Arsimi në Shqipëri përballë sfidave financiare: Diskutim mbi investimet dhe standardet

Arsimi në Shqipëri përballë sfidave financiare: Diskutim mbi investimet dhe standardet

Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit të arsimit, por ende përballet me sfida të mëdha për të arritur standardet e vendeve të Bashkimit Evropian dhe rajonit. Në vitin 2024, buxheti për arsimin përfaqëson vetëm 2.6% të PBB-së, një përqindje që mbetet shumë më e ulët se mesatarja e vendeve të BE-së, ku shpenzimet për arsimin variojnë nga 4% deri në 6% të PBB-së.

Shpenzimi mesatar për nxënës në Shqipëri është rreth 785 euro në vit, një vlerë që tregon një diferencë të madhe krahasuar me vendet e BE-së, si Gjermania dhe Franca, ku shpenzimet për nxënës kalojnë mbi 5,000 euro në vit. Në rajon, Maqedonia e Veriut dhe Serbia gjithashtu shpenzojnë më shumë për arsimin, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet me financimet më të ulëta.

Në këtë kuadër, AL-TAX synon nxitjen e një diskutimi publik me temën e bazuar te studimi i saj analitik:
Gjendja aktuale dhe sfidat e financimit të arsimit publik në Shqipëri: Krahasimi me rajonin dhe Bashkimin Evropian.

Diskutimi synon të adresojë pyetje të rëndësishme si:

  • Si mund të rriten investimet në arsimin publik?
  • Si të menaxhohen më mirë fondet për të përmirësuar cilësinë e arsimit?
  • Çfarë mund të mësojmë nga praktikat e vendeve të rajonit dhe BE-së?

Arsimi është çelësi i së ardhmes, dhe investimet sot janë garancia për një Shqipëri më të fortë nesër.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.