Tatimi i transferimit të pasurisë

Tatimi i transferimit të pasurisë

Kalim i së drejtës së pronësisë së paluajtshme, sipas nenit 11 të ligjit “për tatimin mbi të ardhurat” konsiderohet akti i shitjes/transaksioni apo akti i dhurimit të pasurisë së paluajtshme/transaksion.

Tatimi për aktin e shitjes apo dhurimit të pasurisë së paluajtshme zbatohet mbi fitimin kapital te realizuar. Ky term, kuptohet si diferenca ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë ndërtesë apo tokë.

Vlera e pasurisë

Vlera në shitje e pasurisë së paluajtshme, përcaktohet në kontratën e noterizuar të shitjes.

  • NË rast se kontrata paraardhëse e blerjes është kryer në monedhë të huaj (si euro, dollarë etj.) Kryhet konvertimi në lek me kursin e këmbimit të ditës në të cilën është kryer blerja.
  • NË rast se pasuria është blerë me kredi në monedhë të huaj, në momentin e shitjes do të bëhet konvertimi në lek të çmimit të blerjes si mesatare e ponderuar e pagesave të kësteve të kredive me kursin e këmbimit të ditës në të cilën është paguar kësti i kredive.
  • Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara deri në datën 31 dhjetor 1995, të cilat nuk kanë vlerë në blerje, ose vlera e blerjes është e shprehur në monedha të tilla, si franga ari, apo napoleona floriri si dhe ndërtesat e privatizuara me ligjin nr.7652, datë 23.12.1992 “për privatizimin e banesave shtetërore”, i ndryshuar, si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m² e sipërfaqes së shfrytëzueshme, e përcaktuar nga Enti kombëtar i Banesave, në vendimin e këshillit të Ministrave nr. 815, datë 09.12.1996.
  • NË rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë, për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogaritjes së fitimit kapital të realizuar do të merret diferenca midis vlerës së shitjes dhe vlerës së blerjes e përcaktuar në kontratën paraardhëse.

Përcaktimi i vlerës në shitje bazohet në kontratën e shitjes së pasurisë.

NË rastet kur çmimi i shitjes për m² i përcaktuar në kontratë është më i ulët se çmimet e tregut të lirë të përcaktuara në udhëzimin e Kryeministrit Nr. 4, datë 30.9.2015, zbatohen këto të fundit për efekt të llogaritjes së tatimit

Përcaktimi i vlerës në blerje, për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara deri në datën 31 dhjetor 1995, të cilat nuk kanë vlerë në blerje, si dhe ndërtesat e privatizuara me ligjin nr.7652, datë 23.12.1992 “për privatizimin e banesave shtetërore”, i ndryshuar, për efekt të përcaktimit të tatimit për kalimin e së drejtës së pronësisë, si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për mâ² e sipërfaqes së shfrytëzueshme, e përcaktuar nga Enti kombëtar i Banesave, në vendimin e këshillit të Ministrave nr.815, datë 9.12.1996

Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 “për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, çmimi për m2 është 70 për qind e çmimit, që i përket vlerës mesatare të shitjes/mâ² për zonën përkatëse në tabelat për këtë qëllim, vetëm në rastin e shitjes së parë.

Për rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë nëpërmjet dhurimit, dhe heqjes dorë nga e drejta e pronësisë në dobi të një të treti apo të bashkëpronarëve të tjerë transaksioni konsiderohet i tatueshëm dhe për efekt të llogaritjes së detyrimit tatimor do të veprohet si në rastin e kalimit të së drejtës së pronësisë, tokë dhe ndërtesë, nëpërmjet aktit të shitjes.

Tatimi mbi të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë paguhet nga individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme.

 

 

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.