ALTAX publikon komentin “Taksimi për ngritjen ekonomike dhe implikimet për mjedisin fiskal e ekonomik shqiptar”
ALTAX ka publikuar komentin e saj analitik mbi studimin më të fundit të FMN “Taxing for Takeoff”, i cili trajton lidhjen mes kapacitetit fiskal, institucioneve dhe rritjes ekonomike. Analiza e ALTAX vlerëson pozicionin aktual të Shqipërisë në këtë kornizë, duke theksuar se vendi ka kaluar pragun fiskal minimal për rritje të qëndrueshme, por mbetet pas në zhvillimin institucional dhe financiar.
Sipas raportit, Shqipëria ka të ardhura tatimore prej 18.4% të PBB-së, por vetëm 33.9% kreditim për sektorin privat dhe një efikasitet qeverisës 46/100, çka tregon një “tripod të brishtë” mes financave publike, institucioneve dhe sistemit bankar.
Analiza thekson se vendi ka “karburantin fiskal” për zhvillim, por i mungon “motori institucional” që e kthen këtë potencial në rritje të qëndrueshme. Përmes këtij publikimi, ALTAX synon të nxisë një debat të informuar mbi nevojën për reforma strukturore që lidhin politikat fiskale me zhvillimin produktiv dhe stabilitetin institucional në Shqipëri.
Publikimi i plotë është i disponueshëm në faqen zyrtare të ALTAX dhe në rrjetet sociale të platformës.
Lexoni të plotë analizën e zgjeruar nga ALTAX, Koment mbi studimin e FMN “Taxing for Takeoff”, Tiranë 2025
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.