ALTAX Update: Plani Sektorial i Turizmit 2026 mbetet me fizibilitet mesatar
ALTAX publikon sot vlerësimin e përditësuar mbi zbatimin e Planit Sektorial për Turizmin 2026. Raporti i ri, titulluar “ALTAX Update – Vlerësimi i Përmbushjes së Planit Sektorial për Turizmin 2026”, tregon se progresi real mbetet i kufizuar dhe Indeksi i Parafizibilitetit Real qëndron i pandryshuar në 68/100.
Sipas vlerësimit të kryer deri më 23 tetor 2026, gjashtë rekomandimet prioritare të raportit të majit janë përmbushur vetëm me 1.0 nga 6 pikë (17%). Asnjë nga katër kushtet e nevojshme për fizibilitet të lartë nuk është realizuar plotësisht.
Gjetjet kryesore rezultojnë si vijon:
- DAC7 Faza I ka humbur afatin e tremujorit të tretë 2026. Projektligji është në konsultim publik që nga 15 korriku 2026, ndërsa hyrja në fuqi raportohet më 1 janar 2029. Kjo vonesë e bën skenarin bazë për vitet 2026–2028 atë të efektivitetit të kufizuar të masave të tjera.
- Task Force Bregdetare, piloti dixhital i integruar dhe regjistri kombëtar i short-term rentals ekzistojnë vetëm me elemente të pjesshme. Rekrutimi sezonal i inspektorëve dhe platforma e integruar e të dhënave nuk kanë evidencë publike.
- Zbatimi i dokumentuar mbetet kryesisht tradicional (kontrolle mbi një pjesë të vogël të mikpritësve në Booking.com dhe veprime sezonale në Vlorë), pa sisteme të automatizuara të shkallës së nevojshme.
- Nga matrica e riskut, vonesa e integrimit me platformat dixhitale është materializuar qartë, ndërsa mbulimi i zonave bregdetare mbetet i ulët.
Raporti vëren gjithashtu se, edhe pse plani përfshin mjete AI për skanimin e faturave, mungojnë ende garancitë ligjore, auditimi i algoritmit dhe procedura e qartë e ankimit.
“Progresi formal në cilësinë e dokumentit nuk është përkthyer në zbatueshmëri reale. Vonesat në transpozimin e shpejtë të DAC7 si shtyllë qendrore, e kanë bërë planin jo të përmbushur duke prodhuar rezultate kryesisht formalë,” thekson analiza e ALTAX.
Raporti i plotë është i disponueshëm në platformën ALTAX.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.