Tatimet direkte: Diskutimi për shkallët e tyre dhe tatimet ndaj konsumit
Në një analizë të tatimeve direkte, si dhe të pjesës së diskutimit më të fundit elektoral në Shqipëri lidhur me tatimin mbi të ardhurat personale, ai vërehet në radhë të parë se nuk mban peshën kryesore në barrën fiskale të vendit. Në radhë të dytë, tatimet direkte edhe në vendet e tjera ballkanike kanë skemë tatimi të ngjashme me taksën progresive mbi të ardhurat në Shqipëri, përveç se në Bosnjë-Hercegovinë.
Bosnjë-Hercegovina që zbaton një sistem të pastër të tatimit me një shkallë (tatim të sheshtë) ka një barrë të ulët tatimore nga tatimet direkte. Nga verifikimi i hyrjeve në buxhet të tatimeve direkte për të dy rastet, ashtu si duket edhe në grafikun më lart konstatohet se tatimi me disa shkallë (progresiv) mbledh më shumë të ardhura për buxhetin, në raport me tatimin me një shkallë (të sheshtë). Por, nëse tatimi me disa shkallë përjashton nga skema e tatimit një pjesë të madhe të bazës tatimore, duke vendosur pragje përjashtuese, atëherë kjo barrë ngjitet te shkalla tjetër më e lartë dhe natyrshëm rëndon edhe peshën e bazës së përjashtuar në nivelin e të ardhurave të mesme dhe të larta.
Megjithatë, realiteti i një evazioni të lartë, si dhe tendenca për shmangie tatimore nga norma progresive i tatimpaguesve që përfitojnë nivele të larta të të ardhurave të tatueshme, duket se barra e tatimit mbi pagat adresohet te segmenti që është baza e madhe e këtij tatimi, individët me të ardhura të nivelit të mesëm.
Problemi i zbatimit të tatimit mbi të ardhurat në nivel progresiv apo në nivel të sheshtë nuk është debati që duhet për shtetet, ku tatimet e konsumit janë baza kryesore e të ardhurave. Ky diskutim për skemën e tatimit që duhet të zbatohet mbi të ardhurat vlen për vendet që e kanë nisur historinë e taksimit me tatimin mbi të ardhurat e individit nga puna dhe kapitali e prona dhe pastaj u shpik edhe taksa e qarkullimit (ose TVSH), si një skemë tatimore, që mbush shpejt dhe me kosto të ulët buxhetin e shtetit dhe pa debate sociale të forta. Problemi më i madh i TVSH-së është që ajo mund të ndikojë në mënyrë disproporcionale të varfërit. Qëkurse kjo taksë është e njëjtë, si për të pasurit, po ashtu edhe për të varfërit, atëherë taksa ndikon me një përqindje të lartë në uljen e të ardhurave të një individi/familje me të ardhura të ulëta, krahasuar me familjet me të ardhura të larta.
Në jetën tonë të përditshme tatimet mbi konsumin kanë ndikuar direkt në rritjen e barrës relative për individët me të ardhura të ulta, të cilët janë pjestarët e familjeve me të ardhura të ulëta dhe të moderuara duke i shndërruar këto tatime mbi konsumin në regresive. Zbatimi i TVSH dhe akcizës, të cilat janë shpesh objekt i përjashtimeve dhe uljeve të shkallëve tatimore ka nevojë të rishikohet për të ndryshuar bazën e tatimit nga konsumi te të ardhurat nga kapitali dhe puna.
E para është që normat e taksave kombëtare do të duhej të përcaktohen me objektiva të dyfishtë për të qenë neutrale ndaj të ardhurave në lidhje me barrën tatimore ndaj të ardhurave kombëtare dhe të jenë neutrale në lidhje me konkurrencën brenda rajonit të BP-së. Ky duket një objektiv tepër ambicioz për vendet me peshë të lartë të të ardhurave të bazuara mbi konsumin, veçanërisht duke pasur parasysh procedurat dhe debatet politike të një vendimi të tillë.
Problemi është se, ashtu si për reformat e tjera (për pensionet, për tregun e punës), ne kemi ngelur me ndjesinë se ato prezantohen për të zgjidhur probleme specifike me qasje teknike (papunësia, administrimi taksave), por në fakt ndikimi i tyre kalon kufijtë e reformimit të vetëm një sektori apo problemi dhe të gjitha kërkohen të zbatohen pa kërkuar mbështetje demokratike.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.