A ka rëndësi kufiri i qarkullimit për TVSH-në?
Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje le të shikojmë efektin e TVSH-së mbi agjentët ekonomike të tregut. Çdo bazë mbi të cilën mbështetet aplikimi i TVSH-së mund ta prezantojmë në këto kategori:
- Konsumatorët familjarë;
- Konsumatorët e sektorëve jofitimprurës dhe publikë;
- Konsumatorët e tjerë të ndërmjetëm;
- Kapitalet bruto të sektorëve ekonomikë;
- Konsumatorë të tjerë
Nëse do të shikonim në disa nga vendet evropiane, se si është e përbërë baza e TVSH-së në raport me totalin do të vërenim se 60 – 74% përbëhet
nga konsumatorë familjarë.
Si mund te vërehet, konsumatorët familjare, zënë pjesën me te madhe te bazës se TVSH-se. Kjo do te thotë se mbi 2/3 e gjithë transaksioneve me TVSH ne këto vende aplikohet shitjet nga bizneset e vogla me pakice, me ose pa TVSH, sipas specifikave te vendit.
Për tu shprehur se si është kjo shpërndarje e transaksioneve me TVSH ne vendin tone nuk mendoj se mund te thuhet një përqindje e saktë, pasi nuk ka studime te tilla qe te fokusohen për te trajtuar këto çështje.
Megjithatë, duke menduar se struktura e transaksioneve te ne është e ngjashme me vendet fqinje mund te themi se dhe te ne mbizotëron konsumatori familjar ne peshën e përgjithshme te bazës se TVSH-se.
Pse të ketë kufi për tu regjistruar në TVSH?
Afërsisht çdo vend ka vendosur një kufi te qarkullimit poshtë te cilit bizneseve te vendit u lejohet te mos regjistrohen si tatimpaguese te TVSH-se. Bizneset me qarkullim mbi kufirin e miratuar nga parlamenti mund te regjistrohen ne TVSH, vetëm ne rast se aktiviteti i tyre me ndonjë ligj te veçantë është i përjashtuar nga ky tatim.
Një grup i vogël shtetesh, p.sh. Spanja, Suedia, Malta nuk kane fare kufi qarkullimi.
Grupe te tjera vendesh për te patur një baze sa me te gjere biznesesh ku te mund te zbatojnë skemën e TVSH-se kane vendosur kufij te ulet te qarkullimit, si p.sh. Gjeorgjia ka vendosur një kufi qarkullimi 3.800 Euro ne vit, Holanda 1.385 Euro ne vit, Greqia dhe Finlanda 10.000 Euro në vit, Norvegjia 16.000 Euro ne vit.
Ndërkohë, një grup vendesh te tjera e ka vendosur kufirin e qarkullimit te larte, si p.sh. Maroku ka vendosur një kufi qarkullimi 187.000 Euro ne vit, Kamboxhia ka vendosur një kufi qarkullimi 59.000 Euro ne vit për shërbimet dhe 117.000 Euro në vit për mallrat, Britania e Madhe ka vendosur një kufi qarkullimi vjetor prej 98.000 Euro dhe Zvicra një kufi xhiro prej 100.000 franga.
Këto zgjedhje te kufirit te qarkullimit për bizneset janë te ndikuara kryesisht nga analiza krahasuese midis efektit te vullnetarizmit dhe kostos administrative ne rastin e shtrirjes se bazës se TVSH-se në numër tatimpaguesish ne krahasim me te ardhurat qe mund te përfitohen nga një baze TVSH me e gjere.
Ne shume vende ne zhvillim, duke qenë se administratat tatimore konsiderohen si te papërgatitura për te përballuar një numër te madh tatimpaguesish me qarkullim te vogël dhe me pak prurje ne TVSH, një përcaktim kufiri bazuar te xhiroja i liron ata nga kjo pergjëgjesi dhe ul kostot për të dy palët.
Ne teori, ekzistenca e një kufiri ka pak ndikim mbi biznesin, nëse ata do ta shisnin mallin dhe shërbimet e tyre ne biznese te regjistruara dhe te administruara nga tatimet. Tatimi shtohet ne çdo shitje te mallit te blerësi i radhës. I vetmi efekt është se blerësi nuk merr TVSH kreditore për blerjet qe bën nga biznese qe nuk janë te regjistruara ne TVSH. Kjo pjese e qarkullimit te mallit apo shërbimit përbën një rrezik për atë qe quhet efekti kaskade. Bizneset e vogla (te paregjistruar ne TVSH) qe shesin te bizneset e paregjistruara janë një tjetër pike e dobët per shkëputjen e zinxhirit të TVSH-se ne hapin e fundit te qarkullimit te saj, qe është konsumatori final.
Ne praktike, gjithsesi kufiri i qarkullimit deformon vendimmarrjen e shumë bizneseve. Ndër ato biznese qe dëmtohen nga kufiri janë bizneset e vogla, tregtarët e artikujve te përzier. Një shembull qe tregon deformimin është fakti për bizneset që duhet të shesin me TVSH, ne masën 20% mbi çmimin e shitjes, përderisa ata kalojnë kufirin e qarkullimit. Si rezultat, vlera me gjithë TVSH mbi çdo transaksion rrit automatikisht çmimin, menjëherë pasi kalohet kufiri i qarkullimit prej biznesit.
Kufiri mund te ndryshoje tipin e mallrave dhe produkteve te bizneseve me qarkullim më të vogël se kufiri dhe mund të ndikojë në vendimet e biznesit. Ne këtë mënyrë bizneset e vogla janë të favorizuara nga TVSH-ja në disa raste, pasi as mbart koston e saj dhe as është e ngarkuar me kosto administrative shtese per dokumentimin e aktivitetit te saj.
Megjithatë, ne shumë sektorë kursimi nga mos vendosja e TVSH-se mund te jete një komponent i rëndësishëm favorizues ne koston e biznesit. Nga njëra ane, bizneset e paregjistruara janë ne disavantazh për shitjet qe ata bëjnë te bizneset e regjistruar, pasi këta të fundit nuk përfitojnë TVSH kreditore ne momentin e blerjes, duke u krijuar një moment te vështirë ne shitjen me TVSH te atij produkti. Disavantazhi rritet nëse këto blerje janë te konsiderueshme.
Vlera optimale e kufirit te qarkullimit mund të quhet ai kufi ku tatimi aplikohet mbi gjithë shitjet dhe jo vetëm mbi kufirin e qarkullimit te vendosur me ligj. Ndryshe, praktika e vendit tone ka treguar se bizneset përpiqen te rrinë ose pak me poshtë kufirit te qarkullimit, ose paralel me të duke fshehur të ardhurat e deklaruara. Këtë fshehje ata arrijnë ta realizojnë duke shfrytëzuar mangësitë e biznesit te vogël, qe janë mos përdorja e dokumentacionit për shitjet dhe blerjet, si dhe administrimi jo i mire nga organet tatimore për këtë kategori biznesi.
Kjo mënyrë e funksionimit te bizneseve ndihmon atë kategori qe shfrytëzon dobësitë e kohës dhe shtrihet e zgjerohet ne njësi te vogla, duke prishur konkurrencën e ndershme dhe duke kryer evazion nen hundën e fiskut. Me fjale te tjera, një biznes i regjistruar si biznes i vogel mund te regjistrohet ne TVSH vetëm nëse te ardhurat e tij rriten ne mënyrë te tille, saqë ai nuk mund ti fshehe me dot.
Për te shembëllzuar mund te marrim rastin e Kirgizstanit. Ne këtë ish-republike sovjetike u vendos TVSH vetëm mbi produktet bujqësore. Aplikimi i TVSH-se ne këtë sektor te ekonomisë pati një ndikim ne vendimet e biznesit te bujqësisë duke sjelle si rrjedhoje deklarime xhiroje poshtë kufirit te vendosur, megjithëse ky kufi ishte relativisht i ulet ne krahasim me standardet ndërkombëtare. Megjithëse, me këshillën e Bankës Botërore u orientua bashkimi i fshatareve ne kooperativa, me qellim qe te formonin një njësi te përbashkët, qe te ishte kandidate te kalonte kufirin dhe te regjistrohej ne TVSH, pasi ato filluan te operojnë me TVSH patën humbje te ndjeshme.
Humbja erdhi si rezultat i mos aplikimit te TVSH-se ne sektorin e përpunimit te produkteve bujqësore. Shitja e tyre nga biznese te vogla pa TVSH apo biznese te paregjistruara do te thoshte se TVSH-ja nuk kishte gjetur zbatimin e saj sipas skemës se funksionimit te saj. Kështu qe, TVSH u vendos mbi produktet agroindustriale.
Si rrjedhoje, mekanizmi i funksionimit te TVSH-se u vu ne funksionim dhe u reflektua me shtimin e prodhimit dhe madje eksportimin e tij. Nga ana tjetër, kjo ndikoi ne rritjen e numrit te te vete punësuarve gjate vitit qe u vendos TVSH-ja.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.