Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis

Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis

Më kryesorja për të kuptuar ritualin e politikës dhe ndikimin në ekonomi të vendeve Ballkanike, ku Shqipëria dallon me karakteristikën e vet për të krijuar probleme pa lidhje me realitetin (vetëm qejfmbetje liderësh dhe justifikime të një lidershipi të përfshirë në informalitet politik dhe ekonomik) është arritja në një situatë ku politikanët e ngopur me çdo të mirë që pushteti jua ka sjellë (ose marrë) në duar nuk dinë më çfarë të kërkojnë.

Fatkeqësia e gjithë historisë së Shqipërisë moderne është se e keqja e identifikuar në publikun e gjerë, si ajo që ka në dorë të bëjë gjëmën për ta e ka të gatshme skemën dhe mundësinë (herë pas here) për të shpërthyer problemet e saj të pista në mes të mejdanit të vendit duke e përfshirë gjithë Shqipërinë e më gjerë në kriza potenciale, të cilat janë qëllimi kryesor i kësaj pakice informale.

Kjo “trahana politike” mund të mos ndodhë nesër, e unë besoj se nuk do të ndodhë dot fare. Por, duke parë që influencat politike dhe ndikimet morale ndaj situatave informale priren të anojnë nganjëherë nga informaliteti, atëherë duket se e keqja e një pakice që kërkon t’i shpëtojë fundit të saj zhurmon mbi status quo-në e pjesës tjetër dhe nxit të kthehet në të keqen e të gjithëve.

Nëse duam të shikojmë se sa ka ndikuar situata politike në ekonomi në këto vite debatesh pa asnjë produkt për njerëzit, mjafton të lexojmë ecurinë e prodhimit të brendshëm.

Rritja ekonomike në periudhat kur debatet politike (jo për njerëzit dhe ekonominë) kanë qenë më të nxehta, gjykoj se janë viti 1997, 2001, 2005, 2009 dhe 2013 që përkojnë me zgjedhjet për rotacion politik në vend.

  • Në vitin 1997 vlera e shtuar në ekonomi pati rënie me 7%, kur një vit më pas u rrit me 8%.
  • Në vitin 2001 vlera e shtuar në ekonomi u rrit me 6.5%, kur një vit më parë ishte 7.7% dhe një vit më pas ishte 4.7%.
  • Në vitin 2005 vlera e shtuar në ekonomi u rrit me 5.5%, kur një vit më parë ishte 6% dhe një vit më pas ishte 5%.
  • Në vitin 2009 vlera e shtuar në ekonomi u rrit me 3.3%, kur një vit më parë ishte 7.5% dhe një vit më pas ishte 3.9%.
  • Në vitin 2013 vlera e shtuar në ekonomi u rrit me 1.1%, kur një vit më parë ishte 1.4% dhe një vit më pas ishte 2%.
  • Në vitin 2017 vlera e shtuar në ekonomi pritet të rritet mbi 3.6 %, kur një vit më parë ishte 3.5% dhe një vit më pas (2018) vlerësohet të jetë mbi 4%.

Treguesit vlejnë për të thënë se nuk është ekonomia ajo që vuan, por janë njerëzit dhe stabiliteti i vendit ai që nuk merr porcionet e duhura të zhvillimit institucional demokratik, si dhe zhvillimin e një tregu, i cili nuk matet për çdo rotacion me fituesin, por me konkuruesit ekonomikë. Por, pse jo dhe konkurimi politik, i cili në Ballkan dhe më gjerë krahasuar me Shqiperine eshtë më përpara dhe shumë më efektivë me ekonominë dhe për qytetarët.

Dëmi më i madh i vendit nuk vjen nga prishja e terezisë së konsumit apo treguesit të rritjes dhe rënies ekonomike, por prej mungesës së stabilitetit politik dhe ekonomik. Dëmi kryesor ka ndodhur. Lidershipi mbi 20 vjeçar, që është duke u përgatitur për t’i lënë trashëgim brezit të ri nuk ka lënë trashëgim një ekonomi dhe situatë politike dhe asete më shumë nga ajo që trashëguam nga prindërit dhe gjyshërit tanë.

Çfarë duhet të kishte bërë lidershipi, që ne të ndiheshim se kemi patur ata të duhurit për drejtimin e vendit?

  • Një Shqipëri me të ardhurat për frymë JO ndër më të ultat në Europë;
  • Një Shqipëri JO me konflikte politike të prejardhura nga mosngopja me pasuri dhe mirëqenie (fisnore dhe klanore);
  • Një Shqipëri, me pozita te stabilizuara gjeopolitike në rajon per nje periudhe afatgjate;
  • Një ekonomi, që të mos mbetet e varur nga ndikimi politik dhe ende nuk ka arritur të guxojë të zgjerohet dhe të fitojë mbi informalitetin.

Ne fakt lidershipi duhet te mendohet për faktin, se ekonomia në radhë të parë duhet të jetë pjesë e trashëgimnisë për brezin tjetër. Por brezi i ardhem nuk do të ketë punë me këtë lidership, por me prejardhësit e tyre.

Nëse bëhet bilanci i aktiveve të politikës në ekonomi mund të shihet si nje panorame, ku zgjedhjet dhe ekonomia janë parë si kocka që u hidhen qytetarëve nga lidershipi politik, të cilet pasi kanë ngrënë mishin e ekonomisë kanë menduar që në ndonjë vit, të ketë edhe rritje ekonomie, atëherë shihet qartë se emrat për këtë situate jane brenda historise.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: