Rimëkëmbja ekonomike = (Politika fiskale + Politika monetare) x Stabilitet politik

Rimëkëmbja ekonomike = (Politika fiskale + Politika monetare) x Stabilitet politik

Qeveria duhet të jetë e lirshme që të zbatojë politikën e saj kombëtare të zhvillimit ekonomik duke zgjedhur ato instrumente qe duhet te përdore për te arritur qe te minimizoje rrisqet nga ndikimet e jashtme. Ndërkohë edhe pse tregu shqiptar nuk ka karakteristikat e tregjeve te strukturuara, shikohet se ka sinjale nga tregu konsumator për vendnumëro në deflacion. Kjo është një arsye tjetër, pse politikat aktuale duhet të jenë nën një qasje rrënjësisht ndryshe për të krijuar kushtet për rimëkëmbjen e gjerë dhe të fortë ekonomike.

Financimi i hapur monetar (FHM) ofron përgjigjen më efektive për qasjen ndryshe te politikës monetare dhe fiskale në përgjigje te situatës se parashikuar për një rritje ekonomike poshtë nivelit qe ekonomia konsiderohet se ka hyre ne një rritje te qëndrueshme.

Financimi i Hapur Monetar, apo ajo qe ekonomistët e quajnë shkurt ‘printim i parasë’, është referimi te procesi, ku banka qendrore shton disa numra në llogarinë bankare të Thesarit që të përputhen me planet e saj të shpenzimeve dhe në këmbim jepen bonot e thesarit me një vlerë ekuivalente.
Në vend të shitjes së borxhit te sektori privat, thesari thjesht ja shet atë bankës qendrore, e cila më pas krijon fonde të reja në këmbim te tyre.

Ne zbatimin e saj sipas teorisë moderne monetare, Banka qendrore nuk ka nevojë te kompensohet me asete (borxhin e qeverisë) duke pasur parasysh se ajo e krijon monedhën. Pra, shkëmbimi i borxhit publik për kreditimin e llogarive te thesarit është ne thelb vetëm një regjistrim kontabiliteti. Në praktikë, Banka qendrore do të blejë borxhin e qeverise në këmbim të një kredie me zero-interes për të njëjtën shumë. Kredia do të qëndrojë një kohë të pacaktuar në libra e Bankës Qendrore dhe kurrë nuk do të paguhet.

FHM arrin te bashkoje bankën qendrore dhe funksionet e thesarit në një kornizë koherente ku banka qendrore thjesht krediton llogaritë e bankave private në emër të qeverisë për të treguar iniciativat për shpenzime të qeverise te zbatuara nga Thesari.

Në vend që qeveria të ulë taksat dhe në këtë mënyrë rrit deficitin buxhetor dhe borxhin publik, me hedhjen e parasë së re kjo nuk do të ndodhë. Ndërkaq Banka do të influencojë dhe monitorojë tregun për të ruajtur objektivat për inflacionin, duke qenë më aktive me shitjen dhe blerjen e aseteve financiare dhe të tjera te ngjashme. Në këtë mënyrë, ajo do të menaxhojë në mënyrë më interaktive borxhin publik të qeverisë.

FHM e mbështetur ne politiken e monetizimit te borxhit nuk duhet të ketë qëllim të saj të drejtpërdrejtë mbështetjen e aktivitetit ekonomik pasi ne vetvete ajo është një formë e “helicopter money” për sektorin publik.

Nga përvoja e Bashkimit Europian, ne zbatimin e lehtësimit sasior tani është e qartë se një mbështetje qe bazohet vetëm politikën monetare për të zgjidhur krizën është e dështuar dhe do të vazhdojë të dështojë nëse nuk ndërthuret edhe me politiken fiskale dhe reformat strukturore. Ndërsa është politika fiskale ajo e cila e detyruar nga mania e kursimit do te kundërveproje në një mënyrë pro-ciklike karshi politikes se kreditimit te borxhit.

Nga ndërveprimi midis dy politikave te Bankës Qendrore me atë te qeverise ka një ndikim edhe ne politikën fiskale, e cila është zakonisht përgjegjësi e qeverisë, por edhe te Banka qendrore e cila duhet te korrigjoje momente te të menaxhimit të bankës qe kane lidhje me zbatimin e politikes monetare dhe kreditimin e biznesit dhe qarkullimit te parasë ne ekonomi.

Financimi i Hapur Monetar i sugjeruar nga qeveria duhet të vazhdojë deri ne momentin qe ndihet se rritje ekonomike ka arritur te shfrytëzoje me kapacitet te plotë burimet.

Nëse politika fiskale nuk kuptohet qartësisht nga politika monetare, atëherë politikat e institucioneve, qe duhet te koordinohen mes njëra – tjetrës mund të gjenden ne pozita keqkuptimi, dhe rëndësia e veprimeve te përbashkëta mund te humbasë rëndësinë e vet.

Një qasje e re për politikën monetare duhet të zhvillohet për të ndikuar kërkesën e konsumatorit shumë më shpejt

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: