Autonomia e autoritetit fiskal dhe inxhinierimi

Autonomia e autoritetit fiskal dhe inxhinierimi

Arsyeja bazë e një autonomie për autoritetin fiskal të të ardhurave publike është e lidhur ngushtë me objektivin për rritjen e nivelit të produktivitetit tatimor duke i hequr pengesat menaxhimit. Ky status institucional i pavarur shërben edhe si komunikim direkt ne llogaridhënien dhe transparencën për të ardhurat publike me taksapaguesit.

Nga njëra anë, autonomia shpreh nivelin në të cilin administratat tatimore dhe doganore do të ishin të afta të punonin të pavarura nga varësia aktuale.  Nga ana tjetër, një ripërcaktim i qartë i rolit dhe përgjegjësive në nivele individuale dhe organizative, si dhe një strukturë që përkufizohet nga përgjegjësia, autoriteti për vendimmarrje dhe transparenca do të jenë pika lidhëse midis qeverisjes qendrore dhe vendore, sipas programit te institucionit dhe strategjive të administrimit fiskal, dhe jo sipas populizmit të politikave fiskale te forcave politike qeverisëse.

Ndërsa mendohet se autoritetet e pavarura krijojnë një premise për një komunikim te politikave rregullatore mbi baza teknike, po ashtu edhe një politike fiskale qe zbatohet nga një institucion rregullator do te jete baraspesha ne zbatim korrekt te politikes dhe jo tekave te drejtuesve qe ndjekin axhenden e titullarit te qeverise përpara detyrës se ligjit.

Për çdo ide apo propozim të hedhur për diskutim nevojitet të përmenden edhe pikat e forta dhe të dobëta. NË rastin e idesë në fjalë, arsyet kryesore mbështeten në argumentet se:

  • Administrata fiskale qendrore është njohur dhe po përballet me problemet e trashëguara të administrimit. Ky fakt është tashmë konkluzioni, në të cilin kanë arritur ekspertët e Fondit Monetar dhe grupet që përfaqësojnë interesat e tatimpaguesve.
  • Administrata fiskale qendrore ka hyrë në një proces modernizimi. Ky proces, në konsultim me ekspertët e Fondit Monetar ka filluar me miratimin e strategjisë, mjeteve dhe taktikave për të arritur objektivat strategjikë. Por, është përtej mundësive reale që procesi të udhëhiqet nga kapacitetet aktuale menaxheriale.
  • Administrata fiskale qendrore synon të përmbushë një model të ri administrimi nëpërmjet ndryshimit të modelit të vjetër. NË një konkluzion të përbashkët me asistencën e huaj është vendosur të zbatohet modeli i administrimit sipas rriskut të përmbushjes vullnetare të ligjit nga tatimpaguesit. Ky model është novator për gjithë vendet e Bashkimit Evropian, dhe aq më tepër për rajonin e Ballkanit.

Por, a munden realisht t’ia dalin drejtuesit aktualë të realizojnë hapin e madh te administrimit duke u ballafaquar me rezultatet mbi 2 vjeçare?

  • Administrata fiskale qendrore synon që nëpërmjet zhvillimit të modelit të ri të rritë edhe kapacitetet administrative të saj.

Bashkëshoqëruar me vizionin dhe programet operacionale për të shkuar deri në përmbushje të tij ka edhe pika të dobëta.

Pika më e debatueshme është pikërisht varësia aktuale e administratës fiskale qendrore. Për administratën mbetet një pikë e dobët politika për kapacitetet dhe alokimet e burimeve njerëzore, sipas nevojave që kërkon zbatimi i modelit të ri.

Nëse, përfshijmë në këtë pikë edhe decetralizimin e funksioneve të administratave fiskale qendrore te ato lokale në të ardhmen, atëherë ka akoma më tepër nevojë për një autoritet më të pavarur në inxhinierimin e administratës së re, për të mos rikaluar në gabimet e mbivendosjeve të detyrave, uljes së motivimit për detyrën dhe krijimit të problemeve sociale me largimin e të panevojshmëve nga zbatimi i skemës së re strukturore.

Një anë tjetër e nevojshme për tu trajtuar është niveli i trajtimit financiar të kësaj administrate. Një nga cilësitë e mira të disa administratave fiskale moderne është se pagat dhe trajtimi i punonjësve fiskalë janë ndër me  të lartat krahasuar me punonjës të tjerë të administratës publike.

Një pikë tjetër e dobët e vërejtur nga e kaluara është problemi i marëdhënieve dhe komunikimit midis institucioneve eprore-vartëse, apo ndërdikasteriale. Kjo kulturë është e dobët, e pastandartizuar dhe problematike. Një administratë fiskale joautonome, nga përvoja e derisotshme është e varur në një fije të dobët e gati për tu këputur sa herë nuk ka një vullnet bashkëpunimi apo koordinimi të veprimeve. Kusuret i vuan administrimi dhe tatimpaguesi.

NË këtë kornizë administrimi aktual, por duke e parë në vizionin e të ardhmes nevojitet që të diskutohet, si dhe më tej të provohet modeli më efektiv duke mbajtur parasysh se:

Administrata fiskale nuk është ilaçi universal për gjithë “dhimbjet” e qeverisjes. Ndjekja e modelit më efektiv është një investim që ka kosto fillestare, por jep efekte afatgjata në qeverisjen fiskale. Modeli, që tashmë po synon të shtrihet në administrim është përzgjedhur duke respektuar kujdesin ndaj bashkëpunuesit me ligjin fiskal.

Pavarësisht, se ideja e autonomisë mund të gjejë kundërshtime, mbetet për tu mbajtur mend se modeli i administrimit nuk të çon automatikisht drejt përmirësimit të efektivitetit dhe rritjes së vullnetarizmit të tatimpaguesve. Kjo ndodh vetëm nëse çiftoset me një plan reformues të kapaciteteve të saj si dhe një strategji komunikimi proaktive që fillon nga Kuvendi, qeveria, tatimpaguesit dhe shtrihet tek ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: