarohen dhe paguhen në mënyrë vullnetare. Një pjesë tjetër paguhen me vonesë, por që janë pjesë e pagesës vullnetare për sa kohë ata paguajnë edhe gjobat e interesat të lidhura me detyrimet që paguhen me vonesë. Por, gjithsesi disa taksa dhe tatime nuk paguhen fare, apo janë pjesë e mbledhjes me forcë pas kontrolleve dhe investigimit tatimor. Këto të ardhura, bashkë me ato të ardhura të tjera që nuk arrijnë të identifikohen apo të jenë pjesë e barrës tatimore të vendit përbëjnë mungesën e të ardhurave tatimore.

Është e rëndësishme të theksohet se pjesa e munguar e barrës tatimore për vendet e BP6, që në shumicën e tyre janë të varura në tatimet e konsumit duhet të nxjerrin mësimet prej historikut të gati tre dekadave të fundit. Boshllëku i TVSH-së, ashtu si për çdo tatim vjen më shumë prej politikave fiskale (si do ta shohim në shtjellimin  e tij më poshtë), por gjithashtu edhe nga ndryshime në elementë të tjerë të rëndësishëm të tij që lidhen me vullnetarizmin ndaj TVSH-së, siç janë zhvendosjet në akumulimin dhe zvogëlimin e borxhit tatimor, kultura e tatimpaguesit, ambjenti i të bërit biznes, përhapja e korrupsionit, niveli i përdorimit të teknologjisë etj. Në mënyrë që të kuptohet natyra e boshllëkut të TVSH-së dhe pse ai ka ndryshuar me kalimin e kohës, nevojiten vlerësime sipas metodologjisë së përcaktuar për këtë qëllim.

Aktualisht programet e administrimit të evazionit fiskal duhet të jenë qëllimi kryesor përtej realizimit të ligjit të buxhetit për të ardhurat fiskale. Është shumë e rëndësishme për politikën fiskale, që nëpërmjet administrimit të ndikojë për të rritur barazinë dhe konkurencën e ndershme, si një zonë kritike për rritjen e sigurisë kombëtare për qindra mijëra njerëzve.

Është e rëndësishme që politikëbërësit të përqëndrohen në përzgjedhjen e detajeve të nevojshme për zbatimin e politikave të duhura duke kolauduar mbivendosjet dhe modelet e panevojshme për tregun shqiptar, qoftë këto të orientuara edhe nga FMN, për sa kohë ato nuk i shërbejnë qëllimit kryesor.

Ajo që tashmë ka nevojë ekonomia formale është që të ndihmohet të fitojë terren të ri duke zvogëluar informalitetin, me objektiva gradualë, të realizueshëm dhe të matshëm lehtësisht (hapa të vegjël, por të sigurtë për të mos u rikthyer përsëri). Në këtë drejtim nevojitet që qeveria në bashkëveprim me opozitarët e interesuar dhe gjithë rrjetin e specialistëve dhe biznesit formal të trajtojnë nxitësit e informalitetit në vend, përfshirë përjashtimin fiskal dhe stimujt për individët dhe bizneset që veprojnë në mënyrë informale.

Sulmet ndaj sektorit informal, pa analizuar dimensionet e tij, pa koordinim dhe plan të qartë kombëtar nuk janë përgjigja dhe janë e kundërta e mesazhit që ne po përpiqemi të përcjellim me komentet tona.

Përkundrazi, politikat që janë gjetur të jenë efektive përfshijnë parimin e gjithpërfshirjes në konsensusin politik me investime afatgjata për të siguruar qasje të barabartë në edukimin cilësor për të rinjtë dhe të rejat, duke shfrytëzuar fleksibilitetin e kapitaleve me reformën dixhitale, si dhe vendosjen e masave të vlefshme për të përmirësuar mjedisin e biznesit. Masat specifike përfshijnë thjeshtimin e kërkesave rregullatore për bizneset e reja, sistem të thjeshtë tatimor pa taksën e korrupsionit duke përfshirë dhe reformën e tregut të punës.

Duke i lënë parametrat e tjerë të pandryshuar, nëse do të eliminoheshin lehtësitë dhe rritja e administrimit mbi të ardhurat personale nga kapitali, vendet do të shihnin një rritje të dyfishtë në të ardhurat nga TAP, duke ndikuar për ndryshimin e normës efektive të tatimit dhe kategorizimin më të mirë të të ardhurave të tatueshme progresivisht. E rëndësishmja gjithsesi është politika që do të rriste kontributet tatimore nga kapitali, pasi nga normat e ulëta, apo administrimi i dobët tatimor përfitojnë në mënyrë disproporcionale familjet e pasura.

Sigurimi i stimujve të synuar mirë për përfituesit me paga të ulëta, për shembull, një kreditim tatimor mbi të ardhurat e fituara si familje, mund të inkurajojë pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës dhe të ndihmojë në uljen e hendekut gjinor. Kjo gjithashtu mund të nxisë formalizimin e punës duke kompensuar pjesërisht kontributet e sigurimeve shoqërore dhe duke ndihmuar në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave.

Reforma në tatimin mbi fitimin gjithashtu është e nevojshme dhe duhet të zbatohet tani. Progresiviteti i normave sipas sektorëve/aktiviteteve më të nevojshëm mund të ndihmojë në tërheqjen e investimeve në to, por dhe në zbutjen e zhvendosjes së fitimit midis sektorëve.

Ndërsa, ulja e përfitimeve tatimore dhe përjashtimeve tatimore mund të barazojë fushën e lojës. Reforma e vazhdueshme e tatimit mbi të ardhurat e korporatave ofrojnë një mundësi të rëndësishme për të rishikuar tatimin e bizneseve sipas përshtatjes me politikën ndërkombëtare për këtë tatim.

Për të adresuar shqetësimet e barazisë tatimore, mund të forcohet administrimi i TVSH-në duke trajtuar përjashtime të kombinuara me transferta të synuara mirë që inkurajojnë përdorimin e metodave të pagesave elektronike duke funksionuar për një sanksionim të procesit të fiskalizimit. Ekonomia dixhitale e zgjeruar më tej për shkak të pandemisë duhet të tatohet me TVSH në të njëjtën mënyrë si sektorët e tjerë në ekonomi për të shmangur erozionin e bazës tatimore.

  1. Mbështetja e demokracisë dhe zërit qytetar është thelbësore gjatë zbatimit të reformave tatimore, pasi stabiliteti politik dikton edhe modelin e barrës tatimore që mbahet nga bizneset dhe qytetarët. Në vitin 2022 ku perceptimi dhe besimi është i ulët në lidhje me mënyrën si shpenzohen tatimet dhe taksat e mbledhura, reformat tatimore duhet të shoqërohen me përmirësime në cilësinë dhe zbatimin e shpenzimeve publike dhe në drejtësinë e përgjithshme të politikës fiskale.

Politika fiskale duhet të jetë bindëse në qasjen e saj që ruajë një rol të rëndësishëm në përgjigjen ndaj goditjeve të mëdha. Ne pamë efikasitetin e saj gjatë pandemisë dhe në rast të mbylljeve të reja të përgjithshme të mandatuara për arsye shëndetësore, aktualisht nuk mundet që të ripërdoren të njëjtat instrumente financiare (Eurobond, granted dhe kontrata të tjera të mëdha).

Çfarë ka karakterizuar ambjentin politik dhe demokracinë në vitet e fundit është:

  • mungesa e besimit te institucionet
  • rritja e pabarazisë
  • modelet e vazhdueshme të përjashtimit social
  • elita egoiste
  • lëvizje sociale në rënie
  • polarizimi politik dhe
  • tendencat autoritare në rritje.
  1. Korrupsioni mbetet një kërcënim i rrezikshëm për demokracinë dhe ekonominë. Ai ka dëmtuar integritetin e institucioneve dhe vlerave tona. Por korrupsioni më së shumti ka gërryer besimin për shtetin dhe ka zvogëluar kapacitetin e demokracisë tonë të cënueshme për të ofruar dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve.

Natyrshëm që me ndërhyrjen e tij në shumë segmente dhe sektorë të jetës ndikon direkt në ruajtjen e një niveli evazioni tatimor të konsiderueshëm, duke shërbyer në rritjen e barrës tatimore në mënyrë të pandershme dhe të padrejtë.

Barra tatimore është rritur ndërkohë, pasi korrupsioni politik po stimulon edhe hyrjen e parasë informale në ekonomi, të cilat ndikojnë direkt në rritjen e kostos së jetesës dhe çmimeve.

Gjithëpërfshirja e secilit në zbatimin e detyrave që merr përsipër është çelësi për të hapour shumë “dyer” që ndiohmojnë në një shoqëri dhe ekonomi me një barrë tatimore të drejtë, të paanshme dhe të thjeshtë për ta zbatuar.

Demokracia ballkanike ka nevojë për një ndryshim rrënjësor në kulturën dhe praktikën e rekrutimit të lidershipit dhe modelimit të shpërndarjes së buxhetit në funksion të prioriteteve dhe boshllëqeve të lëna nga e kaluara. Kjo nuk ka lidhje me klasën politike aktuale.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: