Për stabilizimin dhe reformimin e skemës së pensioneve në Shqipëri nga 2025

Reforma e pensioneve në Shqipëri ka qenë dhe është një nga sfidat më të vështira ekonomike dhe sociale të dekadës së fundit. Kjo reformë nisi me synimin për ta transformuar skemën ekzistuese nga një model i cënuar nga paqëndrueshmërisa financiare në një sistem më të drejtë dhe që pasqyron kontributet e qytetarëve.

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka parë një rritje të konsiderueshme ekonomike. Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) është rritur 2.5 herë krahasuar me 10 vite më parë dhe eksportet janë dyfishuar. Përmirësimi i statusit të vendit si ekonomi me të ardhura mesatare ka rritur pritshmëritë e qytetarëve ndaj sistemit të pensioneve.

Megjithatë, sfidat demografike dhe ndryshimet në strukturën e tregut të punës vazhdojnë të rëndojnë mbi këtë reformë. Ulja e normave të lindshmërisë dhe plakja e popullsisë sjellin rrezikun e një skeme të paqëndrueshme, e cila do të rëndojë gjithnjë e më shumë mbi brezat e ardhshëm.

Reforma e vitit 2014 solli një përmirësim të ndjeshëm për pensionistët e rinj, por la një hendek të dukshëm mes atyre që dolën në pension para dhe pas vitit 2014.

Qasja e qeverisë shqiptare ndaj reformës së pensioneve ka patur një angazhim për të adresuar sfidat e sistemit të pensioneve, i cili ishte prekur nga paqëndrueshmëria financiare dhe mospërputhja mes kontributeve dhe përfitimeve. Reforma ka qenë një hap i rëndësishëm drejt një sistemi më të drejtë dhe të qëndrueshëm, sidomos me vendosjen e lidhjes së pensioneve me nivelin e kontributeve dhe eliminimin e kufizimit të 220 eurove për pensionet.

Sfida kryesore mbetet zvogëlimi i këtij hendeku. Me një qasje afatgjatë, rritja e pensioneve duhet të bëhet në mënyrë të qëndrueshme, duke balancuar kërkesat e qytetarëve me mundësitë financiare të shtetit.

Edhe pse qeveria ka bërë përpjekje për të ulur hendekun midis pensionistëve të rinj dhe atyre të vjetër, shihet se është e nevojshme një qasje më holistike dhe afatgjatë që të eliminojë këto pabarazi dhe të garantojë që sistemin të jetë i qëndrueshëm financiarisht.

Pra, ka ende disa sfida që duhet të trajtohen dhe të grupuara janë:

  • Pabarazitë mes grupeve të ndryshme të pensionistëve, sidomos për ata që dolën në pension para vitit 2014.
  • Kërkesa për një rritje të qëndrueshme dhe të balancuar të pensioneve për ta lehtësuar barrën e buxhetit të shtetit me diversifikim burimesh financimi dhe harmonizim me skemat private.
  • Përmirësimi i mekanizmave të mbikëqyrjes dhe zgjidhja e çështjes së informalitetit, që ndikon drejtpërdrejt në bazën e kontribuesve.

Në një periudhë afatshkurtër, qeveria ka bërë përpjekje për të ulur hendekun midis pensionistëve të rinj dhe atyre të vjetër, por është e nevojshme një qasje më holistike dhe afatgjatë që të eliminojë këto pabarazi dhe të garantojë që sistemin të jetë i qëndrueshëm financiarisht.

Përshkrim

Sistemi aktual i pensioneve në Shqipëri përballet me sfida të mëdha, të cilat kërkojnë reforma të thella për të siguruar qëndrueshmërinë financiare dhe mbrojtjen sociale të qytetarëve. Ndryshimet demografike, emigracioni i lartë, ekonomia informale dhe rritja e shpenzimeve për pensionet sociale janë faktorët kryesorë që e bëjnë sistemin aktual të brishtë dhe të varur nga financimi shtetëror.

ALTAX sjell sot një studim të detajuar mbi sfidat dhe reformat e nevojshme për sistemin e pensioneve në Shqipëri. Në këtë analizë theksohen problematikat aktuale, si plakja e popullsisë, emigracioni i lartë dhe ekonomia informale, si dhe propozohen masa konkrete për një sistem më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

🔹 Rritja e moshës së daljes në pension
🔹 Unifikimi i skemave të pensioneve
🔹 Formalizimi i tregut të punës
🔹 Skema private dhe menaxhim më i mirë i fondeve

Këto propozime synojnë të sigurojnë stabilitet financiar dhe mbrojtje sociale për qytetarët. Studimi do të prezantohet si pjesë e diskutimeve për reformimin e skemës së pensioneve.

Shkarkojeni direkt studimin dhe qëndroni të informuar për zhvillimet më të fundit!