Studimi dhe propozimet për Reformën e Pensioneve nga ALTAX

Studimi dhe propozimet për Reformën e Pensioneve nga ALTAX

ALTAX sjell sot një studim të detajuar mbi sfidat dhe reformat e nevojshme për sistemin e pensioneve në Shqipëri. Në këtë analizë theksohen problematikat aktuale, si plakja e popullsisë, emigracioni i lartë dhe ekonomia informale, si dhe propozohen masa konkrete për një sistem më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Kjo analizë synon të ofrojë një vlerësim të detajuar mbi reformën e pensioneve në Shqipëri, duke shqyrtuar sfidat aktuale, alternativat e mundshme dhe ndikimin e tyre mbi sistemin ekonomik dhe social.

Një reformë e mirë-strukturuar e pensioneve duhet të bazohet në analiza të qarta fiskale dhe aktuariale. Një qasje e integruar që kombinon ndryshime në sistemin ekzistues, zgjerimin e pensioneve private dhe stimujt për pjesëmarrje më të madhe në skemë do të ndihmonte në garantimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të sistemit të pensioneve në Shqipëri.

Rekomandimet si:

🔹 Rritja e moshës së daljes në pension
🔹 Unifikimi i skemave të pensioneve
🔹 Formalizimi i tregut të punës
🔹 Skema private dhe menaxhim më i mirë i fondeve

dhe propozimet per qasje efektive, të cilat mund ti lexoni te përmbajtja e analizës studimor synojnë të sigurojnë stabilitet financiar dhe mbrojtje sociale për qytetarët. Studimi do të prezantohet si pjesë e diskutimeve për reformimin e skemës së pensioneve.

📌 Qëndroni të informuar për zhvillimet më të fundit lidhur me temat më të mprehta ekonomike, financiare dhe fiskale!

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.