Termat dhe kushtet për Këshilltarët fiskalë Online
MARRËVESHJE ME PËRDORUESIN PËR DHËNIE SHËRBIMI PËRMES ALTAX.AL
Termat dhe kushtet
Këto Terma shpjegojnë te drejtat dhe detyrimet e te gjithë përdoruesve dhe te drejtat e detyrimet e ALTAX.AL lidhur me shërbimet e ofruara nga ju përmes kësaj faqeje me ndërmjetësimin tonë. Përpara se te realizoni kryerjen e porosisë për shërbimet që vijnë nëpërmjet ALTAX.AL, ju lutem lexoni me kujdes këto Terma dhe deklarimin e privatësisë.
Regjistrimi dhe përdorimi i faqes www.altax.al (ALTAX në vijim) përbën pranimin nga ana e Përdoruesit/dhënësit të këshillave apo shërbimeve (Shërbimdhënësi) përmes ALTAX të kushteve të përgjithshme të përfshira në këtë dokument.
Përdorimi i ALTAX.AL dhe pranimi i qartë i Kushteve në momentin e regjistrimit përbën një marrëveshje ndërmjet Shërbimdhënësit dhe ALTAX. Në rast se Shërbimdhënësi ka ndonjë kundërshtim ndaj ndonjë prej këtyre Termave dhe Kushteve të ALTAX.AL, ai nuk duhet të vazhdojë me përdorimin e kësaj faqeje interneti
Faqja dhe përmbajtja e saj, duke përfshirë, thjesht si shembull, tekstet dhe imazhet janë në pronësi të Qendrës ALTAX. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara përveç nëse tregohet ndryshe. Të gjitha Përmbajtjet siç mund të jenë markat tregtare, logot dhe shenjat e tjera dalluese janë marka të regjistruara nga ALTAX ose nga palët e treta të cilët u kanë dhënë atyre të drejtat përkatëse. Përdorimi i pa autorizuar i
Përmbajtjes ose në kundërshtim me këto Kushte nga Shërbimdhënësi është i ndaluar.
Menaxhimi i faqes është pronësi ekskluzive e ALTAX. Shërbimdhënësi e ka të ndaluar të redaktojë dhe/ose të ndryshojë përmbajtjen e faqes, të përdorë softëare ose pajisje për të ndërhyrë ose të tentojë të ndërhyjë në mënyrë elektronike ose me dorë në funksionimin ose funksionalitetin e Faqes.
Të drejtat e përdoruesve të regjistruar te ALTAX dhe atyre për dhënie shërbimi
Faqja është përgatitur sipas kërkesave të ALTAX për qëllim informacioni, komunikimi, edukimi, asistence dhe ofrimi të shërbimeve nga palë të treta. Përdorimi i Faqes duhet të bëhet eskluzivisht në përputhje me këto Kushte si dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret e aplikueshme. Në mënyrë të veçantë, ALTAX i jep Shërbimdhënësit një të drejtë personale e jo të transferueshme për të përdorur Faqen duke iu përmbajtur detyrimisht kufizimeve, si vijon:
- përdoruesi mund të shkarkojë materiale dhe dokumente nga faqja ALTAX.AL për qëllime për përdorim personal dhe jo tregtare;
- çdo përdorim i informacioneve duhet të jetë paraprakisht i autorizuar nga ALTAX;
- në rast blerje online të produkteve apo shërbimeve tek ALTAX.AL, për përdoruesit e regjistruar zbatohet një ulje çmimi nga ajo që është publikuar në produkte.
- përmbajtja e përfshirë në seksionin “Publikime nga ALTAX” si dhe nga “Biblioteka” mund të shkarkohet ose të riprodhohet me citim burimi, ose duke u autorizuar paraprakisht nga ALTAX.
- është i ndaluar riprodhimi, modifikimi, dyfishimin, kopjimi, shpërndarja, shitja apo shfrytëzimi i Përmbajtjes së Faqes, i pa autorizuar paraprakisht me shkrim nga ana e ALTAX.
- është i ndaluar përdorimi i ALTAX për të publikuar, transmetuar ose shpërndarë informacione dhe/ose materiale dhe/ose përmbajtje mbi apo përmes kësaj faqe interneti që mund të jenë jo etike, ose të kundërligjshme ose për çdo qëllim që përbën krim ose që sjell përgjegjësi civile ose shkel në çfarëdo mënyre ligjin e zbatueshëm.
- në përgjithësi, është i ndaluar përdorimi i Faqes në çdo mënyrë që shkakton ose mund të shkaktojë një shkelje të të drejtave ndaj pronësisë intelektuale të ALTAX.AL, apo të palëve të treta.
Në lidhje me seksionet ku jepen shërbime nga të tretë nëpërmjet ALTAX, ajo nuk ka asnjë detyrim dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e shërbimeve të dhëna prej tyre, pasi ky shërbim është i vlerësuar nëpërmjet përshtypjeve dhe vlerësimeve që vetë klientët do të japin për cilësinë e tyre. Në mënyrë të veçantë, ajo nuk merr asnjë përgjegjësi në lidhje me dërgimin e materialeve nga palët e treta te klientët e faqes, të cilat mund mos jenë etike dhe në kundërshtim me ligjin për tregtinë elektronike. Në çdo rast, Shërbimdhënësi e ka të ndaluar të kërkojë të prezantojë tek ALTAX materiale që nuk janë diskutuar përpara dhe të jenë të miratuara me shkrim.
Të drejtat e shërbimdhënësit
Në momentin e pranimit të kësaj Marrëveshje, Shërbimdhënësi bie dakort, që:
a.Lejohet ta përdorë ALTAX.AL per te kryer shërbime online te lidhura me dhënien e këshillimeve/ matërialeve/ sqarimeve/ informacioneve duke pranuar si ndërmjetës ALTAX, i cili mundëson gjetjen e klientit duke prezantuar shërbimdhënësin me klientin.
b. Shërbimdhënësi detyrohet të japë shërbim të saktë referuar në çdo rast legjislacionit dhe kuadrit rregullator fiskal në fuqi. Nëse stafi ALTAX.AL konstaton se është kryer një shërbim jo sipas kritereve të pikës më lart, atëherë kanë të drejtën mos ta dërgojnë përgjigjen në adresë të kërkuesit të shërbimit.
c. Shërbimdhënësi në komunikim me ALTAX e vendos vetë çmimin e shërbimit të tij, bazuar në njësi kohore (orë) dhe ky çmim bazë do të publikohet përbri emrit të tij bashkë me tatimet përkatëse dhe tarifën e shërbimit që vendos ALTAX mbi vlerën e shërbimit që oferton Shërbimdhënësi. Pasi palët bien dakort mbi çmimin, ky do të jetë edhe çmimi final që ofrohet për Shërbimdhënësin, i cili ka të drejtë ta ndryshojë ofertën e tij në çdo kohë duke njoftuar të paktën 24 orë përpara stafin e ALTAX.AL te [email protected] .
Shërbimdhënësi, mundet ta ofrojë shërbimin e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë duke shfrytëzuar audiencën e ALTAX.AL.
Detyrimet e Shërbimdhënësit
Shërbimdhënësi, i cili është i regjistruar në ALTAX për të dhënë shërbime klientëve që klikojnë ALTAX.AL duhet të tregojë vetëm të dhënat personale që i kërkohen, sipas formatit që gjendet në faqe. Ai garanton se këto të dhëna personale janë të vërteta, të sakta dhe të përditësuara.
Shërbimdhënësi e jep shërbimin nëpërmjet emailit me ndërmjetësinë e ALTAX, pa tentuar të krijojë marëdhënie paralele me klientin jashtë Kushteve të kësaj Marrëveshje.
Shërbimdhënësi pranon se është përgjegjës për çdo këshillim/shërbim/përdorim përmes ALTAX.AL nga ana e tij dhe duhet të garantojë një përgjigje/shërbim shterues.
Shërbimdhënësi, për çdo rast që njihet me kërkesën për shërbim, përmes postës elektronike është i detyruar të përgjigjet jo më vonë se 72 orë nga koha e dërgimit të kërkesës. Nëse nuk përgjigjet brenda këtij afati, atëherë, atij do ti mbahet nga çmimi që ka ofruar 5% e tij dhe nëse vonohet më shumë se 5 ditë pune atëherë do ti mbahet nga çmimi i ofruar 10% e tij.
E drejta e autorësisë për shërbimet/këshillimet që jep Shërbimdhënësi janë në çdo rast të tijat (në rast se nuk parashikohen ndryshe në dokumente të tjera). ALTAX nuk ka të drejtë të publikojë në faqen e saj apo asnjë faqe tjetër përgjigjet/ shërbimet që japin Shërbimdhënësit.
Çdo material që Shërbimdhënësi e dërgon me email dhe kërkon të postohet në ALTAX.AL do të bëhet pronë e ALTAX e cila mund ta përdorë atë për çfarëdo qëllimi të ligjshëm.
Shërbimdhënësi është përgjegjës për zbatimin e legjislacionit fiskal për shërbimet që ofron përmes ALTAX.AL.
Detyrimet e ALTAX. AL
ALTAX është e detyruar të krijojë kushtet për të patur një faqe interneti dhe adresë elektronike aktive në çdo moment të ditës. Ajo është e detyruar të publikojë brenda 48 orësh profilin dhe ofertën, sipas formatit të plotësuar me të dhëna personale nga shërbimdhënësi. Nëse kërkohet të ndryshohet prej Shërbimdhënësit ndonjë e dhënë në lidhje me profilin apo ofertën e tij ALTAX është e detyruar të përgjigjet dhe bëjë ndryshimet brenda 24 orësh nga momenti i marrjes së kërkesës.
ALTAX është e detyruar të kryejë pagesën brenda 48 orëve prej momentit, që shërbimi i dhënë prej Shërbimdhënësit është dërguar prej tij me email në adresën [email protected]. Pagesa kryhet nëpërmjet llogarisë bankare. Për çdo vonesë përtej këtij afati (përveç se kur është ditë pushimi apo feste zyrtare) ai do të paguajë një interes që është sa 1% e çmimit të ofruar nga Shërbimdhënësi.
Dalja nga përgjegjësia ALTAX.AL
ALTAX nuk mban përgjegjësi në lidhje me saktësinë, plotësinë, besueshmërinë e përmbajtjes së përgjigjeve apo shërbimit, që japin këshilluesit/specialistët/edukatorët fiskalë. Në rastet kur shërbimi i dhënë është objekt debati me klientin, ALTAX nuk mban përgjegjësi për pasoja që mund të lindin prej kësaj mosmarrëveshje, por është e detyruar që të komunikojë menjëherë me Shërbimdhënësin për ti prezantuar situatën dhe ti kërkojë zgjidhjen e saj.
Të gjitha përmbajtjet e shkarkuara nga çdo seksion i ALTAX.AL, ose nëpërmjet një lidhjeje në të, shkarkohen dhe përdoren nga përdoruesi/shërbimdhënësi nën përgjegjësinë dhe rrezikun e tij.
ALTAX nuk ka kontroll mbi Shërbimdhënësit dhe për këtë arsye, nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për përmbajtjen e shërbimit që japin Shërbimdhënësit për klientët. Në raste të tilla, për çdo shërbim aplikohen Kushtet për përdorimin e faqes dhe për marrjen e shërbimit të përgatitur nga palët e treta, për të cilat ALTAX nuk merr asnjë përgjegjësi.
Privatësia
Informacionet personale të dhëna nga Shërbimdhënësi në ALTAX.AL do të përdoren në përputhje me dispozitat e parashikuara në legjislacionin për ruajtjen e të dhënave personale. Çdo informacion ose material tjetër i dërguar në këtë faqe me postë elektronike ose mjete të tjera do të konsiderohen jokonfidenciale dhe nuk mbrohet nga e drejta e pronësisë intelektuale.
Kushte Rregulluese
Përdorimi i ALTAX.AL nënkupton pranimin e termave aktualë si një e tërë, duke përfshirë politikën ekzistuese për mbrojtjen e të dhënave personale. ALTAX mund të vazhdojë në çdo kohë me ndryshimin e afateve të tanishme, duke përfshirë politikat e mësipërme, dhe çdo ndryshim do të zbatohet nga data kur është postuar në faqe. Si rezultat, përdoruesit këshillohen të kontrollojnë rregullisht kushtet, në mënyrë që të informohen për ndryshime të mundshme. Në rast se vazhdojnë të përdorin ALTAX.AL, kuptohet se ata kanë pranuar kushtet e ndryshuara të përdorimit.
Në rast se përdoruesi/ Shërbimdhënësi ka paqartësi ose pyetje ai / ajo mund t’i drejtohen ALTAX në adresën [email protected]
ALTAX, Shtator 2018
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.