Si të bëjmë më të mirën për të rritur mirëqenien?

Si të bëjmë më të mirën për të rritur mirëqenien?

Kush është mënyra më e mirë për të gjallëruar ekonominë?
Më shumë investime për shërbimet sociale, të alternuara me investimet e huaja në sektorë të orientuar?
Më shumë para për të pasurit, apo paga më të mira për punonjësit?
 
Nisur nga fakti se rritja e të ardhurave individuale vjen kryesisht, si produkt i investimeve dhe rritjes së konkurueshmërisë, po ashtu edhe analiza fokusohet te politika dhe modeli ekonomik.
 
A duhet nga ana tjetër të presë qeveria dhe ekonomia për thithjen e investimeve duke parë në sy investitorët se si dhe ku do të investojnë? Mos ndoshta nevojitet një fokusim për investime në vetëm 1-2 sektorë?
 
Kjo do të thotë që investimet publike të orientohen drejt përgatitjes së kushteve për realizimin e investimit sipas kërkesave të investitorëve.
 
Përgjigjet që mund të jepen nuk mund të klasifikohen në të mira dhe të këqija. Investitorët do të kryejnë ato investime që i vendosin nëse ata ndihen të sigurt se fitimet e tyre do të jenë në trende rritëse dhe se nuk do të preken nga destabiliteti i politikës dhe veçanerisht politikes fiskale.
 
Investitorët do ta konsiderojnë atdheun e kapitalit të tyre Shqipërinë, vetëm nëse nga studimi i tregut u rezulton se ka një klasë punëtore të aftë për perdorimin e teknologjisë me kosto të pranueshme për rikthimin e investimit.
 
Nga ana tjetër do të duan të ketë një infrastrukture transporti shumë më dinamike dhe me kosto te ulet në lidhjet e nyjeve hyrëse dhe dalëse.
 
Por, një temë tjetër që u ndikon në vendimet e tyre është shëndeti buxhetor i vendit. Pasi të studiojnë se institucionet kryesore ndërkombëtare janë shprehur me pozitivitet për ekonominë dhe financat publike, atëherë dhe vetëm atëherë qeveria duhet tu shërbejë me një administratë që të bëjë atë që ka për detyrë dhe të bëjë shumë pak nga ato që bën zakonisht këto 20 vitet e fundit.
 
Pra, të rregullojmë Shqipërinë në lidhje me: treguesin e transparencës dhe korrupsionit; treguesin e lirisë ekonomike; treguesin e konkurrueshmërisë së ekonomisë.
 
Të gjitha kanë një rezultante shumë kuptimplote: rritjen e të ardhurave për frymë për të mos mbetur dhe për shumë dekada të tjera në bisht të mirëqenies së Europës.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: