Treguesit fiskalë dhe pesha në buxhet e industrisë së naftës
Pesha e taksave ndaj PBB-së nga industria e naftës dhe gazit llogaritet në një përqindje që ndryshon nga 1.4% në 1.5%.
Pagesa e taksës mbi pagën dhe kontributeve shoqërore e shëndetësore llogaritet në nivelin mesatar vjetor prej 7.7% të totalit të të ardhurave tatimore dhe doganore, dhe një peshë prej 5.8% të të ardhurave tatimore të buxhetit. Taksa nacionale e rentës ka një peshë prej 10% të taksave kombëtare dhe një mesatare prej 1.2% ndaj të ardhurave tatimore dhe doganore.
TVSH ka një peshë prej 2% ndaj totalit të TVSH-së së mbledhur për buxhetin dhe peshë mesatare vjetore prej 0.9% ndaj të ardhurave tatimore dhe doganore.
Tatimi mbi Fitimin ka një peshë prej 10.1% ndaj totalit të tatimit mbi fitimin të mbledhur për buxhetin dhe mesatarisht një peshë sa 1.1% e të ardhurave tatimore dhe doganore.
Taksat e punës llogariten të mbajnë një peshë mesatare vjetore prej 5.3% ndaj tatimit mbi të ardhurat personale dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të mbledhura për buxhetin dhe një peshë mesatare prej 1.5% ndaj të ardhurave tatimore dhe doganore.
Taksat dhe detyrimet e tjera përbëjnë një peshë mesatare prej 3% të mesatares së të ardhurave tatimore dhe doganore.
Taksat mbi pagën, duke përfshirë pagesat për sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimin mbi të ardhurat personale përbëjnë rrjedhën kryesore të të ardhurave që kontribuojnë në buxhetin e shtetit në mënyrë kolektive nga sektorët nxjerrës të naftës dhe gazit.
Renta minerare përbën fluksin kryesor të të ardhurave nga sektori nxjerrës i naftës dhe gazit në Buxhetin e Shtetit.
Ndarja e prodhimit të naftës përbën grupin e dytë më të madh të të ardhurave të mbledhura nga sektori i naftës. Shoqëritë private të naftës transferojnë mesatarisht në vitet e fundit sasinë e prodhimit të naftës prej 50 – 55 mijë ton.
Të tjera taksa e detyrime përfshijnë taksat e mbledhura nga Administrata Doganore Shqiptare duke përfshirë TVSH-në e paguar për importet, taksën e karbonit, akcizën, taksën e qarkullimit dhe taksat e tjera doganore. Këto flukse parash përfshihen në kuadër të raportimit si flukse materiale nga licencat, si dhe ishin pjesë e rakordimit.
Megjithatë, TVSH-ja e mbledhur për importet është kthyer pjesërisht ose tërësisht tek operatorët e licencuar bazuar në kriteret e paracaktuara, si rrjedhojë nevojiten të dhëna shtesë për të përfunduar rakordimin në total me të ardhurat e raportuara nga institucionet shtetërore për sektorët në fokus[1].
[1] AlbEITI Report 2016
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.