Si lindën tatimet?

Si lindën tatimet?

Për aq kohe sa do te ekzistojnë qeveri, atyre u duhet te nxjerrin mënyra te ndryshme për te financuar aktivitetet e tyre. Metodat e financimit publik kane ndryshuar mjaft nga një kohe ne tjetrën

Tatimet në lashtësi

Fjala taksoj rrjedh nga fjala taxare ne latinisht, qe do te thotë të vlerësosh, të taksosh.

Ne civilizimet e lashta te asirianeve, egjiptianeve dhe babilonasve, e drejta mbi pronën vetjake nuk ekzistonte. Mbreti apo Faraoni ishte zotëruesi i vetëm i gjithçkaje ne territorin e tij, duke përfshire dhe njerëzit. Pothuajse çdo aktivitet dhe çdo gjë qe ishte brenda pronës se mbretit ishte objekt taksimi. Kështu, ne vend te taksimit te individëve për mbështetjen e pushtetit mbretëror, mbreti thjesht i detyronte njerëzit te punonin për te shume muaj te vitit. Një situate e tille vijoi edhe me vone ne kohen e perandorive romake, dhe persiane.

Ndërkohë qe ne kontinentin amerikan taksat paguheshin mbi prodhimet bujqësore dhe mallrat sipas zonës gjeografike, klimës dhe kulturës vendase.

Mbretërit e lashte siguronin te ardhura ne formën e ushqimeve dhe metaleve te çmuar.

Nëse këto te ardhura nuk mjaftonin, atëherë mbreti përgatiste ushtrinë për pushtime ne vendet fqinje dhe konfiskonte pronat e tyre. Njerëzve qe mposhteshin u kërkohej t’i paguanin tribute pushtuesit, si shenje e nënshtrimit ndaj pushtetit te tij. Nëse mbretërit ishin te dobët dhe nuk mund te pushtonin mbretëri te tjera, atëherë ata ua shtonin barrën e detyrimeve akoma me shume njerëzve te mbretërisë se tyre. Ne ato mbretëri qe nuk ekzistonte paraja, mbretërit taksonin bujqit duke u kërkuar një pjese te korrjeve te tyre.

Taksimi për koke (njeri) ishte një burim i madhe te ardhurash ne Egjiptin e lashte. Po kështu, me vone qeveria e grekerve te lashte e mbështeste financimin e saj ne te drejtat mbi pronësinë e minierave te argjendit, tributeve nga vendet qe kishte pushtuar, pak taksa doganore dhe kontribute vullnetare prej qytetareve për investime. Ajo kishte vendosur takse për çdo koke skllavi dhe te huaji.

Ne periudhat e hershme te republikës romake gjithë qytetaret romake paguanin takse për koke. Megjithatë, fitoret ushtarake te romaneve sollën kaq shume tribute sa qeveria përjashtoi qytetaret e saj nga kjo takse deri ne shekullin II-te. Një shekull me vone, perandori Augustus futi taksen mbi token dhe trashëgiminë. Perandorët e mëvonshëm i rriten si përqindjet e taksave dhe numrin e mallrave qe taksoheshin duke përfshirë dhe miellin dhe kripen.

Tatimet nga Mesjeta deri më sot

Gjate Mesjetës, qe nga shekulli V deri ne shekullin XV, numri dhe niveli i taksave varionte nga shteti ne shtet. Evropianët i nënshtroheshin formave te ndryshme te taksimit duke përfshirë taksen mbi token, taksen për koke, taksen mbi trashëgiminë, tarifat për përdorimin e urave, rrugëve e porteve si dhe kuotizacionet e gjobat e përziera sipas shteteve.

Shume njerëz i paguanin taksat ne para ose prodhime direkt feudalit te feudit, qe ishte pronari i tokës ku jetonin bujqit. Ne sistemin feudal qe mbizotëroi ne Evrope duke filluar nga shekulli XI, mbretërit, fisniket dhe përfaqësuesit fetare ishin mbledhësit e taksave.

Mbretërit nxirrnin te ardhura nga tokat e tyre, detyrimet nga importi dhe eksporti si dhe te ardhura nga detyrime dhe shërbime te ndryshme, qe bënin vasalet e tyre. Për pjesën me te madhe te vendeve, fisniket dhe përfaqësuesit e fesë ishin te përjashtuar nga taksat mbretërore, kështu qe barra e tyre rendonte akoma me shume ne kurriz te fshatareve dhe zejtareve.

Kur Mbreti Xhon i Anglisë u përpoq te rriste te ardhurat e tij, nëpërmjet një sere taksash te renda qe nxori, fisniket feudale refuzuan t’ia paguanin. Ne vitin 1215 ata e detyruan mbretin te firmoste Magna Cart, një dokument ne te cilin ai binte dakord te mblidhte ato lloj taksash qe do te kishin dhe miratimin e përbashkët te baronëve te tij, duke kufizuar ne këtë mënyre pushtetin e mbretit.

Kisha katolike romane ishte një grumbulluese gjigande taksash e mesjetës. Një nga burimet e saj me te mëdha ishin te ardhurat e kishës te quajtura e dhjete e kishës[1]. Kjo ishte një pagese e detyrueshme sa 1/10 e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale për person. Kisha mblidhte gjithashtu dhe kuota, gjoba, tarifa dhe sipas nivelit hierarkik shumica e tyre merrej nga papati i Romes. Me rritjen e numrit te popullsisë dhe lindjen e qyteteve pasi ato u rriten si qendra zejtare e tregtare, u kthyen ne qendra për mbledhjen e te ardhurave ne formën e taksës mbi pronën apo ne ndonjë mall te caktuar dhe si takse shitje.

Prej shekullit XVIII, Anglia filloi te vendoste taksa te ndryshme mbi transaksionet. Taksat mbi importet morën një rendësi te madhe ne te ardhurat e saj, po ashtu si dhe taksa mbi mallra te caktuara si: sheqer, mish, çokollate, alkool, kafe, qirinj dhe sapun. Me kalimin e kohës, njerëzit filluan te shprehnin pakënaqësi gjithnjë e me shume ne forma kundërshtimi për sistemin ekzistues te financave publike. Si rrjedhoje, sistemet tatimore nuk arrinin te realizonin te ardhura te mëdha sipas kërkesave te klasës drejtuese. Përfundimisht, liderët politike dhe ekonomike filluan te vinin ne jete një politike ndryshe duke ulur përqindjet e taksave dhe tarifat.

Ne fund te shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, shqetësim për aplikimin e një sistemi fiskal qe te realizonte te ardhura pa prishur barazinë e kontributit te gjithsecilit çoi ne lindjen e tatimit mbi te ardhurat. Ne vitin 1799, Anglia nxori te parin akt ligjor për aplikimin e tatimit mbi te ardhurat, me qellim financimin e luftërave kundër Napolonit. Qeveria e hoqi këtë tatim vetëm kur përfundoi lufta, ne 1815, por e vendosi prape atë ne vitin 1842. Tatimi i pare mbi te ardhurat progresiv ishte ai i vendosur ne Prusi ne vitin 1853, i cili rriti me shume barrën tatimore mbi njerëzit me te ardhura me te larta. Vendet e tjera e futen këtë tatim ne dekadat e mëvonshme, duke përfshire Anglinë ne vitin 1907, SHBA ne vitin 1913 dhe Francën ne 1917.

Megjithëse tatimet sillnin ne fillimet e tyre pak te ardhura ne buxhet, sot ato luajnë një rol kryesor ne te gjithë boten.

[1] tithe ne anglisht

 

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *