MND Në industrinë e naftës, sistemi fiskal dhe korrupsioni

Shqipëria prodhoi 910.000 tonë naftë bruto në vitin 2018 dhe 956,000 tonë naftë bruto në vitin 2017, më pak rreth 5 për qind krahasuar me 2017 dhe 47 për qind më pak në krahasim me prodhimin pik të vitit 2014 prej 1.36 milion tonë.

Industria e prodhimit të naftës është eksportuesja e dytë më e madhe në Shqipëri dhe punëson më shumë se 3,000 vetë.

Shihni shportën

Përshkrim

Sipas të dhënave zyrtare, investimi i përgjithshëm në kërkimin dhe eksplorimin e naftës dhe gazit, të paktën në vitet e fundit llogaritet deri në 1.25 miliardë euro, ku 1/3 e tij është investuar direkt nga kompania Shell, e cila është bërë aktive në 6 vitet e fundit, duke programuar edhe investime të tjera prej € 42.5 milion duke filluar nga 2018 pas një zbulimi shumë pozitiv në fushën naftëmbajtëse Shpiragu-2.

Pesha e taksave ndaj PBB-së nga industria nxjerrëse e naftës dhe gazit llogaritet në një përqindje që varion nga 1.4% në 1.5%.

Qeveria shqiptare ka nënshkruar që nga viti 2004 e deri më sot gjithsej 16 marrëveshje të përgjithshme për eksplorimin e naftës dhe gazit, nga të cilat 7 kompani janë angazhuar në nxjerrjen e naftës bruto në pjesën jugore të Shqipërisë dhe 4 kompani të angazhuara në aktivitete eksploruese.

Marrëveshjet e Ndarjes së Prodhimit (MND-të) lejojnë qeverinë të mbajë pronësinë e burimeve të saj të naftës, por të japë të drejtat e eksplorimit dhe prodhimit brenda një zone të përcaktuar dhe për një periudhë të kufizuar, te një kompani private e naftës ose konsorcium (kontraktori). Sipas strukturës aktuale të MND, kompanitë e naftës konsiderohen si kontraktorë për të ndërmarrë operacione të naftës në një zonë të caktuar dhe veprojnë pa rriskuar buxhetin, me shpenzimet e tyre dhe më e rëndësishmja ato monitorohen dhe janë nën kontrollin e institucioneve shqiptare (AKBN).

Një rëndësi e madhe te MND-të ka sistemi fiskal. Qëllimi i një sistemi fiskal nga këndvështrimi i qeverisë është të tërheqë investimet dhe të ketë pjesë sa më të madhe përfitimi (si të ardhura të fituara pa operuar vetë, pa kosto prodhimi). Shqipëria respekton korrektësinë e MND-ve ekzistuese dhe Shqipëria paguan kompensim për kompanitë e naftës nëse shkaktohen ndryshime në legjislacionin tatimor shqiptar. Kjo do të thotë që zbatimi i ligjeve tatimore në kundërshtim me atë që është rënë dakord në MND-të nuk rrit të ardhurat shtesë për kompanitë që operojnë nën kushtet e MND-së.

Një rrisk serioz për monitorimin e MND-ve është niveli i kapaciteteve dhe korrupsionit i administratës, që është autoriteti përgjegjës për të monitoruar zbatimin dhe performancën e MND.

Qeveria ka ndërmarrë disa hapa inkurajuese për të përmirësuar qeverisjen e sektorit të naftës dhe për të rritur përgjegjshmërinë e sektorit.