Analiza e kostos të shërbimeve publike dhe monitorimi nga publiku

Analiza e kostos të shërbimeve publike dhe monitorimi nga publiku

Ne çdo kohe qe ligjvënësit propozojnë te krijojnë një institucion, një ministri te re, apo propozojnë shtim shërbimesh te reja, ata duhet te kërkojnë te justifikojnë propozimin e bere me analizën e përfitimit te kostos qe e bën këtë propozim te vlefshëm për publikun. Ne rastin e një institucioni te ri, kjo analize shërben për votuesit si një informacion qe ata duhet ta kenë ne zgjedhjen qe u duhet te bëjnë. Votuesit, kane pak nxitje te sigurojnë informacione te tilla vete, pasi ata e dine se do ta shfrytëzojnë te mirën publike edhe nëse nuk interesohen, pasi janë te mira publike qe përdoren nga te gjithë.

Është e rëndësishme qe kjo kërkesë te kombinohet me standartet financiare dhe dënimet administrative për rastet kur nuk është arritur nga burokracia e vendit te përmbushen standartet apo dhe për prezantim te rreme te situatës burokratike. Shpesh, një ministër është i lire për te shtuar shërbime te reja. Ky veprim ne disa raste është i pëlqyeshëm, qëkurse lejon ministrin tu përgjigjet menjëherë kushteve dhe situatave ekonomike qe ndryshojnë. Ne këto raste, analizat e përfitimit te kostos duhet te kryhen pasi vendimi për furnizimin me shërbim te ri është marre ndërkohe. Kjo analize duhet bere ne vazhdimësi, për te pare ne momente te ndryshme te realizimit te shërbimit te ri, nëse kjo zgjedhje e bere me iniciativën e ministrit është përdorur ne favor te publikut ne mënyrë racionale dhe përfituese për te?

Shume dikastere furnizojnë shërbime mbi një baze vazhdueshmërie. Nga ata, pritet qe te vazhdojnë kështu ne një pafundësi veprimesh. Por, kriteret e kërkesës për shërbime dhe kostoja e tyre ndryshon vazhdimisht. Ne raste te tilla, duhen shfrytëzuar  analiza te mëparshme, por dhe te vazhdohet me analiza me një periodicitet konsistent. Me fjale te tjera, kjo do te thotë se analizat e përfitimit te kostos duhen bere çdo vit si një pjese e procesit te hartimit te buxhetit.

Edhe nëse raportet e përfitimit te kostos qeveritare i kapin standartet uniforme te vendosura, analiza te tilla janë dokumente komplekse ekonomike qe kërkojnë interpretim. Votuesit dhe politikanet mund te jene te paafte ose jo te gatshëm te deshifrojnë këto dokumente me detaje. Natyrisht, partitë e interesuara mund te kenë ende nxitje.

Gjithsesi, një rrugëzgjidhje për te kuptuar këtë kompleksitet te raportimeve është krijimi i një agjencie te pavarur për te vlerësuar analizën e kostos se duhur. Drejtues qe janë te pavarur dhe jo militante mund te vendosen duke i emëruar, nëpërmjet një bordi drejtoresh, njeri prej te cilëve zëvendësohet çdo 4 vite nëpërmjet një fitoreje me shumice votash te anëtarëve te bordit.

Ne mënyrë qe te kuptohen përfitimet dhe kostot e raportuara ne analizën e përfitimit te kostos, zyra duhet te ketë te drejtën te inspektoje gjithë dokumentet e zyrës pa lajmëruar. Dënime te ashpra duhet t’u vendosen te gjithëve atyre qe pengojnë punën e monitoruesve, apo përpiqen te manipulojnë për llogari te tyre, qofshin këta politikane, shefa zyrtare apo zyrtare te thjeshte.

Raportimet e zyrave për kostot dhe aktivitetet e tyre, ne përgjithësi mund te verifikohen duke vendosur monitorues profesioniste te përhershëm neper zyra. Për te arritur pavarësinë e nevojshme, monitoruesit duhet te kenë një pavarësi financiare. Për te qene me te pavarur atyre u jepet një status qe është i ngjashëm me atë te gjykatësve. Ne punën e tyre ata duhet te bëjnë gjithë raportet publike. Shefat e zyrave dhe madje edhe politikanet natyrisht qe nuk i kane për zemër këta monitorues dhe përpiqen te gjejnë forma për ta penguar pune e tyre. P.sh. Zyra qe monitorohet mund te korruptoje një nga monitoruesit duke i bere dhurata e favore te ndryshme, ne mënyrë qe ai te mos beje detyrën e tij.

Ne treg, konsumatorët nuk përpiqen te zbulojnë strukturën e kostos te kompanive, nga te cilat ata blejnë mallra e shërbime. Ata thjesht krahasojnë çmimet e shërbimit te ofruara nga kompania konkuruese dhe zgjedhin atë qe u përshtatet me mire, si cilësi dhe çmim. Qëkurse ne e dimë se zyra qeveritare është e prirur te jete ineficente, ne duam te pyesim se kur është e mundur, qe dhe politikanët te krahasojnë shërbimet e zyrave qe janë te ngjashme me njëra tjetrën. Problemi është se ku mund ta gjejmë një zyre qeveritare te tille qe te beje këto krahasime dhe konkluzione.

Shume nga te mirat publike janë lokale. Ky fakt është ajo qe disa nga qeveritë mund te kenë me shume zyra efektive se te tjerat. Ne disa raste, shefat zyrtare e përdorin pozicionin e tyre si te mundin. Ne raste te tjera, ata nuk e shfrytëzojnë aq shumë vendin e punës. Nëse qytetaret e marrin vesh se disa investime  kane vajtur ne zona te tjera dhe marrin vesh se sa shkojnë kostot e tyre, ata mund te kërkojnë nëpërmjet fuqisë votuese, qe një shef zyre te përmirësojë punën e tij apo te zëvendësohet.

Qytetareve nuk u duhet te dine për efektivitet absolut te institucionit, për te përcaktuar nëse është i vlefshëm për ta apo e kundërta. Atyre u duhet te dine vetëm se nga krahasimi i disa institucioneve te ngjashëm me njeri-tjetrin për shërbimet qe ata furnizojnë, ta bëjnë mbi baza te njëjta shpenzimesh buxhetore duke u shoqëruar rritja e shpenzimit me rritjen e kërkesës për miratim shpenzimesh shtese nga buxheti. Ata për te përcaktuar efektivitetin bëjnë dhe krahasimin e realizimit te shpenzimeve për shërbime te ngjashme ne zona te tjera zgjedhore.

P.sh. ne Britaninë e Madhe, forcat policore janë organizuar nen administrimin e pushtetit lokal dhe jo një force e administruar nga administrata qendrore. Si rezultat, shefi ekzekutiv, ligjvënësit dhe madje dhe votuesit ne një zone zgjedhore mund te mësojnë dhe monitorojnë rreth efektivitetit te policisë te zonës se tyre dhe atyre ne zona te tjera. E njëjta gjë mund te behet dhe me arsimin, shëndetësinë, transportin publik dhe shërbime te tjera, qe nga qytetaret janë reklamuar si shërbime joefektive për ta. Është e mundur, qe ne raste te tilla shërbimet e ofruara nga zyrat qeveritare te krahasohen me furnizimet private, duke qene se disa shërbime për llogari te zyrave qeveritare janë kontraktuar me sektorin privat qe ti kryeje.

Qytetaret janë te ndjeshëm ne krahasimin e shërbimit qe ata përfitojnë nga administrata publike ne disa zona dhe nga shërbimi qe përfitojnë nga kontraktori privat. Nëse këto krahasime publikohen dhe jepen ne to dhe detaje financiare, do te rezultojë qe zyrat qeveritare nuk janë pothuajse asnjëherë eficente sa kompanitë private, përsa i përket çmimit te shërbimit te ofruar për qytetaret.

Disa nga këto zyra furnizojnë gjithashtu ato qe quhen te mira publike kombëtare ne kuptimin e te mirës se përbashkët qe përfitohet nga njerëzit edhe pse nuk jetojnë ne te njëjtën zone gjeografike. Kryerja e shërbimeve te tilla ne mënyrë te përqendruar ne qendër nuk jep ndonjë efektivitet ne rritje për njerëzit. Do te ishte mënyra me e mire, nëse këto shërbime do te financoheshin dhe shërbeheshin mbi baza lokale. Por, gjithsesi kur këto shërbime mund te gjykohen se i shërbejnë me mire komunitetit duke ja u dhënë mundësinë e financimit nëpërmjet buxhetit lokal dhe partneritetit me sektorin privat, ato duhet te argumentohen nga ligjvënësit dhe partitë politike si te mira publike qe e realizojnë sigurinë dhe ruajtjen e integritetit me mire se me përpara.

Ky proces komunikimi midis shtetit dhe privatit mbetet një problem i hapur dhe çështje qe duhet diskutuar duke marre shembuj dhe nga shtete me demokraci te konsoliduar dhe qe praktika e shpërndarjes se shërbimeve dhe financimit te tyre ne nivel lokal, por edhe bashkëveprimi me sektorin privat u ka shërbyer për rritjen e efektivitetit te shërbimeve administrative dhe garantimin e standarteve për sot dhe nesër.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: