Si ka ndryshuar kursi i këmbimit në muajin Janar në 2025, 2024, 2023 dhe 2019 dhe ndikimet e përkohshme te kursi këmbimit?
Në muajin janar të viteve 2019, 2023 dhe 2024 dhe 2025 kursi i këmbimit të euros ndaj lekut në Shqipëri ka shënuar luhatje të ndryshme. Ja një përmbledhje e ndryshimeve të tij gjatë këtyre periudhave:
Janar 2019
- Në fillim të muajit, euro këmbehej me 123.43 lekë.
- Nga data 11 deri më 14 janar, arriti në 125.57 lekë, nivel më i lartë për atë periudhë.
- Në fund të muajit, euro u këmbye me 124.60 lekë.
Janar 2023
- Në fillim të muajit, euro këmbehej me 116.09 lekë, niveli më i ulët për atë periudhë.
- Në fund të muajit, euro u këmbye me 116.62 lekë.
Janar 2024
- Në fillim të muajit, euro këmbehej me 103.24 lekë.
- Në fund të muajit, euro u këmbye me 103.9 lekë.
Janar 2025
- Në fillim të muajit, euro këmbehej me 97.4 lekë.
- Në fund të muajit, euro u këmbye me 99.3 lekë.
Këto të dhëna tregojnë se gjatë muajit janar të viteve 2019 dhe 2024, 2025 euro ka shënuar një rritje të lehtë ndaj lekut, ndërsa në vitin 2023 ka pasur një rënie të lehtë në fillim të muajit, përpara se të stabilizohej në nivele më të larta.
Arsyet për ndryshimet në kursin e këmbimit të euros ndaj lekut në muajin janar të viteve 2019, 2023 dhe 2024 dhe 2025 mund të lidhen me faktorë të ndryshëm ekonomikë dhe financiarë, të cilët ndikojnë në kërkesën dhe ofertën për valutë të huaj në Shqipëri.
Disa nga arsyet që mund të shpjegojnë këto ndryshime mendojmë se janë:
Në Janar 2019:
- Fondi i qëndrueshmërisë së ekonomisë shqiptare
Gjatë vitit 2019, ekonomia e Shqipërisë kishte një rritje të moderuar dhe një stabilizim të ngadalshëm të inflacionit, duke kontribuar në një kurs të qëndrueshëm të lekut. Ky ishte një vit pa ndryshime të mëdha të politikave monetare.
- Investimet e huaja
Shqipëria kishte filluar të tërheqë më shumë investime të huaja në sektorë si turizmi dhe ndërtimi, duke rritur kërkesën për euro.
- Rritja e importeve
Rritja e importeve të mallrave dhe shërbimeve, veçanërisht për vitin e ri dhe për nevojat e turizmit të pasfestave, mund të kishte rritur kërkesën për euro.
- Ndikimi i situatës politike
Ndonëse Shqipëria kishte pasur një periudhë të stabilizuar politike, ka pasur gjithashtu pasiguri të brendshme politike që mund të kishte ndikuar në kursin e këmbimit, megjithatë kjo ka pasur ndikim të moderuar.
Në Janar 2023:
- Pasiguria për rikuperimin ekonomik
Pasojat e pandemisë COVID-19 edhe pse ekonomia kishte filluar të shfaqte shenja rimëkëmbjeje, ende mbanin në një pasiguri ritmet e rritjes dhe përballimin e krizës ekonomike.
- Politikat monetare dhe inflacioni:
Në këtë periudhë, Banka e Shqipërisë ndërmori disa masa për të kontrolluar inflacionin, si mbajtja e tendencës në rritje të normave të interesit, që krijoi një presion të vogël mbi kursin e këmbimit.
- Ndikimi i krizës globale:
Kriza e energjisë dhe inflacioni global që po ndodhnin pas krizës pandemike ndikuan në kërkesën për valutë të huaj, duke e bërë monedhën europiane më të fortë në tregjet ndërkombëtare.
- Luhatjet e valutës dhe tensionet geopolitike:
Luhatjet e valutave të tjera në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet politike të mundshme, si dhe ndikimi i situatave të brendshme, patën një ndikim të drejtpërdrejtë në kërkesën për euro.
- Rritja e shpenzimeve publike dhe kërkesa për Euro
Në janar 2023, kur shpenzimet publike ishin më të ulëta se në vitin 2024 dhe kur realizimi ishte në nivelin 89.2% të planit të periudhës, kjo mund të kishte ndihmuar në stabilizimin e kursit të këmbimit, pasi një menaxhim i kujdesshëm i shpenzimeve publike mund të kishte reduktuar nevojën për huamarrje të huaj dhe, si pasojë, kërkesën për euro. Në këtë rast, kjo mund të ketë kontribuar në forcimin e lekut në tregun e këmbimit.
Në Janar 2024:
- Rikuperimi ekonomik
Ekonomia e Shqipërisë vijoi rikuperimin më tej nga kriza e çmimeve, por ende nuk kishte arritur të kthehej plotësisht në nivelet e para krizës, çka ndikoi në kërkesën për valutë dhe luhatjet e kursit të këmbimit.
- Politikat monetare të Bankës Qendrore Europiane (BQE)
Rritja e normave të interesit nga BQE ndikoi në forcimin e euros kundrejt lekut në tregjet ndërkombëtare, duke pasuar këtë ndikim edhe në Shqipëri.
- Ndikimi i kërkesës për valuta të huaja
Kërkesa për valutë u rrit për shkak të zhvillimeve ekonomike si rritja e importeve dhe investimeve të huaja në Shqipëri.
- Stabiliteti politik dhe investimet
Një periudhë më e qëndrueshme politike dhe një rritje e besimit nga investitorët ndikoi në kërkesën për euro, duke forcuar monedhën europiane.
- Rritja e shpenzimeve publike dhe kërkesa për Euro
Në vitin 2024, shpenzimet publike për janarin arritën një rritje prej 10.3% krahasuar me vitin 2023, dhe kjo mendohet të ketë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e euros ndaj lekut. Shpenzimet e larta, veçanërisht në sektorët e infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit, kërkojnë financim të brendshëm dhe të jashtëm. Nëse qeveria financohet pjesërisht nga huamarrja e jashtme ose në valutë të huaj, kjo mund të sjellë një rritje të kërkesës për euro dhe për pasojë një forcim të monedhës europiane ndaj lekut.
Kur shpenzimet publike financohen nga huatë e huaja, në valutë të huaj, kërkesa për valutë të huaj rritet, duke forcuar euro-n. Ky fenomen është më i dukshëm kur shteti ka nevojë për financim të jashtëm për të mbuluar shpenzimet publike, veçanërisht për projekte të mëdha infrastrukturore ose për ruajtjen e balancave fiskale.
Ky fenomen shkakton atëherë kur kryhet edhe rritje të euros në tregun e këmbimit, për shkak të kërkesës më të lartë për euro dhe një oferte relativisht më të ulët të kësaj valute.
Në Janar 2025
Ekonomia e Shqipërisë përjeton një periudhë rimëkëmbjeje të mëtejshme, me rritje të produktit të brendshëm bruto (PBB) dhe një ecuri të sektorëve kryesorë kontributivë, si: turizmi dhe ndërtimi. Nëse ekonomia do të jetë edhe më tej e qëndrueshme, kjo mund të ndikojë në një kërkesë më të lartë për valutë të huaj, sepse ekonomia do të jetë më e fortë dhe më e varur nga importet por edhe nga vizitorët e huaj, remitancat dhe investimet nga jashtë. Por, në këtë periudhë përfshihen edhe konvertime të lekëve në euro të bizneseve të ndryshme të sektorit financiar, shërbime të tjera, tregtia me shumicë, transporti dhe natyrisht tregu i vogël shqiptar ndikohet përkohësisht nga këto transaksione.
Ndryshimet e mundshme të politikave monetare nga BQE dhe Banka e Shqipërisë në vitin 2025 mund të ndikojnë në kursin e këmbimit, duke pasur parasysh një mundësi të luhatjes së euro për shkak të politikave të normës së interesit. Krahasuar me vitin 2023, ky ndikim mund të jetë më i moderuar nëse ekonomia globale është më e qëndrueshme.
Faktorët ndërkombëtarë mund të kenë një ndikim të madh në kursin e këmbimit, p.sh., ndikimi i krizës energjetike apo konflikteve të mundshme politike (p.sh., tensionet midis Bashkimit Europian dhe shteteve të tjera), mund të shkaktojë luhatje të euro, duke pasur ndikim në monedhat si leku shqiptar. Kjo mund të ndihmojë në forcimin e euros dhe të shkaktojë presion mbi lekut.
Shqipëria mund të ketë tërhequr më shumë investime të huaja në periudhën që po kalon, veçanërisht pas stabilizimit të ekonomisë. Kjo mund të ketë ndikuar në një kërkesë më të madhe për euro dhe një presion të mundshëm mbi kursin e këmbimit. Në vitin 2025, mund të shohim një rritje të investimeve dhe flukseve të kapitalit, duke rritur kërkesën për euro, që mund të çojë në një forcim të monedhës europiane kundrejt lekut.
Në Janar 2025, qeveria ka një orientim të mëtejshëm drejt rritjes së shpenzimeve publike për zhvillimin e projekteve strategjike dhe mbështetje për sektorët prioritarë. Këto shpenzime nxisin kërkesën për valutë të huaj dhe të shkaktojnë rritjen e euros në tregun e këmbimit. Një rritje e investimeve të huaja do të kërkojë gjithashtu monedhën europiane për të financuar këto projekte.
Një rritje e kërkesës për financim të huaj duket se ka ndikuar në forcimin e euros në tregun e këmbimit, duke bërë që lekut t’i duhet të pësojë presion.
Ndikimi i shpenzimeve publike në vitin 2025 do të jetë i varur nga zhvillimet globale dhe nga politikat ekonomike të qeverisë shqiptare. Nëse Shqipëria do të vazhdojë të përballet me kriza të reja, të tilla si tensione ndërkombëtare apo rritje të çmimeve të energjisë, shpenzimet publike mund të rriten edhe më shumë, duke sjellë një kërkesë të madhe për euro dhe duke forcuar monedhën europiane.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.